Gradeci (Vrapçisht)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gradec
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej+ 7.000

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati shtrihet rrëzë malit Shar, përpara ka fushën pjellore të Pollogut. Sipas disa statistikave, në atarin (rrethin) e këtij fshati përfshihet pjesa më e madhe e fushës së Pollogut. Ai rreth kufizohet në jug me fshatin Sanakos, në perëndim me malet e Sharit, ne veri me fshatin Pirok e në lindje është fushë që kufizohet me fushat e fshatrave Tenovë dhe Cegran.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gradeci, fshat i ish komunës se Nagotajnës së Pollogut ish komuna e Gostivarit tani komuna e Vrapçishtit(rrethi i Gostivarit), popullsia rreth 4.000 banorë. Gradeci eshte fshati i cili eshte njohur me malesoret e tij. Malesoret e këtij fshati janë shqiptarë, vendas autokton me histori të gjatë.Në të kaluarën ky fshat ka ekzistuar me emrin e vjetër - Draodacum pastaj Gradec.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky fshat edhe pse nuk duhet te quhet ashtu pasi ne te ka te gjithë infrastrukturën e një qyteze, ka te gjitha atributet e qytezës me rruge te rregulluara dhe te asfaltuara qysh herët. Ne fshat ekziston një infrastrukture e gjere si shkolla fillore me diku rreth 800 nxënës te shkollës fillore "MEHMET DERALLA'. Ambullanta e fshatit me mjek te përhershëm qe ofron shërbime për fshatin dhe rrethinën. Mjek te tjerë te diplomuar qe punojne ne vende te tjera(si klinike te Shkupit, Prishtine, etj.), me ambulanca stomatologjike, butiqe, kafe-bare, klub futbolistik, etj.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xhamia e fshatit e ndërtuar para disa viteve me norma dhe standarde moderne me disa ligjerus fetar, ne kuadër te se cilës funksionon edhe shkolla islame ku marrin mësime fëmijët e fshatit si vajza ashtu edhe djem te moshës se re.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ështe kaq e lashte kjo tokë e Gradecit ! E pasur në tradita të gjithanshme,të atyre traditave, që e bëjnë jetën dinjitoze, që e lartesojnë personalitetin e gradecarit te te gjitha kohërave. Janë Gradecarët e hershëm, që e bënë te njohur fshatin e tyre në historinë shumëshekullore të popullit shqiptar. Janë ata, që shkruan faqe të lavdishme me punë djersë të pafund me pjesëmarjen aktive në luftrat e popullit shqiptar kundër pushtuesve, duke u hapur varret e atyre mu në Fushën e Pollogut, vaditur edhe me gjakun e vendasve. Është Fushë që kullon gjak e djersë, prej thellësisë së shekujve.

Pikërisht këtu, në Gradec, krijoi bazat e veta Skënderbeu, pikërisht këtu Lidhja e Prizrenit. Më pas Qeveria e parë Shqiptare e Ismail Qemali, më 1912 zgjodhi njërin nga trimat e vendit për Ministër të Mbrojtjes, në atë Qeveri që krijoi pas pesë shekujsh pushiti të vendit. Këtu punuan mjeshtër te shquar prodhimi, këtu njerëzit e punësma pasion e përkushtim bënë mrekullira në bujqësi, blektori, artizanat, ndërtim. Këtu punuan mjeshtra zejtarie, mjekë popullorë, gra të mençura, amvisa të zgjuara e nëna zemërbardha, që rritën e edukuan plejada pas plejadash breza, duke u mëkuar atyre bashkë me atdhetarizmin, edhe virtytet e larta morale të humanizmit, besnikërisë, principialitetit...

