Jump to content

Bonaventura

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shën Bonaventura)
Shën Bonaventura
Shën Bonaventura. Tablo nga Francisco de Zurbarán.
Kardinal, Doktor i kishës
Lindi 1221Banjorexho, Itali
Vdiq 15 korrik, 1274Lion, Francë
Nderohet nga Kisha katolike romake
Shenjtërimi 14 prill, 1482.
Festa 4 prill
Shenjat kësula kardinale; kungimi;kardinal me rroba françeskanësh, zakonisht duke lexuar apo shkruar.
Mbrojtës

Shën Bonaventura (pagëzuar Gjovani di Fidanca) (1221 - 1274) ishte një fetar i krishterë, filozof italian dhe teolog françeskan.

Njihet më mirë me emrin Bonaventura (emër që mund ta ketë marrë kur hyri në urdhërin françeskan). U mbiquajt "Doctor Seraphicus; arseu në Universitetin e Parisit dhe ishte mik i sh.Tomas Akuinit. Bonaventura ishte peshkop dhe kardinal, pas vdekjes u shenjtërua dhe u shpall "doktor i kishës" nga Papa Sikstusi IV, në vitin 1482.
Mbahet si jetëshkruesi më i madh i Shën Françeskut të Asizit.

Ishte drejtues i përgjithshem i urdhërit françeskan për 17 vjet, dhe mbahet si një prej etërve të urdhërit.

Predikoi dhe bëri thirrje për ribashkimin e kishës katolike me kishën ortodokse.

Shikimi filozofik i Bonaventures nisej nga hamendësimi se çdo njohuri rrjedh nga ndijimet (ndjenjat): shpirti e njeh Perëndinë dhe vetveten pa ndihmën e shqisave të jashtme. Ai zgjidhi problemin e marrdhënies mes arsyes dhe besimit në çelësin platonik-agostinian.

Nderohet si shenjtor i kishës katolike, e cila kremton kujtimin e tij me 15 korrik.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]