Jump to content

Sejfulla Osmani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sejfulla Osmani (1976, Gradec, Gostivar) është një jurist, avokat dhe profesor universitar shqiptar nga Maqedonia e Veriut.[1]

Sejfulla Osmani është i lindur më 14 gusht 1976 në fshatin Gradec të Gostivarit. Në Gostivar ka kryer shkollën fillore dhe të mesme ndërsa arsimin e lartë e kreu në Fakultetin Juridik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në vitin 1999. Në vitin 2005 në Fakultetin “Justiniani i parë” pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” kreu edhe magjistraturën. Osmani ka një bagazh të mirë të punës ku gjatë viteve 2006-2008 ishte i punësuar në bordin drejtues në Klinikën për sëmundje të syve në Shkup. Në vitin 2008 u zgjodh si gjykatës në Gjykatën Themelore në Gostivar dhe u caktua të punojë si Gjykatës Hetues.

Nga viti 2010 filloi të punojë si Avokat në zyrën e tij personale e cila tani njihet si Shoqata e Avokatëve “Asani dhe Osmani” Tetovë. Më pas në fund të vitit 2010 u angazhua si ligjërues në lëndët e materieve penale pranë Universitetit Ndërkombëtar të Strugës. Në vitin 2013 u zgjodh si dekan në Fakultetin e Shkencave Juridike pranë UNS-së,[2] ndërsa në vitin 2021 e zëvendësoi Bashkim Ramën në pozitën e rektorit të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës.[3]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 gusht 2023. Marrë më 18 gusht 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ https://durreslajm.al/familja-e-universitetit-nderkombetar-ne-struge-ne-nje-format-ndryshe/
  3. ^ https://www.balkanweb.com/kush-eshte-prof-dr-sejfulla-osmani-shqiptari-qe-mund-te-behet-kryeprokuror-i-maqedonise/