Aqif Blyta: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
No edit summary Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari |
No edit summary Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari |
||
Rreshti 6: | Rreshti 6: | ||
| datëlindja = 1887 |
| datëlindja = 1887 |
||
| vendlindja = [[Pazari i Ri]], [[Vilajeti i Kosovës]], [[Perandoria Osmane]] |
| vendlindja = [[Pazari i Ri]], [[Vilajeti i Kosovës]], [[Perandoria Osmane]] |
||
| data e vdekjes = 21 janar |
| data e vdekjes = 21 janar 1945 |
||
| vendvdekja = Pazari i Ri, [[ |
| vendvdekja = Pazari i Ri, [[Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë|Jugosllavi]] |
||
| qyteti ku jeton = |
| qyteti ku jeton = |
||
| kombësia = [[Shqiptar]] |
| kombësia = [[Shqiptar]] |
||
| nënshtetësia = |
| nënshtetësia = |
||
| arsimimi = |
| arsimimi = |
||
Rreshti 32: | Rreshti 32: | ||
| çmime = |
| çmime = |
||
}} |
}} |
||
'''Aqif Blyta''' (ose Aqif Haxhiahmetoviq; [[1887]] – 21. janar [[1945]]) populli i Sanxhakut të |
'''Aqif Blyta''' (ose Aqif Haxhiahmetoviq; [[1887]] në [[Pazari i Ri]], [[Pazari i Ri]], [[Vilajeti i Kosovës]] – 21. janar [[1945]] edhe atje) populli i Sanxhakut të Pazarit i Ri e njeh si ''Aqif-efendia''. |
||
== Biografia == |
== Biografia == |
Versioni i datës 9 shkurt 2018 11:37
Aqif Blyta | |
---|---|
Aqif Blyta (ose Aqif Haxhiahmetoviq; 1887 në Pazari i Ri, Pazari i Ri, Vilajeti i Kosovës – 21. janar 1945 edhe atje) populli i Sanxhakut të Pazarit i Ri e njeh si Aqif-efendia.
Biografia
Aqif Blyta është njëri ndër politikanët dhe patriotët shqiptarë të Sanxhakut të Pazarit të Ri ndërmjet dy luftërave Botërore dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Emini, babai i Aqifit, u kujdes qysh herët që i biri të vazhdojë mësimet në ndonjë shkollë, ngase shihte tek ai një lloj pjekurie e talenti të veçantë, një lloj ngazëllimi të madh përpara librave. Por, Pazarit të Ri gjatë viteve 1902-1903, i mungonin shkollat dhe sidomos ato shqipe. Është kjo arsyeja që Emin Blyta i jep disa mësime privatisht të birit duke e përgatitur për të vazhduar tutje shkollimin, larg shtëpisë. Aqifi dhjetëvjeçar u përball me një qytet të madh siç ishte Izmiri i Turqisë. Në Seneixhe të Izmirit ai vazhdoi shkollimin në Gjimnaz. I ngazëllyer me shqiptarët e shumtë që komandonin në ushtrinë turke, u regjistrua në shkollën ushtarake në Stamboll, mandej në Manastir, ku morri gradën nëntoger.
Në vitet 1915-1918, Aqif Blyta komandoi disa reparte të ushtrisë turke. Lufta e Parë Botërore do të sillte pështjellime të mëdha jo vetëm për Ballkanin por edhe për Evropën, andaj formacionet luftarake osmane do të përballeshin me situata e detyra të vështira taktike e strategjike. Aqifi, tashmë me gradën e kapedanit,do të udhëhiqte disa luftime të reparteve të tij duke u bërë shembull i trimërisë dhe pjekurisë në marrjen e vendimeve luftarake.
Pranvera e vitit 1919, solli ndryshime të mëdha në jetën e Aqif Blutës. I plagosur dy herë në luftë, i graduar dhe i propozuar për të marrë gradime të reja, Aqif Bluta e kupton se rruga e tij tani ishte vetëm ajo që po e çonte në Pazarin e Ri. Miqve të vet në prag të kthimit ju thotë ; “Shkolla e burrnija s’na ka mungue askurrë na shqyptarvet të ardhun këtu në Stamboll. Por per mue,ajo çka i dhash Turqisë asht e mjaftueshme. Hije s’po me ka me mbush gjoksin me dekorata kur kufinin e Shqypnisë e kërcnon serbi e greku natë me natë. Po iki e po ju tham edhe ju që të hidhni dyfekët e turkut për me mbrojt votrat tona “.[1]
Me tu kthyer në verën e viti 1919 te prindërit në Pazarin e Ri, menjëherë u martua me Mahijen të bijën e Halit Komanit nga Gjakova.
Në verën e vitit 1919, në Shkup, mori pjesë në Kongresin themelues të organizatës ”Xhemiet” (Bashkimi). U shqua si aktivist i asaj organizate dhe u zgjodh sekretar. Më 1920 u zgjodh kryetar i bashkisë së Pazarit të Ri. Pasi që nuk pranuan të jenë nën diktatin e mbretit Aleksandër dhe të Nikolla Pashiqit, Xhemijetit në vitin 1924 i ndalohet veprimtaria.[2]
Aqif Blyta është veprimtar i shquar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe deputet në Kuvendin Kombëtar në Tiranë (1943-1944). Haqf-efendia është më i merituari në mbrojtjen e N. Pazarit nga qetnikët. Aqif efendiu është lindur në N. Pazar në vitin 1887. Në N. Pazar babi i tij Emin-aga Blyta kishte ardhur nga Gjakova. Aqif Blyta ka kryer akademinë ushtarake në Manastir, në të njëjtën akademi ku kishte studiuar edhe kryetari turk Mustafa Kemal Atatürk. Me kryrjen e akademisë kishtë arritë gradën e kapitenit. Në shtetin e ri të Mbretërisë Jugoslave, Aqif Blyta ishte një ndër të parët për formimin e Partisë Xhemijeti të myslimanëve shqiptarë. Më 18 dhjetor 1919, kur u mbajt edhe Kuvendi i saj themelues, Aqif Blyta zgjedhet sekretar[3]. Xhemijeti bashkonte myslimanët, boshnjakët dhe shqiptarët. Në verën e vitit 1919, në Shkup, mori pjesë në Kongresin themelues të organizatës ”Xhemiet” (Bashkimi). U shqua si aktivist i asaj organizate dhe u zgjodh sekretar. Më 1920 u zgjodh kryetar i bashkisë së Pazarit të Ri. Pasi që nuk pranuan të jenë nën diktatin e mbretit Aleksandër dhe të Nikolla Pashiqit, Xhemijetit në vitin 1924 i ndalohet veprimtaria. Që nga ky vit e deri në vitin 1990 shqiptarët dhe popujt tjerë joserbe nuk kanë pasur partitë e tyre politike.
Në zgjedhjet parlamentare të viteve 1920, 1925, 1927, 1933, 1935 dhe 1938, ndonëse ishte përfaqësues më në zë i popullsisë së trevës së Sanxhakut , për shkak të manipulimeve dhe grabitjes së votave nga autoritetet serbe, nuk u zgjodh deputet i parlamentit të Mbretërisë Serbo Kroate Sllovene, përkatësisht të Mbretërisë së Jugosllavisë (1929-1941). E arriti atë vetëm në zgjedhjet e vitit 1923. Në parlamentin jugosllav u shqua si përkrahës e bashkëpunëtor i afërt i Ferhat Dragës; kundërshtar i vendosur i politikës së ndjekur nga qarqet serbe, për shpronësimin dhe shpërnguljen me dhunë të popullit shqiptar.
Populli i Sanxhakut i është mirënjohës posaçërisht për shkak të angazhimit të tij në pengimin e shpërnguljes së popullsisë nga Sanxhaku për Turqi. Aqif Blyta duke qenë personaliteti më i rëndësishëm i organizim ushtarak dhe politik ishte në shënjestër të tri atentateve të organizuar. Për dy atentateve të parë ishin përgjegjës nacionalistët serbomëdhenj nga Beogradi, ndërsa për atentatin e tretë kanë qenë komunistët vendas të Sanxhakut të cilët për ekzekutues kishin caktuar Hasë Rozhaja të cilët më në fund ishin tërheqë nga ky vendim. Kah fundi i vitit 1941 organizon mbrojtjen e N. Pazarit nga çetnikët të cilët vinin nga Rashka. Qëllimi i çetnikëve ishte marrja e N. Pazarit dhe mandej tërë Sanxhakun me qëllim të shfarosjes së popullsisë shqiptare dhe myslimane. Ngjarjet që u zhvilluan tutje treguan se Aqif Blyta me ushtrinë e tij të formuar dhe me ndihmen e njësive nga Peshteri dhe me ndihmën që i arriti nga vëllezërit kosovarë nën udhëheqjen e Shaban Polluzha arritën të mbrojnë këto territore nga çetnikët.
Pas depërtimit të forcave partizane jugosllave në ato treva, iu dorëzua organeve të pushtetit partizan në Gjakovë, të cilët e çuan në Pazarin e Ri. Mbas torturave mizore, bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë Ahmet Dacën me tre djemtë e tij u pushkatuan në Haxhet (lagje e sotme e Pazarit të Ri) me 21 janar 1945 nga OZN-a jugosllave.
shih edhe
- Nezavisna revija Sandzak br. 23., 1993 Novi Pazar
- “ Novi Pazar i okolina” Dr. Ejup Mushoviq
- ^ http://gazetadielli.com/aqif-efendi-bluta-sinonim-i-burerise-shqiptare/
- ^ http://gazetakritika.com/Forumi/index.php?itemid=7624#sthash.r5FxXbLu.dpuf
- ^ http://www.mesazhi.com/new/?p=53095
Lidhje të jashtme
- heronjtë e Sanxhakut, boshnjakisht
- Tribina për gjenocidin në Sanxhak në Luftën e Dytë Botërore. boshnjakisht
- Aqif Blyta, shembull i përfaqësimit të popullit në parlament!
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |