Dosjet Uorren: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{Infobox film
{{Infobox film
|Logo=|Montazhi={{Infobox film
|Logo=Conjuring_poster.jpg|Montazhi={{Infobox film
| name = Dosjet Uorren
| name = Dosjet Uorren
| image = Conjuring poster.jpg
| image = Conjuring poster.jpg
Rreshti 36: Rreshti 36:
| budget = $20 million<ref name=BOM/>
| budget = $20 million<ref name=BOM/>
| gross = $319.5 million<ref name="BOM">{{cite web|url=http://www.boxofficemojo.com/movies/?id=conjuring.htm|title=The Conjuring (2013)|website=[[Box Office Mojo]]|accessdate=October 4, 2014}}</ref>
| gross = $319.5 million<ref name="BOM">{{cite web|url=http://www.boxofficemojo.com/movies/?id=conjuring.htm|title=The Conjuring (2013)|website=[[Box Office Mojo]]|accessdate=October 4, 2014}}</ref>
}}}}
}}|Gjuha=Anglisht}}


'''Dosjet Uorren''' (The Conjuring) është një film horror nga James Wan me skenar të Chad Hayes dhe Carey W. Filmi i parë lidhet dhe me çështjen e parë të trajtuar nga çifti Uorren dhe përbën serinë e parë të Dosjeve Uorren. Vera Farmiga dhe Patrick Wilson janë në rolet kryesore si Ed dhe Lorein Uorren, investigues të aktiviteteve paranormale. Çifti Uorren iu vjen në ndihmë familjes Perron, e cila pas zhvendosjes në shtëpinë e re në fermën Rhode Island përjetojnë një sërë aktivitetesh dhe eksperiencash paranormale në1971.
'''Dosjet Uorren''' (The Conjuring) është një film horror nga James Wan me skenar të Chad Hayes dhe Carey W. Filmi i parë lidhet dhe me çështjen e parë të trajtuar nga çifti Uorren dhe përbën serinë e parë të Dosjeve Uorren. Vera Farmiga dhe Patrick Wilson janë në rolet kryesore si Ed dhe Lorein Uorren, investigues të aktiviteteve paranormale. Çifti Uorren iu vjen në ndihmë familjes Perron, e cila pas zhvendosjes në shtëpinë e re në fermën Rhode Island përjetojnë një sërë aktivitetesh dhe eksperiencash paranormale në1971.

Versioni i datës 21 dhjetor 2018 18:11

Dosjet Uorren

Dosjet Uorren (The Conjuring) është një film horror nga James Wan me skenar të Chad Hayes dhe Carey W. Filmi i parë lidhet dhe me çështjen e parë të trajtuar nga çifti Uorren dhe përbën serinë e parë të Dosjeve Uorren. Vera Farmiga dhe Patrick Wilson janë në rolet kryesore si Ed dhe Lorein Uorren, investigues të aktiviteteve paranormale. Çifti Uorren iu vjen në ndihmë familjes Perron, e cila pas zhvendosjes në shtëpinë e re në fermën Rhode Island përjetojnë një sërë aktivitetesh dhe eksperiencash paranormale në1971.

Dosjet Uorren u shfaq për herë të parë në Shtetet e Bashkuara, Kanada në 19 Korrik 2013 dhe mori kritika dhe vleresime pozitive nga publiku i gjerë. Ky film arriti të ardhura 319 milion dollarë kundrejt buxhetit të tij shumë më të vogël rreth 20 milion dollarë. Një film i ngjashëm, Dosjet Uorren 2 u publikua më 10 qershor 2016 dhe autorët thonë se janë në bashkëpunim për një të tretë.

Në territorin e Republikës së Shqipërisë Dosjet Uorren dhe Dosjet Uorren 2 mund të ndiqen në Platformën Dixhitale televizive DigitAlb në kanalin Film Thriller.

Historia

Në 1971, Roxher dhe Karolina Perron shpërngulen në një shtëpi të re në Harrisville, Rhode Island, me pesë vajzat e tyre Andrea, Nensi, Kristina, Sindi, dhe Ejpril. Qeni i tyre Sedi refuzon të hyjë brenda dhe një nga fëmijët , duke luajtur një lojë , gjejnë një hyrje të mbyllur me dërrasa që të çon në një bodrum të vjetër të shtëpise.

Aktivitetet e dyshimta zënë fill qysh në netët e para: të gjitha orët e shtëpisë ndalojnë në orën 3:07 të mëngjesit dhe Ejpril gjen të ngordhur qenin Sedi pranë shtëpisë. Një natë në shtrat, Kristina sheh një qënie djallëzore të cilën vetëm ajo mund ta shohë, duke pretenduar se e do të gjithë familjen e saj të vdekur. Në një tjetër natë, Karolina dëgjon zhurma dhe përplasje në korridor. Kur shkon të kontrollojë,duke ndjekur zhurmat, ajo bllokohet në bodrum nga shpirti. Në të njëjtën kohë, Andrea dhe Sindi sulmohen nga shpirti nga maja e dollapit të tyre.

Karolina vendos të kontaktojë çiftin Ed dhe Lorein Uorren, të cilët sapo kishin investiguar rastin e kukullës Anabela. Çifti Uorren vendos ta shqyrtojë çështjen, vijnë dhe investigojnë shtëpine dhe dalin në përfundimin që shtëpisë mund t'i nevojitet një proces ekzorcizmi, por iu nevojitet një miratim paraprak nga Kisha dhe më shumë prova e fakte për ta bërë këtë. Ed dhe Lorein zbulojnë se shtëpia i përkiste një të akuzuare si shtrigë, Bathsheba Sherman (e afërme e Mary Towne Eastey), e cila sakrifikoi foshnjën e saj njëjavëshe për djallin dhe vrau veten në 1863 duke mallkuar këdo që hynte në pronën e saj.

Për mbledhjen e provave, Ed dhe Lorein vendosin kamera, zile dhe kryqe rreth shtëpisë. Ata shohin Sindin duke ecur Somnanbul drejt dhomës së Andreas, dhe nga shenjat që vijnë nga radiot,ata dëgjojnë shpirtin që udhëzon Ejprilin të futet në dolllap, ku Loreina zbulon një sekret të errët. Loreina hyn dhe rrëshqet derisa del në bodrum, ku zbulon shpirtin e një gruaje të cilin Bathsheba e kishte përdorur dhe kishte vrarë fëmijën kohë më parë. Familja Perron vendos të zhvendoset në një hotel ndërsa çifti Uorren dërgon provat në Kishë. Vajza e çiftit Uorren Xhudi sulmohet në shtëpinë e tyre nga Bathsheba, ndërkohë që Ed Uorren nxiton për ta shpëtuar. Karolina, tashmë e pushtuar nga Bathsheba, merr Kristinën dhe Ejprilin dhe kthehen sërish tek shtëpia. Ed dhe Lorein pasi kthehen gjejnë Karolinën në bodrum duke sakrifikuar Kristinën për djallin siç bëri Bathsheba. Pasi e lidhën Karolinën në një karrige, Ed vendos që Karolinës i nevojitet menjëherë një proces ekzorcizmi, por nuk ka kohë për të pritur përfaqësuesin e Kishës. Ed vendos ta bëjë vetë procesin e ekzorcizmit ndërkohë që sulmohet nga Bathsheba. Karolina e pushtuar tashmë arratiset dhe vihet në ndjekje të Ejprilit për ta vrarë, Loreina përpiqet me gjithë aftësitë e saj të ndalojë Karolinën duke i kujtuar kujtimet e bukura me familjen e saj, duke i dhënë kohë Edit të përfundojë ekzorcizmin, dhe shpëtuar Karolinën dhe Ejprilin nga kthetrat e Bathshebës përgjithmonë.

Gjatë kthimit në shtëpi, Loreina i tregon Edit se Kisha kishte aprovuar një proces të mirëfilltë ekzorcizmi. Ata kanë edhe një çështje tjetër për të shqyrtuar në Rhode Island. Para se të ikin, Ed shton një kuti muzike nga familja Perron tek koleksioni i objekteve të cilat ata i kanë ruajtur nga çështjet e kaluara.. Ajo bën muzikë pasi ekrani i pasqyrës saj bëhet e zezë.

Aktorët & Kasti

  • Vera Farmiga si Loreina Uorren
  • Patrick Wilson si Ed Uorren
  • Lili Taylor si Karolina Perron
  • Ron Livingston si Roxher Perron
  • Shanley Caswell si Andrea Perron
  • Hayley McFarland si Nensi Perron
  • Joey King si Kristina Perron
  • Mackenzie Foy si Sindi Perron
  • Kyla Deaver si Ejpril Perron
  • Shannon Kook si Drew Thomas
  • John Brotherton si Brad Hamilton
  • Sterling Jerins si Xhudi Uorren
  • Marion Guyot si Xhorxhiana Moran
  • Steve Coulter si At Gordon
  • Joseph Bishara si Bathsheba Sherman
  • Morganna May si Debi
  • Amy Tipton si Kamila
  • Zach Pappas si Rik
  • Christof Veillon si Mauris
  • Loreina Uorren si Gruaja në Audiencë

Shiko edhe

Shënime dhe referenca

  1. "THE CONJURING (15)". British Board of Film Classification. April 15, 2013. Retrieved March 4, 2014.
  2. "The Conjuring (2013)". Box Office Mojo. Retrieved October 4, 2014.
  3. Collis, Clark (November 16, 2012). "'The Conjuring': First look at 'Insidious' director James Wan's new horror movie". Entertainment Weekly. Retrieved March 10, 2013.
  4. Alexander, Bryan (July 22, 2013). "The 'true' story behind 'The Conjuring'". USA Today.
  5. "Vera Farming Spies Spirits In First The Conjuring Photos". Cinema Blend. Retrieved March 10, 2013.
  6. Andreeva, Nellie (June 21, 2013). "What's In A Title? 'The Conjuring' Producer And New Line In Dispute Over TV Rights". Deadline Hollywood. Retrieved June 22, 2013.
  7. Smith, Michael (July 20, 2013). "James Wan The Conjuring a Remake?". Guardian Liberty Voice.
  8. Trumbore, Dave (June 29, 2013). "Screenwriters Chad and Carey Hayes Talk THE CONJURING, Finding the Film's Point of View, Real Life Paranormal Incidents and the Appeal of Horror". Collider. Retrieved June 29, 2013.
  9. Fleming, Michael (June 16, 2009). "Summit possesses 'The Conjuring'". Variety. Retrieved June 22, 2013.
  10. Gardner, Eriq (June 25, 2013). "New Line Claims 'Conjuring' Partner Committed Trademark Fraud". The Hollywood Reporter. Retrieved June 25, 2013.

Lidhje të jashtme

  1. ^ "THE CONJURING (15)". British Board of Film Classification. prill 15, 2013. Marrë më mars 4, 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ a b "The Conjuring (2013)". Box Office Mojo. Marrë më tetor 4, 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)