Sanela Diana Jenkins
Sanela Diana Jenkins (lindur në 1973 në Sarajevë) është një sipërmarrëse boshnjake dhe filantropiste. Momentalisht ajo jeton në Kaliforni.[1] Jenkins u arratis nga vendlindja gjatë rrethimit të Sarajevës si dhe emigroi drejt Londrës, ku ajo studioi në City Unviersity, Londër.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindur në Sarajevë, Jenkins ishte fëmija më i madh i një familjeje borgjeze boshnjake. Mamaja e saj ishte llogaritare ndërsa i ati ekonomist. Ajo u rrit në një lagje me bllokun e banesave të arkitekturës tipike komuniste të Jugosllavisë.[2] Jenkins studioi për ekonomi në Universitetin e Sarajevës, por pas shpërthimit të luftës në 1992, ajo u detyrua të shpërngulej së bashku me familjen në Kroaci për më shumë se një vit si refugjate derisa emigroi drejt Londrës.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Diana Jenkins themeloi fondacionin “The Irnis Catic” në 2002 në kujtim të vëllait të saj, i cili u vra gjatë konfliktit në Bosnje. Fondacioni ofron ndihmë financiare për në Universitetin e Sarajevës. Në 2009 Diana Jenkins mori çmimin “Peace Connection prize” nga Qendra për Paqe dhe Bashkëpunim Multi-Etnik.[3] Personalitete si Bono dhe Nelson Mandela kanë qenë fitues të mëparshëm të këtij çmimi.
Në 5 maj 2018 Diana u nderua së bashku me ish-presidentin amerikan Bill Clinton në Galanë e Këshillit të Bosnjes dhe Hercegovinës në Washington DC për mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe aktiviteteve filantropike në vend.[4][5] Ajo themeloi projektin për të drejtat e njeriut me emrin “Sanela Diana Jenkins” në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos në gusht 2008.[6] Projekti është i përqëndruar në ndihmën ligjore, advokimin politik dhe dokumentimin. Është programi i parë financues për drejtësinë ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut në një shkollë drejtësie në perëndim të SHBA.
Menjëherë pas tërmetit në 2010 në Haiti, Jenkins dhe aktori Sean Penn themeluan organizatën “Jenkins-Penn Haitian Relief” për të shpërndarë ndihma dhe për të ofruar ndihmë mjekësore për mijëra haiatianë të pastrehë.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 1999 ajo u martua me Roger Jenkins. Çifti u njoh në një palestër në Barbican, ku Jenkins jetonte pas divorcit nga gruaja e parë, një bankiere në Barclays. Ata kanë dy fëmijë së bashku.[7]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Thomas Jr, Landon (2008-11-22). "A Friendship's Paying Off for British Banking Giant". The New York Times. Marrë më 2010-05-23.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Collins, Laura; Sanderson, Elizabeth (2009-07-05). "The beautiful refugee from Bosnia who clinched the £7.3bn deal that saved Barclays". Daily Mail. London.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Center for Peace and Multi-Ethnic Cooperation Peace Connection Prize". Arkivuar nga origjinali më 2011-07-28.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "2018 ACBH Gala". Advisory Council for Bosnia and Herzegovina (në anglishte amerikane). Marrë më 2018-04-30.
- ^ "Advisory Council for Bosnia and Herzegovina (ACBH)". touch.facebook.com. Marrë më 2018-04-30.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sanela Diana Jenkins Human Rights Project". Arkivuar nga origjinali më 2014-06-02.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Cadwalladr, Carole. "Diana Jenkins: Accidental Philanthropist", The Observer, 27 September 2009. Retrieved 2011-02-22.