Gradeci-vendi I punës, humorit, gëzimit, vendi i njerëzve që i besojnë Perëndisë (ALLAHUT dz. sh.), që mendojnë e punojnë për këtë jetë dh atë jetë, I njerëzve me ndjenja të holla, me emocione a respekt për njëri-tjetrin, ka vendin e vet të nderuar në Historinë e Popullit Shqiptar. Sigurisht, këto që nënvizuam Në mënyrë tepër të përgjithshme, nuk janë tipare në mënyrë absolute të secilit nga Gradeci, po ato janë disa tipare mjaft të shkrira e të përbashkëta, pasi edhe këtu, si kudo në shoqërinë njerëzore, krahas të përgjithshmëve, nuk i gjen dot dy qenie biosociale, siç është njeriu, të njëjta. Por, Gradecarët kanë shumë gjëra të përbashkëta. Në shumë burime historike, Gradeci njihej në juridiksionin e Tetovës. Tani, administrativisht është nën juridiksionin e Gostivarit. Ndodhet në kilometrin e trembëdhjetë të rrugës prej rreth 25 km, Gostivar-Tetovë.

Fshati apo Qyteza Gradec-Draodakum. Është shumë I vjetër dhe I ri njëhësisht. Zotërojnë përghithësisht ndërtesa të një arkitekture Evropiane, perëndimore qendrore, sipas projekteve të vendeve ku kanë punuar e punojnë burrat dhe djemtë e fshatit të emigruar për arsye ekonomike. Fusha I paraprijnë fshatit, që është shtrirë rrëzë kodrës, duke pasur përpara arrat e bukës, të perimeve, kulturave të tjera njësë të kullotave. Fshati ka afro banorë. Popullsia është krejtësisht shqiptare. Temperatura mesatare vjetore është +10,7 °C.

Gradeci në thellësi të viteve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gradeci zë një vend të veçantë në historinë e trevave shqiptare, më herët në thellësi të shekujve, Arbërore, Ilire, Dardane. Burime nga parahistoria, dëshmi të autorëve të lashtë, provat e kërkimeve të onomastikës, të arkeologjisë, na çojnë në argumente të padiskutueshme të prejardhjes Ilire e vazhdimësisë iliro-shqiptare. Arkeologjia akoma nuk e ka thënë fjalën e saj për gradecin, Draodakun.

Profesori I historisë në UT Zeqirja Idrizi ka bërë disa gërmime, sa mund të bënte dhe ka zbuluar tuma që I përkasin shekujve III-IV të erës sonë. Afër Gradecit ka kaluar rruga Egnatia, ç’ka I dha në shtytje zhvillimit të kësaj qendre të hershme banimi.

Mbeturinat e murit që rrethonin qytezën antike Draodakum, ekzistojnë edhe sot.

Të dhënat e kohës së Perandorisë Bizantine janë mjaft të mjegullta.

Thuhet se Frederik Barbarosa e mbajti të rrethuar qendrën e Gradecit në kohën e kryqëzatave dhe mbasi e pushton qytezën e djeg dhe e rrënon gjer në themel, duke ia dorëzuar për qeverisje Stefan Njemanjos. Në pjesën jugore, ku sot ështe rezervuari I ujit, janë varrezat e asaj kohe.

Me vendosjen e pushtimit osman u ndalua dyndja e mëtejshme slave. Megjithatë, në dysa qytete mbetën nje numër I vogël elementesh të kësaj kombësie, duke bashkëjetuar me popullsinë vendase.

Me ardhjen e sllavëve, edhe në Gradec kishin zënë vend disa familje, të cilat kanë vazhduar jetën e tyre në marrëdhënie të mira me banorët deri sa janë shpërngulur përfundimisht në vitet e luftës së dytë Botërore, duke u vendosur në Tetovë.

Koha e Skënderbeut e veçanta e Gradecit-Draodakum[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koha e Skënderbeut, një periudhë 25 vjeçare në luftë për të mbrojtur trojet e Arbërisë, plot suksese në betajat ushtarake, nami I të cilave jo vetëm u perhaps në botën e atëhershme por tërhoqi vëmendjen e mijëra studiuesve nga të katër anët e botës, deri në ditët tona.

