Jump to content

Salih efendia i Madh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 22 shtator 2019 07:40 nga Klein Muçi (diskuto | kontribute) (→‎Referimet: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB)

Salih efendia i Madh ka qenë ndër figurat e spikatura të Shkodrës në shek. XIX.

Biografia

Për të dihet se qe me origjinë nga krahina e Krajës dhe banonte në lagjen Ndocej, mësimet fetare-teologjike i kreu në Stamboll në vitin 1831. Për diturinë e tij të gjerë kishte tërhequr vëmendjen e rretheve kompetente të ilmijes së kryeqytetit perandorak. Me nxitjen e Mustafa Pashës, u kthye në Shkodër dhe si halim, nisi të japë mësime në Medresenë e Qafës, ku prej mësimdhënies së tij dolën në pah më vonë Isuf Tabaku, Hasan efendi Podgorica, Ahmet efendi Kalaja, etj.[1]

Më 22 tetor 1856 Salih efendiu i madh dhe Salih efendiu i vogël, Ahmet efendi Kalaja, Hysen begu, Hamz Kazazi, Hasan aga dhe i vëllai Osman agë Hoti, Halil spahi Podgorica të shoqëruar nga disa kalorës, në formë internimi u dërguan në Stamboll[2] si formë ndëshkimi ndaj parisë shkodrane për pengimin e punimeve të Seminarit Papnor.[3]

Ndërroi jetë në Shkodër në vitin 1866 dhe u shti në dhe tek varrezat e xhamisë së Ndocejve.[1]

Referimet

  1. ^ a b Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet v. I. Shkodër: Idromeno. fq. 562–563. OCLC 645720493. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Luli, Faik; Dizdari, Islam; Bushati, Nexhmi (1997). Në kujtim të brezave. Shkodër: Shtëpia botuese "Rozafat". fq. 58. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Bushati 1998, p. 603.