Sala Ahmetaj
Sala Ahmetaj, një vajzë e re nga fshati i largët i Skenderajit, kishte ëndrrën të bëhej si personazhi i njohur “Afërdita përsëri në fshat” nga Sterjo Spasse. Ajo arriti ta tejkalojë këtë ëndërr duke u pranuar në Universitetin e Prishtinës si mësimdhënëse akademike. Ajo është njohur për angazhimin e saj në fushat politike, kombëtare dhe arsimit.[1]
Jeta Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sala Ahmetaj u lind më 12 korrik 1950 në Radishevë. Pasi fshati ishte i izoluar, Sala duhej të udhëtonte dy orë larg nga Radisheva. Shkollën normale e kreu në Mitrovicë dhe pas përfundimit u punësua në vendlindje si mësuese. Studimet bachelor i kreu në Universitetin e Prishtinës në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Studimet master gjithashtu i përfundoi në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1978, u angazhua si asistente, duke qenë gruaja e parë ligjëruese në departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. [2]
Ndikimi në Çështje Kombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E gjithë familja e saj ishte e përfshirë para dhe gjatë luftës në Kosovë. Vajzat e Salës ishin gjithashtu të angazhuara në çështjet kombëtare, sidomos e madhja dhe e dyta. Djali i xhaxhait të Salës, i quajtur Alban, u vra dhe u masakrua me shumë të tjerë nga forcat serbe. Po ashtu, vëllai i saj (Kapllan Ahmetaj) ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ra dëshmor në vitin 1998.
Aktivizmi Politik dhe Kandidimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2000, ajo u propozua si deputete në Asamblenë e Kosovës. Ka qenë hartuese e ligjeve të para rreth arsimit dhe ka qenë përfaqësuese në kuadër të edukimit. Njëkohësisht, ka qenë hartuese e ligjit për barazinë gjinore. Si lexuese e librave të Simone de Beauvoir dhe autorëve të tjerë feministë, Sala ka shkruar rreth barazisë gjinore dhe kuotën gjinore për përfaqësim të grave në politikë dhe vendim-marrje.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Një jetë e tërë në arsim, mësimdhënësja që sfidoi mentalitetin konservativ dhe shkoi përtej ëndrrave". InLajmi. 2023-03-07. Marrë më 2024-11-23.
- ^ "Sala Ahmetaj". Oral History Kosovo (në anglisht). Marrë më 2024-11-23.
- ^ "Sala Ahmetaj". Oral History Kosovo (në anglisht). Marrë më 2024-11-23.