Atëherë u arritën suksese të bujëshme ushtarake në mbrojtje të trojeve tona nga ushtria e furishme të Perandorisë Osmane, që atë kohë kishte në natyrën e vetë lulëzimin e saj, e mbështetur në pushtimet ushtarake, zgjerimin e mëtejshëm të asaja Perandorie, process që e bllokoi Ushtria Shqiptare me në krye Skënderbeun.

Burime shumë të rëndësishme na çojnë në Gradec, Draodakum, siç vazhdonte të quhej në Mesjetë, të cilat lidhen me kohën e ngjarjet e Skenderbeu.

Kjo, jo vetëm për faktin e jetës dhe të luftës së tyre si shqiptar, siç bënë të gjitha viset por edhe nga fakti tjetër se ndodheshin në një pozicion kyç të lidhjes në mes qendrave të rëndësishme të Arbërisë, sidomos për veprime luftarake që vinin nga Azia e vogël dhe detyrimet që kishin ato për mbrojtjen e tyre të viseve të tjera të Arbërisë.

Ishte edhe një lidhje edhe më e veçantë që kishte Skënderbeu me këtë qendër dhe banorët e saj. Sipas burimeve del se Skënderbeu-Gjergj Kastrioti kishte dajallarët e vet në Gradec, sepse e ëma, e shoqja e Gjon Kastriotit, Vojsava ishte bijë e kësaj qendre : Draodakum.


Ashtu si banorët e fushës së Pollogut, edhe ata të Gradecit, iu përgjigjën thirjeve të Skënderbeut për të mbrojtur tokat e tyre nga sulmet e përsëritura të ushtrisë Osmane.

Në fushën e Pollogut u zhvilluan disa beteja kundër Ushtrive Osmane, që vinin vale-valë pë të mposhtur Shiptarët dhe prijësin e tyre Skënderbe.

Ishte viti 1462. Fitore të përsëritura, por me sakrifica të panumërta njerëzore e materijale. Vendasit benin luftë për mbrojtjen e trojeve të tyre nën komandën e nypit të tyre, udhëheqësit Kombëtar duke fituar tash një përvojë në luftëra të përsëritura kundër të njëjtit pushtues.

Gradecarët në mbrojtje të trojeve të veta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbrojtja e trojeve te veta per Gradecin e Gradecaret eshte nje problem I hershem sa vetë historia e ketijë vendi. E kemi nenvizuar se ne shekulin X dhe XI, keto troje i u nenshtruan sulmeve barbare shkatërruese e banorët luftërave mbrojtese ne kushte te rënda rrethimi. Heroizmit për mbrojtjen e Gradecit I ka prirë me qëndrimin e vet Kurt Deralla me një masë trimash të tjerë tjerë dhe në koordinim me të e trimin Hasan Deralla dhe Gradecari trim Islam Bajraktari trimëria e të cilit kishte spikatur që para ngjarjeve të viteve 1875-1877. Në vitet e para të këtij shekulli Gradeci dhe Gradecarët angazhohen në luftë për fitorene e pavarësisë e të lirisë së vendit. Por ndonëse ata dhanë ç’kishin në mbrojtje të trojeve të veta, lojërat e Fuqive të Mëdha e diplomacia që vepronte në kuriz të Shqipërisë e la Gradecin dhe shumë toka të tjera Shqiptare jashtë atdheut amë, duke u bërë ndryshime të tjera kufinjsh. Kjo e la Gradecin dhe shumë vise Shqiptare, që përbënin më shumë se gjysmën e popullsisë Shqiptare të ndarë nga vëllezërit e gjuhës e të gjakut, duke u bërë një tragjedi e vërtetë për gjysmën edhe gjithë popullin shqiptar që mbeti I copëzuar. Lëvizjet Kombëtare tërhoqën shumë breza Gradecarë e më gjerë të Fushës së Pollogut. Në Kuvende e pse jo edhe në Veprime të armatosura u evidentuan mjaft kryetrima të këtyre anëve.

