Shiret Elezi
Appearance
Shiret Elezi (lindur më 20 mars 1981, në Frankfurt, Gjermani) është një politikane shqiptare, dhe ish Ministre e Vetëqeverisjes Lokale nga Gostivari, Maqedonia e Veriut. Arsimin fillor dhe të mesëm e ka kryer në Gostivar, është diplomuar në degën e ekonomisë në Universitetin e Tetovës, ndërsa magjistraturë dhe doktoraturën e ka kryer në Universitetin Kirili dhe Metodi në Shkup, në Shkencat Ekonomike.[1] Ka punuar si udhëheqëse e sektorit të financave në Komunën e Gostivarit (2005-2016), gjithashtu si profesoreshë në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës në Gostivar.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Shiret Elezi". Government of Republic of Macedonia. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2017. Marrë më 5 korrik 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Kategoritë:
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Lindje 1981
- Njerëz që jetojnë
- Gra nga Maqedonia e Veriut në politikë
- Shqiptarë në Maqedoni të Veriut
- Njerëz nga Gostivari
- Ministra
- Ministra të Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut
- Absolventët e Universitetit të Shkupit
- Profesorë të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës