Karl Topia: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Kategoritë
Kategoria:Katolikë shqiptarë
Rreshti 29: Rreshti 29:
[[Kategoria:Vdekje - Shekulli XIV]]
[[Kategoria:Vdekje - Shekulli XIV]]
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Katolikë shqiptarë]]
[[Kategoria:Njerëz nga Durrësi]]
[[Kategoria:Njerëz nga Durrësi]]
[[Kategoria:Princa shqiptarë]]
[[Kategoria:Princa shqiptarë]]

Versioni i datës 15 prill 2016 14:58

Karl Topia
Princ i Arbërit
FëmijëGjergj Topia, Helena Topia, Maria Topia, Niketa Topia
ShtëpiaShtëpia e Topiajve
I atiAndrea Topia
E ëmaIllegitimate Anjou
U lind1331, Durrës Mbretëria e Shqipërisë
Vdiq1388 (57 Vjeç)
Elbasan, Principata e Topiajve
VarrimiManastiri i Gjon Vladimirit Shqiperi

Karl Topia - princ shqiptar dhe kont i Durrësit.

Historia

Një nga tregimet me interesante, aq sa i përngjan një legjendë dhe qe lidh anzhuinet me shqiptaret është dhe ajo e Tanush Topias, kontit të Durrësit, dhe lidhjes së tij me Helenën franceze, bije e familjes mbretërore anzhuine. Tanushi e kishte parë Helenën për herë të parë në kështjellën e Durrësit, kur ajo kishte ardhur me një anije vetëm sa për të kaluar një mbrëmje dhe për t'u nisur pastaj brigjeve të Greqisë, ku e priste i fejuari i saj frëng, princ i ishujve të Moresë. Ajo ishte bionde dhe një bukuroshe e ashpër nga krahina e Anzhuse. I ndezur nga dashuria për te, Tanushi që atë mbrëmje e rrëmbeu francezen me pasionin e tij. Ajo e pëlqeu menjëherë princin e pashëm shqiptar dhe nuk pranoi të vazhdonte udhëtimin e nisur drejt Greqisë. I dërguari i mbretit në Durrës, guvernatori francez, me kot e kërcënoi se mbreti do t'i dërgonte ushtrinë dhe do t'ja digjte të gjitha pronat. Por çifti tashmë jetonte ditët e një lumturie të madhe. Tanush Topia shpalli dasmën dhe thirri gjithë princat shqiptare. Një vit më vonë u lindi një djalë që Helena e quajti Charles (Karl) në kujtim të stërgjyshit të saj. Mbreti që rrinte në Napoli, nuk guxoi të sulmonte Durrësin me flotën e tij. Ai e dinte që princi shqiptar do të gjente mbështetjen e princërve të tjerë dhe betejën do ta humbte, e bashke me te dhe mbretërinë. Shumë vite do të kalonin dhe më se fundi, mbreti anzhuin do t'u çonte mesazhe miqësie dhe i ftoi ata të shkonin ne pallatin e tij në Napoli. Një ditë, Tanush Topia dhe Helena e bukur do ti hipnin anijes dhe do të niseshin neper Adriatik drejt Napolit. Mbreti Robert u kishte çuar fjale se i kishte falur dhe se në Napoli po përgatiteshin festimet e pritjes së princit shqiptar. Helena përpiqej të imagjinonte se si do të ishte ky takim me atin. Ajo e njihte mirë zemëraten e tij dhe shpresonte se pas kaq vitesh, mllefi i tij qe shuar dhe ndoshta tashmë me siguri ai do kishte mall jo vetëm të shihte atë, por dhe Karlin e vogël, që mbante si kujtim emrin e dëgjuar. Por ky pinjoll i lindur nga historia e një rrëmbimi apo i një dashurie të nëmur, me gjak shqiptar e francez, nuk do ti ndiqte prindërit e tij. Ai kishte mbetur në kështjellë. Në Napoli, Topia u prit me nderime të medha dhe ceremonia vazhdoi gjer natën vonë. Helena dhe Tanushi nuk e dinin se po kalonin natën e fundit të jetës së tyre. Mbreti urdhëroi ti vrisnin që të dy, dhe në mëngjes kufomat e tyre u zhdukën. Rrëmbimi i Helenës, si në teatrot klasike greke, përfundoi me një tragjedi të tmerrshme. Principata mbajti zi për princin dhe princeshën e vrarë. Një armiqësi u krijua për mbretin e Anzhuse.

Sa më shumë rritej princi i vogël, aq më shumë ai krenohej me prejardhjen e tij shqiptare e franceze.Qe ne rini u shqua per diplomaci dhe oratori . Kur u bë zot i Durrësit dhe i krahinës përreth, në stemën e tij ai vazhdoi të mbante zambakët heraldikë duke shtuar dhe luanin e stemës së herëshme të anzhuinëve. Karl Topia përmendet për herë te parë rreth viteve 1350, në një kohë kur anzhuinët e zotëronin ende Durrësin, por jo "de facto". Shqipëria vazhdonte te quhej "Regnum Albania" me kryeqendër Durrësin. Shume vite me vone, anzhuinet e sulmojne qytetin dhe e pushtojne ate me 1368-te, por ai clirohet perseri disa vite me vone. Me 1374, Papa Grigor XI, duke pare forcën e princit Karl Topia, i dha atij titullin "Grande Comte d'Albania" (Kont i madh i Shqipërisë). Ne ane te zotesise se tij ne oratori dhe mjeshterise se tij ne diplomaci ai arriti ti zhvaste princit te balshajve edhe disa toka ,duke hapur serish problemin e qytetit te durresit .

Literatur

  • Allgemeine Encyclopädie der Wissenschaften und Künste, hrsg. v. Johann Samuel Ersch, Johann Gottfried Gruber. Leipzig 1868. Theil 86, S. 41-42

[/i]