Jump to content

Sllavo-Serbia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Harta e vendndodhjes së Sllavo-Serbisë.

Sllavo-Serbia ose Sllaveno-Serbia (ukrainisht: Слов'яносербія; rusisht: Славяносербия, transliterimi: Slavyanoserbiya; serbisht: Славеносрбија / Slavenosrbija ose Славосрбија / Slavosrbija; Sllavo-Serbisht: Славо-Serbія ose Славено-Serbія), ishte një territor i Rusisë Perandorake nga 1753 deri në 1764. Ndodhej në bregun e djathtë të lumit Donec midis lumit Bahmutka (Бахмут) dhe lumit Luhan (Лугань). Kjo zonë sot përbën territoret e rajonit të sotëm të Luhanskut dhe rajonit të DoneckutUkrainës. Qendra administrative e Sllavo-Serbisë ishte Bakhmut (Bahmut).

Me dekret të Senatit të 29 majit 1753, tokat e lira të kësaj zone iu ofruan për vendbanim serbëve, rumunëve, bullgarëve, grekëve dhe popujve të tjerë ballkanikë të besimit të krishterë ortodoksë për të siguruar mbrojtjen e kufijve dhe zhvillimin e kësaj pjese të stepave.

Sllavo-Serbia drejtohej drejtpërdrejt nga Senati qeverisës i Rusisë dhe Kolegji i Luftës. Kolonët formuan përfundimisht regjimentin Hussar Bakhmut. Gjithashtu në 1764, Sllavo-Serbia u shndërrua në Donets uyezd të Guvernatorit Yekaterinoslav (tani në Dnipropetrovs'ka Oblast', Ukrainë). Komandantët e Sllavo-Serbisë ishin kolonelët Rajko Depreradoviq dhe Jovan Sheviq. Këta kolonelë serbë udhëhoqën ushtarët e tyre në fushata të ndryshme ushtarake ruse; në kohë paqeje ata i mbajtën vendet kufitare, së bashku me Kozakët, të lirë nga inkursionet e shteteve të tjera. 

Provinca kishte një popullsi të ndryshme etnike që përfshinte serbë, rumunë dhe të tjerë. Në vitin 1755, popullsia e Sllavo-Serbisë numëronte 1513 banorë (të dy gjinive). Në vitin 1756, në regjimentin e Jovan Sheviqit kishte 38% serbë, 23% rumunë dhe 22% të tjerë.[1]

  1. ^ Posunjko 2002, p. 36