Në veprimtarinë Patriotike, në luftë kundër armiqve të kombit shqiptar, është shquar Mahmut Hashku, si kryetar I vendosur në mbrojtjen e idealeve e interesave shqiptare. Në këtë veprimtari ai mbahej shumë afër nga dera e Derallajve, me të cilët bashkëpunonte.

Kryengritjet e viteve 1910-1912 u ndien të fuqishme edhe në Gradec, ku ndihej sidomos influenca e Mehmet Derallës, personalitet I shquar politik Atdhetar me horizont ushtarak dhe I krerëve të tjerë nga fshati dhe zona, që synonin tashmë pë pavarësinë e Shqipërisë.

Shqipëria shpalli pavarësinë më nëntor 1912, duke lënë jashtë kufinjve të saj gjysmën e popullsisë dhe të teritoreve të saj etnike.

Në fund të muajit maj 1915, ushtria serbe sulmoi kufirin shqiptar ne tri drejtime : Nga Prizreni në drejtim të Shqipërisë së Veriut dhe nga Dibra e Ohri në drejtim të Shqipërisë së Mesme. Ushtritë pushtuese u afronuan për të zbatuar planin e masakrës, që synonte nënshtrim të plotë dhe terror psikologjik për shqiptarët. Në një marëveshje me përfaqësuesit e fshatit paraja luajti rolin e vet, në dobi të fshatit, mbasi përfaqësuesit e fshatit paguan të dërguarit serbe, por, megjithë që I morën paratë, përsëri pas pak kohe ata filluan masakrën masive në Gradecarët. Bënë një masakër jashtëzakonisht të egër, duke masakruar 149 Gradecarë, martirë të atdhetarizmit të tyre.

Edhe periudha nga Lufta e Parë Botërore në të dytën, nuk ishte një kohë paqeje e qetësije, por vazhdim I rezistencës kundër të huajit, qëndresë për identitetin kombëtar.

Lëvizja antifashiste Nacionalçlirimtare tërhoqi forca të shumta nga familjet shqiptare dhe një numër të madh burash, prej 61 vjetësh, që morën pjesë në formacionet e rregullta të Lëvizjes dhe të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Simpatizantë të shumtë kishte kjo lëvizje në fshat, strehues të forcave partizane, me të cilët I ndanë edhe kafshatën e bukës, edhe ushqimin e bagëtive, edhe çfarë kishin, duke u bashkuar me forcat Partizane shumë bij të Gradecit. Partizanët Gradecarë luftuan me trimëri të rrallë kundër pushtuesve fashistë. Në mes të Gradecit është vendosur një pllakë përkujtimore në nderim e në kujtim të bijve të fshatit, që derdhën gjakun si dëshmorë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Bilall Abazit, Mevaip Saiti, Ilmi Ademi, ndërsa u plagosën Gjatë asaj lufte Halim Beqiri, Mevaip Idrizi, Ismail Salia etj.

Gruaja e Gradecit është bërë mbështetje e fuqishme për burrat, bijtë e vëllezërit e tyre edhe gjatë viteve të luftës. Latife Elmazi insistonte të të vizitohej nga njerëzit e shtëpisë nipi I saj I plagosur si partizan, I shtruar në Gjobonë të Kroacisë. Ngurrimeve të një burri të shtëpisëpër të marrë udhën e gjatë në atë kohë të vështirë lufte, gruaja trimëreshë I përgjigjet : - Qiti pantullet e gjemi mu se shkoj vetë ta shoh, e ti veshi dimitet e mija.

