Simon Jubani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dom Simon Jubani (Shkodër, 8 mars 1927 - 12 korrik 2011) ka qenë klerik katolik i burgosur dhe i përndjekur nga regjimi komunist me 26 vjet burg, të vëllain Dom Lazrin ia helmoi me arsenik Sigurimi më 22 korrik-2 gusht 1982. Ka qenë meshtari i parë që çoi meshën e parë dhe më pas më 11 nëntor kremtoi meshën e parë publike tek Varrezat e Rrmajit në Shkodër.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Shkodër, më 5 mars të vitit 1927. Në moshën 16-vjeçare filloi Shkollën Apostolike të jezuitëve. Pas mbylljes së shkollave katolike, në mars të vitit 1946 kaloi në Gjimnazin e Shtetit. Më vonë u transferua në Tiranë, ku kreu një kurs radio-rontgen. Pasi punoi për pak kohë në spitalin ushtarak të kryeqytetit, u mobilizua në ushtri. Në krye të tri viteve u kthye në Shkodër, ku iu paraqit Imzot Ernest Çobës dhe iu lut ta shuguronte meshtar, por ai e këshilloi të priste. Rifilloi punë si radiolog në Sanatoriumin e Shkodrës.

Në vitin 1957-‘58 mori urdhërat e meshtarisë dhe u dërgua në Mirditë si famullitar, ku dhe u arrestua. Bëri 26 vjet burg. U lirua më 13 prill 1989 bashkë me klerikë të tjerë, në sajë të perestrojkës. Më 4 nëntor 1990 kremtoi të parën meshë publike, në kapelën e djegur të varrezave të Rrëmajit, në prani të 200-300 besimtarëve. Më datë 11 të po atij muaji, gjithnjë në kapelën e Rrëmajit, kremtoi dhe meshën e dytë publike, këtë herë me një fjalim të mirëpërgatitur, programatik, që thyente heshtjen 24 vjeçare. Më 11 korrik 1992, Universiteti i San FranciskosKaliforni i akordoi diplomën «Doctor Honoris Causa» në shkenca humane. Në korrik 1996, shteti i Miçiganit e nderoi me diplomë të posaçme. Ndërroi jetë më 12 korrik të vitit 2011, në spitalin e qytetit të Shkodrës.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Çelo Hoxha, Azem Qazimi, red. (2015). Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist I-K (PDF). Vëll. IV. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 79–80. ISBN 978-9928-168-01-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)