Shëndeti i nënës dhe fëmijës në Kosovë
Shëndeti është një gjendje fizike, mendore dhe sociale e cila vjen nga fjala e vjetër në anglisht që do të nënkuptojë "tërësi" kur të gjitha organet me rëndësi jetësore punojnë mirë [1][2], pra gjendje ku në organizëm sëmundjet dhe dobësitë mungojnë. Disa nga faktorët për të pasur një shëndet të mirë përfshijnë gjenetikën, mjedisin, marrëdhëniet dhe edukimin. Shëndetësia ekziston për të ndihmuar njerëzit që ta ruajnë këtë gjendje të shëndetit, duke ulur nivelin e stresit dhe normalizimin e mirëqenies mendore dhe fizike.[3]
Mirëqenia shëndetësore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një ndër parimet e para për të pasur një jetë sa më të sigurtë dhe të mirëfilltë,është ruajtja e shëndetit.
Edhe sot në Kosovë çështja mbi shëndetin dhe përmirësimin e gjendjes shëndetësore të nënës dhe fëmijëve, mbetet problem themelor për tu rregulluar, ku çdo herë duhet të kemi parasysh aftësimin e prindërve dhe kujdestarëve për kujdesin në ushqyerjen dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre .
Për më tepër, rreth 810 gra vdesin çdo ditë nga shkaqet që lidhen me shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve.[4] Shumë nga këto vdekje mund të shmangen, por qasja e pamjaftueshme në kujdesin shëndetësor cilësor dhe furnizimet për shpëtimin e jetës ende kontribuojnë ndjeshëm në vdekjet e parandalueshme të nënave dhe fëmijëve. Sëmundja, rreziku i mjedisit, efektete jashtme të pasigurisë dhe ndryshimit demografik gjithashtu marrin një numër të konsiderueshëm jetësh. Më shumë se një në katër vdekje të fëmijëve nën moshën 5 vjeç mund t'i atribuohen ambienteve jo të përshtatshme. Ndotja e ajrit, kimikatet dhe mbeturinat elektronike gjithashtu kërcënojnë jetën e fëmijëve dhe adoleshentëve.
Adoleshentët janë më të ekspozuar ndaj aksidenteve dhe dëmtimeve, shtatëzënive të padëshiruara dhe pasojave fizike, mendore dhe ekonomike, po ashtu edhe të sëmundjeve të transmetueshme si SIDA meqë HIV është virusi që e shkakton sëmundjen, si dhe sëmundjet kronike kardiovaskulare (zemrës dhe enëve të gjakut) dhe cerenro vaskulare (trurit dhe enëve të gjakut), mushkërive, disa lloje të kancerit si dhe diabetin. Shërbimet shëndetësore për të shpëtuar jetën shpesh janë të padisponueshme ose të paarritshme duke i bërë të porsalindurit, fëmijët, adoleshentët dhe nënat veçanërisht të prekshme nga dëmtimet.
Komponentët e shëndetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shëndeti mendor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Gjendja psikologjike e një njeriu ka të bëjë me mënyrën sesi njerëzit mendojnë, ndjejnë dhe sillen.[5] Shëndeti mendor mund të ndikojë në jetën e përditshme, në marrëdhëniet me të tjerët dhe në shëndetin fizik të individit.[6]
Edhe pse në shumicën e rasteve nënvlersohet, por kjo mban njërën nga rolet kryesore tek shëndeti i nënës dhe i fëmijëve. Mënyra sesi nëna dhe fëmijët mendojnë, ndjejnë dhe sillen është në shumë e rëndësishme pasi që kjo reflekton edhe në jetën e tyre.
