Shukri Bakalli
Haxhi hafiz Shukri efendi Bakalli (serbokroatisht: Šukrija Bakalović, 1914 – 1975) ishte imam e muezin nga Ulqini, kryetar i Bashkësisë Islame në Malin e Zi nga viti 1959 deri në vdekje.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindi më 5 shkurt 1914 në Ulqin, atëherë pjesë e Mbretërisë së Malit të Zi. Në rini ndoqi mejtepin, ku u veçua në leximin e Kuranit, dhe kështu në moshë të re u bë hafiz. Shkollimin e vazhdoi në Shkodër të Shqipërisë, e pas përfundimit kthehet në Ulqin, ku më 1933 emërohet myezin i Xhamisë së Kuvendit. Më 1936 emërohet imam në Dinoshë, pranë Podgoricës, ku do të qendroj deri në vitin 1951, kur emëroeht kryeimam i Podgoricës. Më 14 nëntor 1959 në Kuvendin e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën Popullore të Malit të Zi, u zgjodh kryetar i Meshihatit të Bashkësisë Islame, post që e mbajti deri në vdekje, deri më 12 tetor 1975.[1]
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Bajro Agović: HADZI HAFIZ SUKRIJA BAKALOVIC – ul-gov.me