Jump to content

Sheshet e Gjilanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sheshi i Gjilanit)
Sheshi Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha

Gjilani mjaft herë kishte edhe sheshin e tij. Siç u tha më vonë, hapësira të pabanuara, për shkak të vendit të ulët moçalik. Për tu krijuar kushtet e përshtatshme që kjo hapësirë të jetë e banueshme, është dashur të kalojë një kohë e gjatë mbi një shekull nga themelimi i qytetit. Kjo vinte nga mosrregullimi i shtratit të lumit Mirusha. Si argument për këtë mund të merren edhe gropimet e kohës së fundit për rregullimin e shtratit të lumit, ku mund të shihej mbushja e dheut në trashësi afër 2 metra. Andaj, siç dihet, vetëm aty kah gjysma e shek,XIX, filluan të krijohen kushtet më të përshtatshme për vendbanim në këtë hapësirë, kur filloi ndërtimi i shtëpive për banim, objekteve tjera dhe u themelua Lagjja Derëmahallë në jug të qytetit. Tani në pjesët kryesore të Çarshisë së dikurshme, janë shënuar tri sheshe: Sheshi Agim Ramadani para teatrit të qytetit, Sheshi Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, para hotelit Krital dhe sheshi Kadri Zeka para vetëshëtbimit të Madh.[1]

Sheshi Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shtatorja e Heronjëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha

Gjendet në qytetin e Gjilanit para hotelit Kristal. Ky shesh u rindërtua në vitin 2017 nga Komuna e Gjilanit me kubëza betoni.

Sheshi Agim Ramadani

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjendet përballë parkut të qytetit të Gjilanit dhe para Teatrit të qytetit. Ky shesh është i ndërtuar nga pllaka betoni.

Sheshi Kadri Zeka

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjendet tek ish shtëpia e mallrave tani objekt i privatizuar nga kompani të ndryshme skaj rrugës për tek tregu i gjelbërt të Gjilanit.

  1. Parku (Gjilan)
  2. Gjilani
  1. ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani. Gjilan: Biblioteka Kombëtare e Kosovës. fq. 184. ISBN 978-9951-621-04-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)