Një ndër shkaqet që ndikon në psikologjinë e një fëmije është edhe bullizmi. Ja se si ndikon bullizmi në shëndetin mendor të fëmijëve:
- Gjatë komunikimit me të tjerët fëmija mund të haset në fyerje, diskriminim race apo edhe feje. Fyerja, abuzimi, diskriminimi, paragjykimi janë katër termet vërtet shkatërruese për shëndetin mendor të një fëmiu. [7]
Sipas OBSH-së, mjaft njerëz me sëmundje mendore ngurrojnë të kërkojnë trajtim mjekësor për shkak të ”nofkës” si të sëmurë mendorë. Edhe pse pjesa më e madhe e çrregullimeve mendore kurohen, Aleanca Kombëtare për Sëmundje Mendore (NAMI) raporton se në Shtetet e Bashkuara mesatarisht 60% e të rriturve dhe gati 50 % e të rinjve 8-15 vjeç me ndonjë çrregullim mendor nuk kanë marrë trajtim vitin e kaluar.
Numri i atyre që u drejtohen tek specialistët për t’u këshilluar në lidhje me shëndetin mendor sa vjen e rritet edhe në vendin tonë. Kështu që nga 2012-ta, u regjistruian plot 15 mijë vizita të shëndetit mendor, vetëm në shërbimin parësor. Nga këto rreth 2400 ishin fëmijë, ndërsa mendohet se në total 25 %, e shqiptarëve të paktën një herë në jetën e tyre janë prekur nga një formë e problemeve të shëndetit mendor.
Shëndeti fizik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shëndeti fizik mund ta përcaktohet si gjendje të trupit të njerëzve, duke marrë parasysh gjithçka nga mungesa e sëmundjes deri në nivelin e aktivitetit të tyre.[8] Shëndeti fizik është i rëndësishëm për mirëqenien e përgjithshme dhe varet nga:
- Mënyra e jetesës
- Niveli i aktivitetit fizik dhe
- Sjellja (p.sh.pirja e duhanit, alkoholit, nikotinës)
Aktiviteti fizik ose ushtrimi mund të përmirësojë shëndetin tonë dhe të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të disa sëmundjeve sikuse diabeti, kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare. Aktiviteti fizik dhe stërvitja kanë përfitime të shumë të mira dhe afatgjate shëndetësore. Më e rëndësishmja është se, aktiviteti i rregullt e përmirëson cilësinë e jetës sonë.
Këto janë disa mënyra sesi mund ta përmirësoni shëndetin tuaj fizik :
- Pini më shumë ujë dhe më pak pijetë cilat përmbajnë sheqer. Për shkak se trupi ynë përbëhet kryesisht nga uji, dhe të qëndruarit e hidratuar është thelbësor për shëndetin tonë fizik.
- Ushtrohuni rregullisht.
- Hani më shumë fruta, perime dhe ushqim më pak të shpejtë, të konservuar apo fast food
- Bëni gjumë të mirë dhe të mjaftueshëm
- Lani duart sa më shpesh[9]
Shëndeti social
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fëmijët duhet të mësohen qysh në moshë të re të komunikojnë dhe të interaktohen me të tjerët. Nga faza e pubertetit, ata fillojnë t'i kuptojnë gjërat më mirë dhe t‘I shohin në preskpektiva të ndryshme, me kalimin e kohës mësohen t'i përballin më lehtë problemet edhe pse në atë kohë fillojnë problmemet e moshës. Prindërit duhet t'u mësojnë fëmijëve çdo gjë rreth jetës, si të bëjnë shoqëri, si të komunikojnë, ç'është e duhur për ta, e shumë të tjera, por me çdo mundësi duhet t’i vetëdijësojnë fëmijët e tyre që të mos përdorin dhunë dhe bullizëm në shoqërinë që kanë krijuar. Vlen të përmendet që edhe prindërit të bëhen shokë të fëmijëve, t’i kuptojnë mënyrën sesi ata ndihen dhe gjendjen shpirtërore, sigurisht në këto tema, duhet të bëjnë dialog miqësor. Shëndeti social përfshin aftësinë tonë për të formuar marrëdhënie të kënaqshme ndërnjerëzore me të tjerët. Ajo gjithashtu lidhet me aftësinë tonë për t'u përshtatur në mënyrë të qetë, dhe si të reagojmë në situata të ndryshme shoqërore dhe të veprojnë në mënyrë të duhur nëpër ambiente të ndryshme.[10]
Shëndeti emocional
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një pjesë e rëndësishme e të qenurit të shëndoshë është edhe shëndeti emcional.