Gradecarët kanë luftuar, janë mbrojtur edhe në situata tepër të vështira nga pikëpamje ushtarake apo psikologjike, duke ruajtur dinjitetin e tyre, me përgjegjësinë edhe para atyre të rinjve që do të jetojnë nesër, që koka të mos u ulet, që dinjiteti të mos u bjerë, por me mençuri, me ndershmëri e personalitet të lartë të qëndrojë ashtu si u ka hije, që brezat që vijnë ti gjykojnë e vlerësojnë, duke pasur parasysh kohë kur punuan, luftuan dhe ekzistuan, e jo në pozita e këndvështrime në bazë të situatave të reja. Mbrojtja e trojeve të veta ka qenë dhe mbetur gjithnjë një problem I jashtëzakonshëm për nga rëndësia, përherë aktual.

Trimat Deralla[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mësuesi pasionant në fushën e historisë, profesor Zeqirja Idrizi, gradecar shpjegon se Deralla vjen derrë e rallë. Por ai e shpjegon se ka mendime se vjen edhe nga Tribaldët, fisi I Vojsavës, nënës së Skënderbeut. Shtrirja e këtij fisi është e gjerë por le të merremi më pare me prejadhjen e historinë e tyre, si njuë nga fiset më me zë të Gradecit, bijtë e të cilit bënë emër jo vetëm në gradec e në krahinat përreth por në mbarë viset Shqiptare. Ata hynë në faqet e historisë së popullit Shqiptar.

Lidhja Shqiptare e prizrenit (1878-1881), si e para organizatë politike mbarëshqiptare, me një program e structure të shtrirë në të gjitha viset shqiptare të përbërë me organe locale e qëndrore, me ushtrinë e saj, me një veprimtari të gjërë propagandistike e kulturore, lufta për çlirimin e vendit nga robëria shekullore Osmane, për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut, për formimin e shtetit kombëtar, është e lidhur edhe me Derallajt, me bijtë e saj të mbarë Gradecit.

Hasan Deralla ka pasur një pasuri të madhe në Gradec e më gjerë, që shkon në 12 mijë ha tokë, dyqane, shumë tori etj. Ai kishte mbaruar shkollën e lartë ushtarake në Stamboll, Akademinë dhe ishte ngarkuar me detyrë të rëndësishme ushtarake. Në një kohë kishte qenë komandant në Prizren e më tej në shërbimtë Perandorisë Osmane, por, kur interesi ishte Kombëtar e kërkonte të bënte pjesë në Lidhjen shqiptare të Prizrenit ai u hodh tërësisht si pjesëmarrës e si drejtues I saj.

Emrin e madh ja dha këtij fisi Kurt Deralla, që e thelloi dhe e çoi më tej Hasan Deralla pë vetë ngjarjet e mëdha të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e të rolit shumë të rëndësishëm që kishte ai si komandant në Tetovë e në rrethina, përfshirë edhe Gradecin, duke qenë në krye të forcave shqiptare të Tetovës kundër zbatimit të vendimeve antishqiptare të traktatit të Shë Stefanit dhe të kongresit të Berlinit, që copëtonin aq rëndë tërësinë territoriale shqiptare në favor të shteteve fqinjë. Hasan Deralla në krye të një ushtrie nga viset e Tetovës, I rethuanga bashkëatdhetarë të tij, shumë prej të cilëve Gradecarë, mori pjesë active në mbrojtjen e krahinave Shqiptare të Plavës e Gucisë nga anaeksimii tyre Malit të Zi, sipas Vendimeve të Kongrest të Berlinit.

Gradecarët morën pjesë në betejën vendimtare të zhvilluar me 5 janar 1880 në Velikë dhe Pepiç, ku pas tre ditë luftimesh të përgjakshme, forcat malazeze thyhen. Kështu mbrojtja e Plavës e Gucisë e ngriti edhe më tej jehonën e luftës së shqiptarëve dhe të Lidhjes së Prizrenit. Për mbrojtjen e tërësisë së trojeve shqiptare.

