Sergej Esenini
Stampa:Kutia Shkrimtar Sergei Aleksandroviç Jesenin (i shqiptuar edhe si Esenin; rusisht:Серге́й Алекса́ндрович Есе́нин; 3 tetor 1895 – 28 dhjetor 1925) ishte poet lirik rus. Ai ishte një nga poetët më të famshëm dhe të mirënjohur rusë të shekullit të 20-të.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sergej Esenini u lind në Konstantinovo në Rjazan Governorate të Rusisë Perandorake në një familje fshatate. Ai e kaloi shumicën e fëmijërisë së tij me gjyshërit, të cilët esencialisht e edukuan atë. Ai filloi të shkruante poezi që në moshën 9 vjeçare.
Në vitin 1912, Esenini u zhvendos në Moskë, ku i mbulonte vetë shpenzimet duke punuar si korrektor teknik në një kompani printimi. Vitin pasues ai u regjistrua në Moska Çarnjavski Universitetit si një student i jashtëm dhe studioi atje për një vit e gjysmë. Poezitë e tij të hershme u inspiruan nga folklori rus. Në vitin 1915, ai u zhvendos në Petrograd, ku u njoh me poetë si Aleksandër Blok, Sergej Gorodecki, Nikolaj Klyev dhe Andrei Beli dhe u bë i njohur në rrethin letrar. Bloku i dha ndihmë të veçantë në promovimin e karrierës së hershme si poet. Esenini tha se Beli i dha atij kuptimin e formës ndërsa Bloku dhe Klyeuvi ia mësuan lirikën.
Jeta dhe karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1916, Esenini publikoi librin e tij të parë me poema, Radunica. Përmes këtij koleksioni të therës poetik mbi dashurinë dhe jetën e thjeshtë, ai u bë një nga poetët më të famshëm të atyre ditëve. Martesa e tij e parë ishte në vitin 1913 me Anna Izrjadnova, një bashkëpuntore nga një shtëpi publikuese, me të cilën pati një djalë, Yuri.
Nga viti 1916 në 1917, Eseninit iu ngarkua një detyrë ushtarake, por shpejt pas Revolucionit të tetorit të vitit 1917, Rusia u largua nga Lufta e Parë Botërore. Duke besuar se revolucioni do të sillte jetë më të mirë, Esenini e mbështeti atë, por shpejt u zhgënjye nga kjo. Ai nganjëherë i kritikonte rregullat bolshevike në poematet e tij si The Ster October Has Deceived Me (tetori i ashpër më mashtroi).
Në gusht të vitit 1917 Esenini u martua për herë të dytë me Zinajda Raih (më vonë aktore dhe gruaja e Vsevolod Mejerhold). Ata patën dy fëmijë, vajzën Tatjana dhe djalin Konstantin. Prindërit u grindën dhe jetuan ndaras për një kohë deri në divorcin e tyre në vitin 1921. Tatjana u bë një shkrimtare e njohur, dhe Konstantini do të bëhej një refer futbolli.
Në shtator të vitit 1918, Esenini themeloi shtëpin e vet publikuese të quajtur Трудовая Артель Художников Слова (Kompania e punës së artistëve të botës). Bashkë me Anatoli Merienhof themeluan një lëvizje ruse të imagjinizmit.
Në fund të vitit 1921, derisa vizitonte studion e piktorit Georgi Jakulov, Esenini takoi valltaren amerikano-pariziene Isadora Duncan. Ajo dinte vetëm pak fjalë në rusisht, dhe nuk dinte asnjë gjuhë të huaj. Ata u martuan më 2 maj 1922. Esenini e shoqëroi gruan e tij të famshme në një udhëtim në Evropë dhe në SHBA. Martesa e tij me Duncan ishte e shkurtër dhe në maj të vitit 1923, ai u kthye në Moskë.
Në vitin 1923 Esenini u përfshi romantikisht me aktoren Augusta Miklashevskaja të cilës ia dedikoi disa poema. Të njëjtin vit ai pati një djalë me poeten Nadezhda Volpin. Djali i tyre, Aleksandër Esenin-Volpin u rrit për tu bërë poet dhe aktivist i përhershëm në lëzivjen disidente sovjetike të viteve të 1960-ta. Ai jeton në Shtetet e Bashkuara si matematikan i famshëm dhe mësues.
Në vitin 1925 Esenini e takoi dhe u martua me gruan e tij të katërt, Sofia Andrejevna Tolstaja, mbesa e Tolstoit.
Vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 28 dhjetor 1925 Esenini u gjet i vdekur në dhomën e tij në Hotel Angleterre. Poezia e tij e fundit Lamtumirë miku im, lamtumirë sipas Wolf Ehrlich iu dha atij një ditë para vdekjes. Esenini shpjegoi se nuk kishte ngjyrë në dhomë, kështu që ai e shkroi poezinë me gjakun e tij.
Sipas verzioneve që njihen tashmë ndër hulumtuesit akademikë të jetës së Eseninit, poeti ishte në gjendje depresioni një javë pas trajtimit në spitalin mental dhe e vari veten.
Pas funeralit në Union në Leningrad, trupi i poetit u transportua me tren në Moskë, ku u aranzhua një lamtumirë për kushërinjt dhe shokët. Ai u varros më 31 dhjetor 1925, bë varrezën Vagankosvkoje të Moskës. Varri i tij shënohet nga një skulpturë e bardhë mermeri.
