Sistemi urinar
Sistemi urinar | |
---|---|
![]() | |
1. Sistemi urinar i njeriut: 2. Veshka, 3. Pelvisi renal, 4. Ureteri, 5. Fshikëza urinare, 6. Uretra. 7. Gjëndra e adrenalinës |
Sistemi urinar (i quajtur gjithashtu edhe sistemi ekskretues) është sistemi i organeve që prodhon, depoziton dhe largon urinën. Në njerëz, ky sistem përfshin dy veshka, dy ureterë, fshikëzën urinare, uretrën dhe dy muskuj sfinkter.
Fiziologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Veshka[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Veshkat janë organe në formë fasuleje që shtrihen në abdomen, mbrapa peritoneumit të organeve të tretjes, rreth ose poshtë kafazit të kraharorit dhe pranë vertebrës lumbare. Organi ka madhësinë e një grushti, rrethohet nga yndyrnat perirenale dhe gjendur në polin më të lartë të secilës veshkë është gjendra e adrenalinës. Veshkat marrin një sasi gjaku prej 1,25 litrash në minutë (25 % e vëllimit të gjakut të pompuar nga zemra) nga arteriet renale që ushqehen nga aorta abdominale. Kjo është mjaft e rëndësishme sepse funksioni kryesor i veshkave është pastrimi i mbeturinave të tretshme nga gjaku. Pjesa tjetër e veshkave gjendet në fundin e tyre në ureterët.
Veshkat kryejnë një sërë funksionesh si: mbledhja e urinës, sistemimi i elektroliteve, dhe ruatja e parametrave bazë-acid. Veshkat nxjerrin jashtë dhe thithin elektrolit (psh. natriumi, kaliumi dhe kalciumi) nën ndikimin e hormoneve. Baraspesha e pH (pehashit) kryhet duke nxjerrë jashtë (ekskretuar) acidet dhe jonet amon. Përveç kësaj, ato heqin qafe urenë, një mbeturinë nitrogjenore e prodhuar prej reaksioneve të aminoacidëve.
Njerëzit prodhojnë rreth 2,9 litra urinë në 24 orë, ndonëse kjo sasi ndryshon sipas rrethanave. Për shak se shkalla e pastrimit në veshkë është në proporcion me shkallën e pastrimit në glomerulë, (e cila vetë është e lidhur me qarkullimin e gjakut në veshkë) ndryshimi i sasisë së lëngjeve në gjak ndikon në funksionimin e veshkës. Hormonet ekzogjene (që ndodhen jashtë sistemit) dhe endogjene (që ndodhen brenda sistemit) ndryshojnë sasinë e gjakut që qarkullon në qarkullon në glomerulë. Disa mjekime ndikojnë në mënyrë direkte ose indirekte në prodhimin e urinës. Diuretikët e arrijnë këtë duke ndryshuar sasinë e elektroliteve të thithur ose ekskretuar, duke shkaktuar prodhimin e urinës.