Biri tjetër I këtij trungu atdhetar, I biri I Hasanit, Mehmet Deralla kishte diplomuar në dy akadami ushtarake në Stamboll dhe qe emëruar në funksione të ndryshme si komandant I xhandarmerisë së Vilajetit të Kosovës, Manastirit, Selanikut. Ishte nga bashkëpunëtorët e afërt të Ismail Qemalit, që kryesoi Kuvendin Kombëtar në Vlorë dhe më 28 nëntor 1912 shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Plaku I urtë e mendimtar, diplomati I shquar e burri I shtetit Ismail Qemali, I njohu burrërinë, aftësitë ushtarake të gjeneral Derallës ose Mehmet Pashës, siç njihej ndjenjat e zjarrta atdhetare që e karakterizonin, përvojën e pasur jetësore e ushtarake, vendosmërinë e tij për çështjen kombëtare, prandaj e ftoi gjeneral Mehmet Derallën dhe Isa Boletinin në Kuvend dhe e emëroi me miratim tëKuvendit, Ministër të mbrojtjes Kombëtare. Mehmet Pashë Deralla hyn kështu në historinë e popullit shqiptar si Ministër I Parë I Mbrojtjes së tij. Duke qenë në këtë detyrë kaq të rëndësishme ai punoi me kompromis me çifligarët, për të siguruar mbështetjen e tyre, sidomos të shtresave të pasura e të mesme, I vendosur për krijimin e forcimin e ushtrisë kombëtare Shqiptare.

Në masakrat që u bënë më 5 nëntor 1915, Derallajt u bënë objekt sulmesh të egra e barbare të pushtuesve serbë, duke rënë mbi bijtë e këtij fisi anjë goditje barbare e bishave të tërbuara që kërkonin nënshtrimin e Derallajve e të gjithë Gradecit e të bijve të tij që I mbështesnin fuqimisht.

Një tjetër pinjoll I Derallajve, që u aktivizua në organet e larta qeveritare në Jugosllavinë e vjetër në mes dy luftërave, duke mbrojtur interesat e popullit e ë vendlindjes së tij, ishte edhe Halim Deralla (Halim Beu). Të tjerë pasardhës të kësaj dere trimash e burrash të shquar shqiptarë, u aktivizuan në jetën sociale, ekonomike, politike, gjithmonë si atdhetar, për nderin e derës së fisit, të Gradecit e të mbarë kombit, për miqësinë e popujve fqinj.

Në luftën e Dytë Botërore, kur bëhej mobilizimi total heroik në mbrojtje të trojeve nga nazizmi, bij të Gradecit dhe të Derallajve në veçanti morën pjesë me armë në dorë : Adem Sulejman-Deralla, Fetah Rexhep Shabani-Deralla, Musli Mustaf Shabani-Deralla, Remzi Musli Shabani-Deralla etj.

E dhimbshme është historia e Hysen Derallës, djalit të Mehmet Derallës, I cili qe internuar nga nazistët gjerman, sepse duke punuar në degën ushtarake, kishte mbrojtur shqiptarët nga mobilizimi në ushtri. E dërguan fillimisht në kampin famëkeq të përqëndrimit në Prishtinë, ku ishin edhe shumë shqiptarë antifashist andej e këndej kufirit, shumë prej të cilëve nuk u kthyen më. Më pas e dërguan në kampin e ës në Bicirg.

Ai vuajti edhe në burgje e internime të tjera në kohën e monizmit në Shqipëri, ku edhe vdiq në moshën 80 vjeçare. Nga tburgu I Derallajve, kësaj dere të madhe trimash e fisnikësh atdhetarë, dolën pinjollë të tjerë që e vazhdojnë me dinjitet jetën e tyre me punë ndershmëri e vdevocion për çështjen Kombëtare. Vazhdojnë disa shtëpi në Gradec, madje në lagjen "Deralla" e në lagje të tjera, mjaft prej të cilave në sajë të mundit e djersës së bijve e bijava të veta, me shtëpi shumë të bukura, të projekteve moderne evropiano-perëndimore, siç vazhdojnë të ndërtohen të tjera në Gostivar, Tetovë, Prizren, Tiranë etj.