Ekziston një teori se vdekja e Eseninit ishte aktulisht një vrasje nga agjentët e NKVD-së (Komisariati i njerëzve për afera të brendshme) të cilët e bënë të dukej si vetvrasje. Novela “Yesenin”[2] publikuar nga Vitali Bezrukov i dedikohet këtij verzoni të vdekjes. Në vitin 2005 seriali televiziv “Sergei Jesenin” i bazuar në novelen e tij u shfaq në Channel One Russia. Filmi u kritikua nga ekspertët mjeko-ligjorë të cilët e gjeten argumentin si të pabazë.[3][4][5][6]
Universiteti shtetëror i Rjazanit mban emrin e tij.[7]
Ndikimi kulturor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vetëvrasja e Jeseninit shkaktoi një epidemi vetëvrasjesh nga fansat e tij kryesisht femra. Edhe pse ai ishte një nga poetët më të shquar të Rusisë dhe iu bë një funeral i madh nga shteti, shumica e shkrimeve të tij u ndaluan nga Kremlini gjatë regjimit të Stalinit dhe Hrushçovit. Kritikat e Nikolai Buharinit ndikuan dukshëm në ndalimin e tyre. Vetëm në vitin 1966 shumica e punës së tij u ripublikua. Sot poezitë e Eseninit mësohet në shkollat ruse; shumë prej tyre janë të shoqëruara me muzikë dhe të regjistruara si këngë të famshme. Vdekja e tij e hershme, shoqëruara me pamje josimpatike nga disa nga elita, adhurimi nga njerëzit e thjeshtë, dhe sjellja senzacionale, të gjitha kontribuan në figurën e qëndrueshme të poetit rus.
Në kulturën popullore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2005 studioja ruse Pro-Cinema Production prodhoi një mini seri televizive “Jesenin” mbi jetën e poetit.[1] Filmi përshkruante verzionin e vdekjes së tij sipas së cilit ai u vra nga agjentët e NKVD-së të cilët e bënë të dukej si vetëvrasje.
Poezia e fundit e Sergei Eseninit ishte inspirimi kryesor për këngën “It Was Written In Blood” (Ishte e shkruar në gjak” nga Bring Me the Horizon në albumin e tyre Sezoni i vetëvrasjes.
Edicionet shumëgjuhëshe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ana Snegina është poezi e Eseninit e përkthyer në 12 gjuhë. ISBN 978-5-7380-0336-3
Punimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- The Scarlet of the Dawn (1910)
- The high waters have licked (1910)
- The Birch Tree (1913)
- Autumn (1914)
- Russia (1914)
- I'll glance in the field (1917)
- I left the native home (1918)
- Hooligan (1919)
- Hooligan's Confession (1920) (Italian translation sung by Angelo Branduardi)
- I am the last poet of the village (1920)
- Prayer for the First Forty Days of the Dead (1920)
- I don't pity, don't call, don't cry (1921)
- Pugachev (1921)
- Land of Scoundrels (1923)
- One joy I have left (1923)
- A Letter to Mother (1924)
- Tavern Moscow (1924)
- Confessions of a Hooligan (1924),
- A Letter to a Woman (1924),
- Desolate and Pale Moonlight (1925)
- The Black Man (1925)
- To Kachalov's Dog (1925)
- Goodbye, my friend, goodbye (1925) (Poema e lamtumirës)
Origjinali në rusisht
До свиданья, друг мой, до свиданья. |
Përkthimi shqip
Miku im i shtrenjtë,lamtumirë! |
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Sergei Yesenin. |
Koleksion i poezive të Sergey Yeseninit Poems në anglisht:
- Sergei Yesenin - Oh, how many cats in the world Reading in English në YouTube
- [2] Yesenin poems in English @ vagalecs.narod.ru
- Yesenin Sergey. Sergey Yesenin. Collection of Poems. Bilingual Version (Russian-English) http://samlib.ru/a/as_w/yesen.shtml
- The Fugue Aesthetics of J.H. Stotts: Esenin, Footnotes for a Triptych at blogspot.com (Bio and English translation)
- Sergey Yesenin's Autobiography.(English translation)
- Poetry (English translation)
- Biography, photos and poetry (Russian)
- Yesenin's poetry (Russian)
- Yesenin's museum in Viazma (Russian)
- Alexander Novikov sings songs based on Yesenin's poetry (10 songs in WMA format
- Translation of "The Birch" by Leo Yankevich Arkivuar 6 nëntor 2010 tek Wayback Machine
- The Black Man (the animation film on a poem) by Alexander Popugaev në YouTube
- The Dark Man (English translation)
- Farewell My Friend (English translation) Arkivuar 9 tetor 2018 tek Wayback Machine
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Merriam-Webster, Inc (1995). Merriam-Webster's Encyclopedia Of Literature. Merriam-Webster. fq. 1223–. ISBN 978-0-87779-042-6. Marrë më 28 tetor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bezrukov, Vitali (2005). Есенин. Moscow: Amfora. ISBN 5-94278-924-X.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Romanova, Natalia. "Сергей Есенин. Убийство Есенина - убийство совести русского народа коммунистическим режимом". The Epoch Times.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vorsobin, Vladimir (10 nëntor 2005). "Смерть Есенина: убийство или самоубийство?". Komsomolskaya Pravda.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Romashenkova, Tatiana (25 dhjetor 2005). "Есенина не убивали". Ogoniok. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2013. Marrë më 5 nëntor 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vetrov, Vladimir. "Тайна смерти Сергея Есенина".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Кратко об университете". Ryazan State University. Arkivuar nga origjinali më 18 shkurt 2014. Marrë më 2009-09-08.
{{cite journal}}
: Burimi journal ka nevojë për|journal=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Passhkrimi (lidhja)