Bashkësia Islame në Mal të Zi
Pamja
Islamska zajednica u Crnoj Gori | |
| Themeluar më | 1878 |
|---|---|
| Lloji | Organizatë fetare |
| Selia | Podgoricë, Mali i Zi |
Rajoni | |
Gjuha zyrtare | Malazisht, bosnjanisht, shqip |
Prijësi | Reisi Rifat Fejziq |
| Faqja në internet | monteislam |
Bashkësia Islame në Mal të Zi (malaz. Islamska Zajednica u Crnoj Gori) është një bashkësi fetare e pavarur nga shteti e myslimanëve në Mal të Zi. Kreu i sotëm i bashkësisë, i titulluar reis, është Rifat Fejziqi, i zgjedhur të parën herë në vitin 2003.[1]
Prijësit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Myftijtë e Malit të Zi
(1878 – 1918) | |||
|---|---|---|---|
| # | Emri dhe mbiemri | Vitet në detyrë | Shënime |
| 1 | Salih ef. Huli | 1878 – 1883 | |
| 2 | Mustafa ef. Tikveshlija | 1887 – 1912 | |
| 3 | Myrteza ef. Karagjuzoviq | 1912 – 1918 | |
| Kryetarët e Meshihatit të Bashkësisë Islame të Malit të Zi
(1948 – 2003) | |||
| 4 | Hysein ef. Rexhepagiq | 1948 – 1959 | |
| 5 | hfz. Shukri ef. Bakalli | 1959 – 1975 | |
| 6 | Idriz ef. Demiri | 1976 – 1994 | |
| Reisët e Bashkësisë Islame të Malit të Zi
(2003 – sot) | |||
| (6) | Idriz ef. Demiri | 1994 – 2003 | |
| 7 | Rifat ef. Fejziq | 2003 – në detyrë | |
Organizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bashkësia Islame e Malit të Zi është e ndarë në 14 mexhlise (këshilla) të Bashkësisë Islame: Beranë, Bellopojë, Dinoshë, Grykë e Kotorrit dhe Budua, Guci, Ostros, Petnjicë, Plavë, Plevlë, Podgoricë, Rozhajë, Tivar, Tuz dhe Ulqin.[2]
Shih dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ REIS ISLAMSKE ZAJEDNICE – monteislam.com
- ↑ "Islamski objekti". vakufi.me (në boshnjakisht). Marrë më 2023-08-07.