Shqiprim Arifi
Shqiprim Arifi | |
---|---|
Shqiprim Arifi | |
Kryetar i Komunës së Preshevës | |
Titullar | |
Në detyrë 2016 - 2021 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 14 qershor 1976 Mannheim, Gjermania Perëndimore |
Nënshtetësia | Serb, Gjerman |
Partia politike | Alternativa për Ndryshim |
Shqiprim Arifi (Serbisht: Шћиприм Арифи; lindi më 14 qershor 1976) është një politikan shqiptar nga Serbia dhe Kryetar i Komunës së Preshevës në periudhën 2016 - 2021.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqiprim Arifi lindi më 14 qershor 1976 në Mannheim, (atëherë Gjermania Perëndimore). Ai është me origjinë nga fshati Tërnavë, afër Preshevës. Në Gjermani, ai ndoqi shkollën fillore, dhe në fushën e logjistikës, ai ndoqi shkollën e ekonomisë, të cilën e përfundoi në viti 1998.
Pas diplomimit, ai filloi të punojë për NAAF si menaxher i sektorit ndërkombëtar, dhe në vitin 2002 ai filloi një biznes privat në fushën e logjistikës, ndërsa shumë shpejt hapi degët e kompanisë së tij në Stuttgart, Leipzig, Hamburg, Bratisllavë dhe Kumanovë.[1]
Ai u kthye nga Gjermania në Preshevë më 2003.[1]
Pas zgjedhjeve lokale në 2016, ai u zgjodh kryetar i komunës së Preshevës, ndërsa u rizgjodh në shkurt 2018.[1] Në vitin 2016, Arifi u bë kryetar i një prej vetëqeverisjeve lokale në Serbi, megjithëse nuk fliste serbisht.[2]
Ai mbron aneksimin e Luginës së Preshevës në Kosovë.[3][4]
Ai është i martuar dhe ka tre vajza.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Председник општинe Прешево
- ^ Alo!. "Funkcioner u Srbiji, a ne zna reč srpskog?!". alo (në serbisht). Marrë më 9 mars 2021.
- ^ ": Шћиприм Арифи: Албанци Прешевске долине ни по коју цену не прихватају поделу Косова како би се жеља за уједињењем са Косовом остварила". Нова српска политичка мисао (në serbisht). Marrë më 9 mars 2021.
- ^ R.E./Beta (30 gusht 2018). "PREDSEDNIK OPŠTINE PREŠEVO ŠĆIPRIM ARIFI: Ili će se cela Preševska dolina pripojiti Kosovu ili će Albanci nastaviti rat sa Srbijom". Ekspres.net (në serbisht). Marrë më 21 korrik 2021.