Jump to content

Skënder Çami

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Skënder Çami (Mallun, 1899 - Korçë, 4 mars 1942) ka qenë ushtarak shqiptar.[1]

U lind më 1899 në Mallum të kazasë së Filatit, u arsimua në Greqi dhe mbaroi shkollën e oficerëve për artileri. Në fillim shërbeu si qarkkomandant i Shkodrës[2] dhe i Tiranës, më pas u dërgua për dy vjet për t'u specializuar në Akademinë e Karabinierisë në Itali. Më vonë u transferua në Gjirokastër dhe më vonë në prefekturën e Kosovës dhe në fund në Korçë.

Gjate Luftës italo-greke së bashku me Aziz Çamin, Spiro Çallëken dhe Nuredin Dinon udhëhoqën lëvizjen e armatosur çame, duke udhëhequr një prej dy batalioneve shqiptare që u krijuan gjatë luftës.

Duke shërbyer si kuestor në Korçë, u vra më 4 mars të vitit 1942. Për vrasjen e tij u përfol emri i Ramiz Aranitasit.[3]

  1. ^ "Cami Skender". cadutipolizia.it. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Bethell, Nicholas (2016). The Albanian Operation of the CIA and MI6, 1949–1953: Conversations with Participants in a Venture Betrayed. McFarland. fq. 82. ISBN 9781476623818. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Dervishi, Kastriot (2010). Plumba politikës. Tiranë: 55. fq. 120–121. ISBN 978-99943-56-43-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)