Derallajt një nga fiset në zë për trimëri dhe fisnikëri, që tashmë I kanë shtrirë degëzimet e tyre shumë përtej Gradecit, shtrihen e shtrihen duke forcuar pareshtur trungun e tyre, sa të lashtë, aq edhe bashkëkohor.

Xhamia dhe Xhemati në Gradec[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi kalon ndërtesën e shkollës fillore tetëklasëshe, në drejtim të qendrës së fshatit, je përballë asaj ndërtese madhështore, që të ka tërhequr vëmendjen që në rrugën kryesore Gostivar-Tetovë, 3 km larg. Eshtë xhamia e Gradecit, një ndër institucionet fetare më të mëdha të këtij lloji ndoshta edhe në Ballkan.

Ajo duket shumë e kompletuar. Minaret e larta me tre rrathë ballkoni, një kube madhështore me mbulesë bakri, bashkë me një kompleks ngjitur krijojnë një ansambël të goditur nga ana arkitektonike. E njëjta pamje është edhe brenda: shtrimi me mermer të klsit të parë, me një harmonizim ngjyrash. Tapetet speciale mbulojnë gjithë pjesët ku qëndron xhemati në dy salla të mëdha, në katin e pare dhe të dytë.

Akustika e zgjidhur e shoqëruar me aparaturat moderne të zërit e në përgjithësi kompletimi I saj, flasin për një punë të menduar në projektim e në zbatim. Ndërtesa e filluar në vitin 1990, me dimensione 27,60 m dhe 24,60 m për vendin e xhematit e cila ka kushtuar rreth 1 milion marka gjermane.

Në vend të kësaj xhamie një shumë më e vogël , e ndërtuar në vitin 1927, derisa u prish pë ti lëshuar truallin e kësaj që është ndërtuar, me projekte bashkëkohore. Gradeci ka pasur xhami që në thellësi të viteve.

Në Gradec përmendet me respect të veçantë hafiz Mexhid Zeneli. Ai ishte nga Gradeci dhe për 54 vjet resht ka shërbyer në këtë fshat. Hafiz Mexhidi kishte përgatitur çdo vit nga nje Hafiz d.m.th, 54 hafiza, që e mësuan Kur’anin përmendësh. Eshte I njohur dhe I përmendur para xhematit dhe gjithë fisit edhe hafiz Hamdi Rushiti, edhe ky vendas.

Hafizi ka shërbyer 33 vjet në fshat si muezin.

Në Gradec është I njohur dhe shumë I nderuar, Dr. Musli Efendi Bajrami, për nivel e formim të lartë arsimor e fetar përpara xhematit dhe hoxhollareve të tjerë. Dr.Musli efendiu është teolog bashkëkohor, ka studjuar në Damask dhe ka përfunduar fakultetin teologjik në Kajro.Nga Gradeci vazhdojnë këtë institucion, si nxënës të rregullt ose me korrispondencëdisa nxënës, përfshi edhe vajza. Nga ky fshat vazhdojnë studimet e larta për teologji...

Xhamia është qendër edukimi, arsimimi, kulture e civilizimi. Ajo është shkollë madje shumë e lartë, gjyq, bibliotekë etj. Atje zhvillohen biseda për probleme të ndërlikuara social-ekonomike, arsimore, kulturore, fetare, etj. Atje ligjërohet edhe për probleme të ndërlikuara të sheriatit, jetës, shkencës, filozofisë, artit, kulturës. Aty e kanë zanafillën e vetide e pikëpamje shumë pozitive. Pra xhamia që ndodhet në mes të fshatit, shërben për të gjitha veprimtaritë njerëzore.