Jump to content

Shtatë mrekullitë e botës së lashtë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shtatë mrekullitë e botës së lashtë (nga e majta në të djathtë, nga lart poshtë)
Piramida e Keopsit
Kopshtet e varura të Babilonisë
Tempulli i Artemidës në Efes
shtatorja e Zeusit në Olimpia
Maozeleumi i Mauzolit në Halikarnas
Kolosi i Rodosit
Fari i Aleksandrisë

Listë me shtatë mrekullitë e botës së lashtë është shkruar rreth shek II p.e.s. Referime e parë në lidhje me këtë ide është gjetur në Histori të Herodoti, shek V p.e.s. Dekada më vonë, historianët helenë shkruan për monumentet më të madhërishme të kohës. Callimachus i Cyrenes (305p.e.s-240p.e.s), kryebibliotekar i Alexandria Mouseion, shkroi "Përmbledhje e mrekullive nëpër botë". Gjithçka dimë për këtë përmbledhje është vetëm titulli, sepse ajo u dogj në zjarrin që i ra bibliotekës. Lista përfundimtare është plotësuar gjatë mesjetës. Lista përmbante 7 monumentet më mahnitëse të botës antike, disa prej të cilave pothuaj u zhdukën gjatë mesjetës. Të tjera as që nuk "jetonin" më. Midis referencave më të vjetra rreth listës kanonike janë gdhendjet e artistit hollandez Maerten van Heemskerck (1498-1574) dhe Johann Fischer von Erlach me veprën “Histori e Arkitekturës”. Sot, evidencat arkeologjike zbulojnë disa prej mistereve që rrethonin historinë e këtyre mrekullive prej shekujsh. Për ndërtuesit e tyre, 7 mrekullitë ishin një celebrim i fesë, mitologjisë, artit, fuqisë dhe shkencës. Për ne, ato pasqyrojnë aftësinë e njeriut për të ndryshuar ambjentin duke ndërtuar konstruksione madhështore, njëra prej të cilave i qëndron kohës edhe në ditët tona.

Shtatë mrekullitë e botës së lashtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Piramida e Keopsit
Kopshtet e varura të Babilonisë
Tempulli i Artemidës në Efes
shtatorja e Zeusit në Olimpia
Maozeleumi i Mauzolit në Halikarnas
Kolosi i Rodosit
Fari i Aleksandrisë

Kam parë muret e Babilonisë së pathyeshme, përgjatë të cilëve një koçi mund të garojë, kam parë Kopshtet e varura, Kolosin e Rodosit, kam parë edhe malet e ndërtuara nga njerëzit piramidat e larta,edhe varrin gjigand të Mausolonit, por kur pashë tempullin e Artemisës që çante retë gjithë të tjerët ranë në hije, edhe dielli vetë, nuk ka parë kurrë asgjë të tillë që të barabitet me të jashtë Olimpit

— Antipateri, Antologji Greke IX.58
Mrekullia Data e ndërtimit Ndërtuesi Për tu vënë re Data e rrënimit Shkaku i rrënimit Vendndodhja moderne
Piramida e Keopsit (Piramida e madhe e Gizës) 2584-2561 Pr.l.k Egjiptianët Besohet se është ndërtuar si një varrë monumental i Faraonit Keops gjatë dinastisë së katërt në Egjiptin e Lashtë Ekziston Ende Ekziston Ende Giza, Egjipt
Kopshtet e varura të Babilonisë 605-562 Pr.l.k Babilonasit Diodorus Sikulus i përshkroi kopshtet disa katësh që arrinin 22m lartësi, me makineri për vaditje dhe qarkullimin e ujit. Pemë të mëdha kultivoheshin edhe në majë të çative. U ndërtua nga Nebukodonosori II për gruan e tij Amitisin i Medijes. Pas shek. I-rë Pr.l.k Tërmet Al Hillah, Babil, Irak
shtatorja e Zeusit në Olimpia 466-456 Pr.l.k (Tempulli)
435 Pr.l.k (Statuja)
Helenët Zuri të gjthë gjerësinë e korridorit të tempullit që u ndërtua për ta strehuar statujën.Kjo statujë ishte 12 m e lartë. Shek. V-VI Ps.l.k Zjarri Olimpia, Greqi
Tempulli i Artemidës në Efes 550 Pr.l.k Lidianët, Persët, Helenët Iu dedikua perëndeshës helene Artemis, dhe u deshën 120 vjet që të ndërtohej. Herostratusi e dogji krejtësisht për të fituar famë të përjetshme. U rindërtua nga Leka i Madh dhe u shkatërrua përsëri nga Gotët. U rindërtua përsëri, por në vitin u mbyll 391 dhe u shkatërrua nga një turmë e udhëhequr nga Shën Gjon Gojëarti në 401. 356 Pr.l.k (nga Herostratus)
262 Ps.l.k (nga Gotët)
391 Ps.l.k (nga një turmë e udhëhequr nga Shën Gjon Gojëarti)
Zjarrvënie nga Herostratus, plaçkitje pranë Selçuk-ut, Izmir, Turqi
Maozeleumi i Mauzolit në Halikarnas 351 Pr.l.k Karianët, Persët, Helenët Lartohej rreth 45 metera dhe në të katër anët ishte i stolisur me skluptura. Origjina e fjalës mauzoleum, varr monumental i ndërtuar për Mausolon, një satrapPerandorinë Perse në 1494 Struktura origjinale u shkatërrua nga përmbytja. Më pas u rindërtua një strukturë e re e cila u shkatërrua pjesërisht nga një tërmet dhe përfundimisht nga Kryqëzatat. Bodrum, Turqi
Kolosi i Rodosit 292-280 Pr.l.k Helenët Statujë gjigande e perëndisë helene, Heliosit, perëndia e diellit, c. 35 m e lartë. 226 Pr.l.k Tërmet Rodos, Greqi
Fari i Aleksandrisë 280 Pr.l.k Egjiptianët helenistikë, (Helenët) Rreth 115-135 metra e lartë, ky far ka qenë për shekuj me rradhë struktura më e lartë në Tokë. Ishulli në të cilin ishte ndërtuar, Faros, i dha emrin fjalës Latine për "far". 1303-1480 Tërmet Aleksandria, Egjipt