Sava Pasha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sava Pasha (Janinë, 1832 - Neuilly, Paris 1904) ka qenë burrështetas, dijetar dhe doktor osman me prejardhje ortodokse shqiptare. Pavarësisht pozitave të larta qeveritare ndihmoi çështjen kombëtare shqiptare, Lidhjen e Prizrenit dhe veprimtarët e shumtë me të cilët kishte patur të bënte, mes të cilëve edhe Sami Frashërin.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Janinë më 1832 si Joan Sava (greqisht: Ιωάννης Σάββας), biri i mjekut Kristo Sava Efendiut dhe Eleni Panos. Familja e të atit ishin nga parësia janiniote, paraardhësit e të cilit kishin patur veprimtari tregtare brenda dhe jashtë perandorisë, si dhe mbështetës të Ali pashë Tepelenës.[2]

Pas shkollimit në Zosimea, Joan Sava u vendos në Stamboll për të ndjekur studimet në shkollën perandorake të mjekësisë (turqisht: Mekteb-i Tıbbiye-i Şahane), ku u specializua si mjek legjist. Studimet e thelluara i kreu më tej edhe në Paris dhe Piza. Ai ishte guvernator i Isfahya (Kretë) midis 1870 dhe 1875. Ai u bë drejtori i tretë i Mekteb-i Sultani më 27 maj 1874.[3]

Ai shërbeu si vali i vilajetit të Ishujve të Mesdheut midis shkurtit 1877 dhe majit 1878, dhe si vali i Rumelisë Lindore midis korrikut dhe dhjetorit 1878. Në dhjetor të po atij viti mori titullin Pasha si Ministër i Punëve Publike. Ai u bë Ministër i Punëve të Jashtme në tetor 1879 dhe pasi e vazhdoi këtë detyrë deri në qershor 1880, u bë Ministër i Punëve Publike dhe anëtar i Komisionit të Punëve Publike në 1885. Ai shërbeu si vali i Kretës midis qershorit 1885 dhe janarit 1887. Pas vitit 1889 ai jetoi në qytetin Neuilly, afër Parisit, dhe vdiq atje në 1904.[4]

Edhe pse Sava Pasha ishte një i krishterë ortodoks, herë i dokumentuar si shqiptar, herë si greko-shqiptar e herë si epirot,[1] ai është autor i një studimi mbi teorinë e ligjit islamik.[5]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Frashëri, Thomas (2021). "Sava Pasha, scholar, activist or conspirator? An unexplored facet of the National Renaissance in the century of Abdulhamid II". academia.edu. Marrë më 26 nëntor 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Frashëri, Thomas (2022). "Sava Pasha - dijetar, veprimtar, konspirator? Një faqe e panjohur e Rilindjes Kombëtare në shekullin e Abdyl-Hamitit II". Akte të Kuvendit Kombëtar të Studimeve Albanologjike. Vëll. 1 Arkeologji dhe histori. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë & Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 455–462. ISBN 9789928339720.
  3. ^ "Galatasaray Lisesi Tarihçe" (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2010. Marrë më 2 mars 2010.
  4. ^ Son Dönem Osmanlı Erkân ve Ricali (1839-1922). Prosopoprafik Rehber, 2 baskı İstanbul: İsis, 2003
  5. ^ İslam Hukuku Nazariyatı Hakkında Bir Etüd, Sava Paşa, Kitabevi Yayınları, ISBN 3000760100749