Jump to content

Sheshi i "Skënderbeut" (Shkup)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sheshi i Skënderbeut natën

Sheshi i Skënderbeut (maqedonisht: Плоштад Скендербег Ploštad Skenderbeg) është një shesh në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Një shtatore e Skënderbeut u vendos në vitin 2006 dhe sheshi iu nënshtrua një rinovimi që filloi më 17 janar 2012 dhe përfundoi në segmente midis 2014-2018. Kostoja totale e sheshit llogaritet në rreth 10 milionë euro. Sheshi mbulon 28,000 m2 dhe shtrihet nga Filarmonia Maqedonase dhe Opera e Maqedonisë deri në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Gjatë procesit të rinovimit, një pjesë e sheshit u ndërtua në majë të bulevardit Goce Delçev. Përveç hapësirave të bollshme, sheshi përmban një amfiteatër, një shatërvan, parking nëntokësor dhe murale që përshkruajnë figura dhe skena të rëndësishme nga historia shqiptare.[1]

Një statujë e Skënderbeut hipur mbi kalë ndodhet brenda sheshit Skënderbej dhe shërben në mënyrë simbolike për të përcaktuar hapësirën për shqiptarët etnikë. Statuja prej bronzi është shtatë metra e lartë me Skënderbeun e paraqitur me një vështrim të thellë i ulur drejt mbi një kalë me dorën e djathtë të ngritur dhe shpatën e vendosur në këllëf. Statuja e Skënderbeut në Shkup ndan një qëndrim të ngjashëm socialist estetik dhe kalorës me dallime të vogla në detaje me monumentet ekzistuese të Skënderbeut në Tiranë, Prishtinë dhe vende të tjera në Evropë. Shqiptarët përdorin sheshin Skënderbej për të organizuar tubime të mëdha që festojnë ngjarje sportive ose kulturore dhe politike, të tilla si data të rëndësishme për të tashmen dhe të shkuarën e shqiptarëve.

  1. ^ Siniša Jakov Marušić (4 shtator 2017). "Macedonians Split Over New Skenderbeg Square" (në anglisht). Skopje: Balkan Insight. Marrë më 2 mars 2018.