Jump to content

Serasqeri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Serasker)

Serasqer (ose seraskier, turqishtja osmane: سرعسكر Serasker) është një titull i përdorur më parë në Perandorinë Osmane për një vezir që komandonte një ushtri.

Pas shtypjesjeniçerëve në vitin 1826, Sulltan Mahmud II transferoi funksionet e agait të jeniçerëve në serasker. Ky i fundit tani u bë një zyrë e veçantë në krye të ushtrisë osmane, duke ndërthurur funksionet e një komandanti të përgjithshëm dhe një ministri lufte.[1] Ai gjithashtu mori përsipër detyrat e mëparshme të agait të jeniçerëve në lidhje me mbajtjen e rendit në Stamboll. Në të vërtetë, ndërsa sistemi policor u zhvillua dhe u zgjerua me centralizimin progresiv të perandorisë, ai u bë një nga detyrat kryesore të seraskerit deri në vitin 1845, kur policia u bë një agjenci më vete.[1]

Selia e serasqerit dhe departamentit të tij (bab-i seraskeri, ose serasker kapısı - "Porta e serasqerit") fillimisht ishte në Eski Saray, por këto funksione u transferuan në ndërtesa të dedikuara më 1865. Në vitin 1879 zyra u riemërua në Ministri e Luftës (Harbiye Nezareti) deri në vitin 1890, kur iu rikthye emri i vjetër; më në fund u riemërua sërish në Ministrinë e Luftës në vitin 1908.[1]

Lista e seraskerëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e seraskerëve është si më poshtë:[2][3]:

  1. ^ a b c Lewis, Bernard (1986). "Bāb-i Serʿaskeri". The Encyclopedia of Islam, New Edition, Volume I: A–B (në anglisht). Leiden and New York: BRILL. fq. 838. ISBN 90-04-08114-3.
  2. ^ Sicil-i Osmani, Mehmet Süreyya, Yayına Hazırlayan: Nuri Akbayar, Tarih Vakfı Yurt Yayınları, 1996, Sayfa:1770-1771, ISBN 975-333-038-3.
  3. ^ Son Dönem Osmanlı Erkan ve Ricali (1839 - 1922) Prosopografik Rehber, Sinan Kuneralp, ISIS Press, İstanbul, ISBN 9784281181, 1999