Të jesh i shëndetshëm emocionalisht nuk do të thotë të jesh përherë i lumtur, por nënkupton të jeni të vetëdijshëm për emocionet që posedoni. Në këtë mënyrë mund t’i përballoni sfidat dhe pengesat në jetën tuaj që e kaplojnë dhe e bëjnë të reagojë organizmin e njeriut.Të jeni të fortë emocionalisht nuk do të thotë që ju nuk do të ndjeni stres, zemërim dhe trishtim, por do të dini se si t’i menaxhoni ndjenjat e jujava negative. [11][12]
Shëndeti dhe të ushqyerit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ushqyerja e mirë gjatë shtatëzanisë, bën zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës gjatë kohës që gjendet në barkun e së ëmës. Beba-ks Arkivuar 16 prill 2020 tek Wayback Machine sugjeron mbi mënyrën e duhur të ushqyerjes suaj :
1. Ushqimin të cilin e konsumoni do shkojë të foshnja juaj , për këtë arsye duhet të konsumoni sasi të onsiderueshme të frutave dhe perimeve, duke mos harruar prodhimet e mishit dhe të qumështit.
2. Ju po ashtu, do të keni nevojë të kosumoni 5 shujta me mish (sidomos mëlçi), peshk, arra, prodhime të shumta të qumështit, vesë e fasule.
3. Juve do të nevojiten dyfish më shumë hekur sesa zakonisht kështu që sugjerohet të konsumoni ushqime si spinaq, mishi të kuq, arra, kajsia të thata dhe fasule.
4. Do të keni nevojë për 40% më shumë kalcium sesa zakonisht kështu që preferohet të konsumoni shumë prodhime të qumështit dhe perime me gjethe të errëta siç është spinaqi.
5. Duhet që ta rregulloni sasinëë e kripës, duke pasur kontroll në përdorimin e kripës gjatë gatimit, dhhe duke I shtuar ushqimit më pak kripë !
6.Mos harroni të pini një sasi të konsiderueshme të ujit në dite (më shumë se dy litra), ku do t’ju ndihmojë të zvogëloj fryerjen, infeksionet e fshikëzës dhe më e rëndësishjma ndër to, parandalon lindjene e hershme
7. Konsumin e kafesë dhe çajit duhet ta zvogëloni dhe gjithashtu pijet e gazuara t’I lini mënjëanë, sepse ato përmbajnë sasi të madhe të sheqerit, kafeinës dhe kemikaleve.
8. Dhe njëra nga më të rëndësishmet mos konsumoni duhan, alkool sepse janë shumë të dëmshme për shëndetin tuaj e sidomos për fetusin, ku mund ta shkaktojnë vdekjene foshnjës, defekte në lindje si dhe lindje të parakohshme.[13]
Funksionimi i sistemit mbrojtës te fëmijët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fëmijët ekspozohen ndaj mijëra mikrobeve çdo ditë në mjedisin e tyre me anë të aktiviteteve që ata bëjnë. Kjo ndodh edhe nëpërmjet ushqimit që ata konsumojnë, ajrit, apo sendeve që vendos në gojë.
Sistemi imunitar i foshnjave mund të luftojë shumë mikrobe, por ka edhe sëmudje të ndryshme të cilat ata nuk mund t'i përballojnë në këtë moshë. Kjo është njëra ndër arsyet e shumta përse ata kanë nevojë për vaksina që ta forcojnë sistemin imunitar të tyre.
Vaksina përmban sasi shumë të vogla të antigjeneve, të cilat ndihmojnë sistemin imunitar të fëmijës t'i luftojë sëmundjet serioze që ata mund t'i hasin gjatë kësaj moshe. Antigjenet janë pjesë e mikrobeve që vetëm e nxisin sistemin imunitar për t’u aktivizuar.
Falë shumë përparimeve shkencore që po bëhen dita -ditës, vaksinat e sotme i mbrojnë fëmijët nga më shumë sëmundje duke përdorur më pak antigjene.[14]
Shtatëzania
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shtatzënia, është një kohë gjatë së cilës brenda një gruaje zhvillohet një apo më shumë pasardhës,[15] ku në trupin e femrës fekondohet një qelizë vezore e cila zhvillohet deri në foshnje [16]
Mënyra e zhvillimit të një foshnjeje është një proces interesant dhe i ndërlikuar.[17]
Një shtatëzani zgjat përreth 40 javë, nëse fillojmë të numërojmë që nga dita e parë e ciklit menstrual. Kjo ditë i bie të jetë rreth dy javë para ovulimit dhe ngeljes shtatëzënë. Meqenëse shumica e femrave nuk e dinë saktësisht se kur kanë ovuluar, bëhet numërimi në këtë mënyrë. Procesi i shtatëzanisë është i ndarë në tremujorë :
- · Tremujori i parë përfshin javët 1-13,
- · Tremujori i dytë përfshin javët 14-27 dhe
- Tremujori i tretë përfshin javët 28-40.[18]
Tremujori i parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tremujori i parë, apo 3 muajt e parë, përfshinë një kohtë të zhvillimit e rritjes ku fillojnë të shihen ndryshimet e para tek fëmija. Pas implantimit, embrioni fillon të rritet me shpejtësi. Deri në javën e katërt të shtatëzanisë, zemra fillon të rrahë, krahët dhe këmbët fillojnë të zhvillohen. Tani embrioni është sa një e katërta e inçit. Po ashtu, në këtë fazë zhvillohet kordoni i kërthizës. Ajo bën lidhjen embrionit me placentën.
Tremujori i dytë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tremujori i dytë, apo muajt 4 deri në 6, është koha kur sistemet e organeve vazhdojnë zhvillimin e tyre. Deri në 4 muaj, nëna mund të ndiejë që fetusi të lëvizë ose të 'godas’. Organet riprodhuese tani mund të njihen si mashkull ose femër. Në fund tremujorit, fetusi mund të njohë zëra dhe të dëgjojë. Karakteristikat e kokës dhe fytyrës bëhen të dukshme, dhe te gishtërinjtë fillojnë të rriten thonjtë.
Tremujori i tretë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tremujori i tretë, apo muajt 7 deri në 9, është tanimë koha kur fetusi merr më së shumti peshën e saj. Këtu një pjesë e madhe e hekurit dhe kalciumit që gjendet në ushqimin e të ëmës shkon të fetusi i cili është duke u zhvilluar. Në 8 mujorshin fetusi arrin gjatësinë prej 50.8 cm. Në fundin e javës së 36, fetusi tanimë është gati për të jetuar jashtë barkut të së ëmës. Duke mos harruar se sistemi nervor do të zhvillohet edhe pas lindjes.[19]
Spitalet e shëndetit publik në Kosovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emrat e institucioneve kryesore:
IKSPK - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës
QKMF – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare
SHSKUK - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Spitalet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Spitalet janë të ndara sipas regjioneve në shumicë e qyteteve të Kosovës siç janë:
- Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), spitali regjional Prishtinë;
- Spitali regjional i Prizrenit;
- Spitali regjional i Pejës;
- Spitali regjional i Gjakovës;
- Spitali regjional i Ferizajit;
- Spitali regjional i Gjilanit;
- Spitali regjional i Mitrovices;
Sipas llojit të sëmundjes siptalet janë ndarë në klinika përkatëse siç janë :
- Emergjenca;
- Klinika Kardioogjike dhe Reumatologjike;
- Klinika Psikiatrike;
- Klinika Ortopedike;
- Klinika Gjinekologjike;
- Klinika e Syve;
- Klinika për Vesh, Hund dhe Fyt (ORL);
- Klinika Pediatrike (për fëmijë);
- Klinika Stomatologjike;
- Klinika e Infektivës;
- Klinika Dermatologjike;
- Klinika Kirurgjike;
- Klinika për analiza dhe transfuzion (Laboratori);
- Murgu.[20]
Qendra Klinike Universitare e Kosoves (QKUK)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-Ka filluar punën fillimisht në dhjetor të vitit 1958. I ka shërbyer qytetarëve të Kosovës prej kohës kur emri i saj ishte Spitali i Prishtinës, deri sa ndodhi bashkimi i saj me Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Prishtinës, me 7 nëntor 1973.
