Shaban Gashi
Shaban Gashi ishte xhirues filmi e televizioni të Kosovës, lindi më 1939 në Prizren, Kosovë; vdiq më 1990 në vendlindje.
Shaban Gashi si fotograf filloi të punojë që nga mosha shtatë vjeçare dhe vazhdoi me hobin e tijë gjer në regjistrim e tijë në shkollën e muzikës në Prizren, Kosovë. Pas mbarimit të shkollës së mesme u regjistrua në akademin e filmit në Zagreb. Gjat viteve 1976 - 1980 ai bëri studimet dhe dipllomoi në Akademinë e Filmit dhe Fotografisë në Zagreb, Kroaci. Disa vite (1960-1970) kishte firmën e vetë si fotografike në bregtetin e Kroacisë dhe ishte fotoreporter i disa agjensive fotografike të Evropës për teritorin e Kosovës.
Në vitin 1971 Shaban Gashi u punësua si kamera operatorë në Radio Televizionin e Beogradit në gjuhën shqipe. Në vitin 1974 u themelua Radio Televizioni i Prishtinës si televizion i pavarur publik ku Shaban Gashi ishte njëri nga themeluesit. Me themelimin e Kosovafilmit ai ndihmoi në ndërtimin e kompanisë së parë filmike që filmoi dokumentarë e parë 35 mm në Kosovë.
Ai luajti rolin kryesorë në “Halili” në “Halili e Hajrija” në teatrin kombëtarë në Shkup, Maqedoni.
Në vitin 1990 ai ndërron jetë dhe me këtë përmbyll veprimtarinë e tijë të bujshme sa artistike aq edhe patriotike.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Director of Photography
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shtënja në ajër (1976) (TV) (kameraman)
- Dita e mërgimtarëve (1975) (asistent kameraman)
- Ditari i Lec pazhecit(1975) (mini) seri (asistent kameraman)
- Trimi (1975) (TV) (asistent kameraman)
- Por (1974) (TV) (kameraman)
- Pasqyra televizive (1966) seri (asistent kameraman) (1971-1972) (kameraman) (1971-1973)
- Shkëndija (1971) (TV) (asistent kameraman)
- Sofra (1971) (TV) (asistent kameraman)
- Të ngujuarit (1971) (TV) (asistent kameraman) (fotograf stilistik)
Kinematograf
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Reportezhe nga Turqia (1977) (TV)
- Bujku (1973) (TV)
- Shkolla ime (1972) (TV)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shaban Gashi tek IMDb