Jump to content

Shkolla private

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shkolla jopublike)

Shkollat private të njohura gjithashtu edhe si shkolla të pavarura, zakonisht janë institucione arsimore joqeveritare, të financuara nga personalitetet private, ose organizata joqeveritare, dhe të cilat nuk administrohen nga qeveritë lokale, shtetërore ose kombëtare. Fëmijët të cilët ndjekin mësimet në shkollat private mund ta bëjnë këtë sepse mund të mos jenë të kënaqur me nivelin e arsimit në shkollat publike. Ato mund të zgjidhen për aftësinë e tyre akademike, ose aftësi në fusha të tjera e ndonjëherë edhe për shkak të përkatësisë apo prejardhjes së tyre fetare. Shkollat private ruajnë të drejtën për të zgjedhur studentët e tyre dhe financohen tërësisht ose pjesërisht duke mbledhur pagesat e studentëve të tyre për shkollim, në vend se të mbështeten në taksimin përmes fondeve publike (qeveritare); në disa shkolla private studentët mund të jenë në gjendje të marrin një bursë, duke ulur këtë tarifë shkollimi, në varësi të talentit ose aftësive të një studenti (p.sh. bursë sporti, bursë arti, bursë akademike), nevojë për ndihmë financiare, ose bursa krediti tatimore [1] të cilat mund të jetë në dispozicion. Disa shkolla private janë të lidhura me një fe ose religjion të veçantë, siç është judaizmi, katolicizmi romak apo luteranizmi. Në shekullin e kaluar, afërsisht një në 10 familje amerikane kishte zgjedhur të regjistrojë fëmijët e tyre në një shkollë private. [2]

  1. ^ "What is a Tax-Credit Scholarship? - EdChoice". EdChoice (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2018. Marrë më 31 maj 2018.
  2. ^ "Who Goes to Private School? Long-term enrollment trends by family income - Education Next". Education Next (në anglishte amerikane). 17 korrik 2018. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2018. Marrë më 2 tetor 2018.