Përveç veprimtarisë shendëtesore, në QKUK, ofrohet edhe veprimtaria arsimore dhe ajo kërkimorë-shkencore.
- Gjithashtu QKUK përbehet prej shumë sektorëve dhe klinikave ku mund t'i adresoni problemet tuaja:
Sektorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sektori i Personelit
- Sektori i Administrates
- Zyra per çështje Juridike
- Sektori i Buxhetit dhe Financave
- Sektori i Prokurimit
- Sektori i Mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore
- Sektori i Shërbimeve Teknike
- Sektori i ushqimit dhe shërbimit
- Sektori i Sistemit të Informimit Shendëtesor
- Sektori i Pronës
- Sektori i Farmaceutikës QKUK-SHSKUK-së[21]
Klinikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Klinika e Kirurgjisë Abdominale
- Klinika e Psikiatrisë
- Klinika e Kirurgjisë Plastike
- Klinika e Hematologjisë
- Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve
- Klinika e Anesteziologjisë dhe Mjekimi Intensiv
- Klinika e Fiziatrisë me Rehabilitim Fizikal
- Klinika e Otorinolaringologjisë
- Klinika e Ortopedisë me Traumologji
- Klinika e Reumatologjisë
- Klinika e Sëmundjeve Ngjitëse ( Infektive )
- Klinika e Kirurgjisë Torakale
- Klinika e Kirurgjisë Vaskulare
- Klinika e Biokimisë Mjekësore[22]
Medikamentet që ofron QKUK
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë një periudhe kohore Klinika e Kirurgjise Abdominale, ajo e Kirurgjisë së Fëmijëve, Urologjia, Klinika e Psikiatrisë, terapitë për të sëmurit me kancer, e shumë klinika të tjera kanë patur një mungesë të madhe të medikamenteve, e cila ka rezultuar në rrezikimin e shëndetit të pacientëve.[23]
Ministria e Shendetesisë ka punuar shume ne lidhje me kete problem, e gjithashtu vete ministri i MSH, pas ardhjes ne kete pozite eshte krenuar me rritjen e buxhetit per blerjen e barnave prej 7 milione euro.[24]
Fondacioni i Action For Mothers and Children Arkivuar 16 prill 2020 tek Wayback Machine, nëpërmjet partneritetit me AmeriCares dhe Abbvie Laboratories, ka pajisur me ilaçin Survanta Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që nga viti 2009.
Mëposhtë është lista e donacioneve të Surfaktantit dhe vlera e tyre bërë për Klinikën e Neonatologjisë në vite:[25]
Viti | Totali i njësive të dhuruara | Vlera Totale në $ |
2010 | 180 | $117,138 |
2011 | 150 | $101,682 |
2012 | 222 | $150,489 |
2013 | 280 | $189,806 |
2014/15 | 230 | $155,912 |
2016 | 300 | $203,364 |
2017 | 204 | $138,287 |
FAKT: Rreth 2000 foshnje në Kosovë përdorin sistemin e furnizimit me Oksigjen në vit.
Po i njëjti fondacion ka siguruar 2 pajisje të SiPAP-it për Klinikën e Neonatologjisë. SiPap është pajisje mjekësore e cila rregullon frymëmarrjen e foshnjave. Vlera e pajisjes së donuar, duke përfshirë edhe trajnimin e stafit mjekësor, servisimin e pajisjes dhe instalimin ishte deri $22,963.
Qendrat informuese për Shëndetin e Gruas të fondacionit humanitar Action For mothers and Children janë të vendosura në:[26]
1. Qendra 1: Klinika Obstetrike Gjinekologjike në QKUK, kati i parë, Prishtinë
2. Qendra 2: Qendra e Mjekësisë Familjare 2, rr. Remzi Hoxha, Ferizaj
3. Qendra 3: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni”, Mitrovicë
4. Qendra 4: Qendra e Mjekësisë Familjare Drajkovc, Shtërpcë
5. Qendra 5: Qendra e Mjekësisë Familjare, Kaçanik
6. Qendra 6: Qendra e Mjekësisë Familjare, Prizren
7. Qendra 7: Qendra e Mjekësisë Familjare, Pejë
8. Qendra 8: Qendra e Mjekësisë Familjare, Dragash
9. Qendra 9:Qendra e Mjekësisë Familjare, Klinë
10. Qendra 10:Qendra e Mjekësisë Familjare, Kamenicë
11. Qendra 11:Qendra e Mjekësisë Familjare, Gjilan
12. Qendra 12:Qendra e Mjekësisë Familjare, Obiliq
Nataliteti dhe Mortaliteti i fëmijëve në Kosovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nataliteti në Kosovë, pas migrimeve të shumta të njerëzve gjatë kohës para dhe pas luftës, u shfaq dukshëm rënia e madhe e natalitetit. Në klinikën Gjinekologjike Obsterike, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mesatarja e lindjeve brenda 24h është rreth 35 foshnje zyrtaret shëndetësor e kanë bërë të ditur këtë. Sipas të dhënave në vitin 2016, po në këtë Klinikë kanë lindur 10,400 foshnje. Sipas të dhënave të shumta që posedojnë zyrtarët e Ministrisë së Shëndetesisë, është vërejtur se gjatë 15 viteve të fundit ka rënie rapide e lindjeve ndërmjet viteve 2001-2003 për rreth 5000 lindje më pak, dhe kjo rënie vazhdon në mënyrë të qëndrueshme.
Sikur në shtete të tjera, edhe në Kosovë për shkak të kushteve ekonomike ose sëmundjeve të rënda me të cilat lindin fëmijët, prindërit detyrohen t’i braktisin të vegjlit deri në një kohë kur rriten dhe i sjellin ne jetimore.
Mortalieti në Kosovë, numri i vdekjeve të foshnjave prej lindjes deri në moshën 5 vjec është më i larti në Evropë. Në pjesën për Kosovën,të hartuar në vitin 2007 nga UNDP-ja,thuhet se mortaliteti i fëmijëve nën moshën 5 vjeç.në vit është prej 35 deri në 49 vdekje në 1000 lindje. Mosha e vdekshmerisë së fëmijëve është 69 në 1000 lindje.[27]
Çdo nënë dhe fëmijë ka të drejtën që të ketë një jete të shëndetshme, pa kurrëfar kompromisi!
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Fjala Shendet".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shendeti Wikipedia".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "What is good health?".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Unicef Health".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "mental health vocabulary".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "What is mental health?".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Karakteristikat e bullizmit".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Physical health". Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2020. Marrë më 12 maj 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Five Steps to Improved Physical Health". Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2020. Marrë më 12 maj 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "What Is Social Health?".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Familydoctor.org".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Gazeta Liria". Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 12 maj 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Beba-ks". Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2020. Marrë më 12 maj 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rëndësia e vaksinimit të fëmijëve" (PDF).
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Pregnancy Wikipedia".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shtatzania Wikipedia".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lifetime Health Book" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 13 maj 2020. Marrë më 12 maj 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Beba-ks". Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 12 maj 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lifetime Health Book" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 13 maj 2020. Marrë më 12 maj 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Spitalet". Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2020. Marrë më 12 maj 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sektorët që ofron QKUK-ja".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Klinikat që ofron QKUK-ja".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Instituti i Shëndetit Publik -ISHP".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "SHSKUK".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Action For Mothers and Children". Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2020. Marrë më 12 maj 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Qendrat e Action for Mothers and Children në Kosovë". Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2020. Marrë më 12 maj 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "soskosova". Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2020. Marrë më 12 maj 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)