Tretësirat: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
No edit summary |
No edit summary |
||
Rreshti 1: | Rreshti 1: | ||
[[File:SaltInWaterSolutionLiquid.jpg|Right|thumb|180px|Tretësira fiziologjike e NaCl, e cila formohet duke shtuar substancën e tretur (NaCl) në tretës ( Uji) ]] |
[[File:SaltInWaterSolutionLiquid.jpg|Right|thumb|180px|Tretësira fiziologjike e NaCl, e cila formohet duke shtuar substancën e tretur (NaCl) në tretës ( Uji) ]] |
||
'''Tretësirat''' janë sisteme homogjene të përbëra nga dy ose më shumë komponentë. Nëse nga dy substanca është formuar një përzierje homogjene, një përzierje të tillë e quajmë tretësirë. |
'''Tretësirat''' janë sisteme homogjene të përbëra nga dy ose më shumë komponentë. Nëse nga dy substanca është formuar një përzierje homogjene, një përzierje të tillë e quajmë tretësirë. |
||
Tretësirat përbëhen prej dy komponentëve; tretësit dhe substancës së tretur. |
Tretësirat përbëhen prej dy komponentëve; tretësit dhe substancës së tretur.<ref name="auto">{{cite web|title=Solutions|url=http://www.chemistry.wustl.edu/~coursedev/Online%20tutorials/Solutions.htm|website=Washington University Chemistry |
||
Tretësi është komponentë e cila gjendet në sasi më të madhe, ndërsa substanca e tretur është komponentë me sasi më të vogël në tretësirë. |
Tretësi është komponentë e cila gjendet në sasi më të madhe, ndërsa substanca e tretur është komponentë me sasi më të vogël në tretësirë. |
||
Tretësira ka gjendje agregate të njejtë me gjendjen agregate të tretësit. |
Tretësira ka gjendje agregate të njejtë me gjendjen agregate të tretësit. |
Versioni i datës 31 janar 2019 06:46
Tretësirat janë sisteme homogjene të përbëra nga dy ose më shumë komponentë. Nëse nga dy substanca është formuar një përzierje homogjene, një përzierje të tillë e quajmë tretësirë. Tretësirat përbëhen prej dy komponentëve; tretësit dhe substancës së tretur.<ref name="auto">{{cite web|title=Solutions|url=http://www.chemistry.wustl.edu/~coursedev/Online%20tutorials/Solutions.htm%7Cwebsite=Washington University Chemistry Tretësi është komponentë e cila gjendet në sasi më të madhe, ndërsa substanca e tretur është komponentë me sasi më të vogël në tretësirë. Tretësira ka gjendje agregate të njejtë me gjendjen agregate të tretësit. Procesi i lidhjes së molekulave të tretësit joujor (amoniakut të lëngët, metanolit , etanolit, flourhidrikut etj,) në jone të substancës së tretur quhet Solvatim. Produktet e këtij procesi Solvate. Në rastet ku si tretës përdoret uji procesi quhet Hidratim. Produktet e këtij procesi quhen Hidrate. Uji në disa hidrate mund të formojë kristalhidrate, si: FeSO4 x 7H20, CuSO4 x 5H20 etj, kjo sasi e ujit e cila është pjesë përbërëse e strukturës së kristalit, quhet Uji Kristalor.
Sipas gjendjes agregate tretësirat mund të ndahen në nëntë grupe kryesore. Më të rëndësishme janë:
- tretësirë e lëngët (ujë-alkool, ujë-sheqer)
- e ngurtë, Aliazhet (Ar- Bakër)
Tretësi më i mirë dhe më universal i substancave kimike është uji. Uji si molekulë polare ka aftësi të mëdha për të tretur substanca të ndryshme, mirëpo uji nuk ka aftësi për tretjen e shumë substancave organike, sepse ato janë jopolare. Për tretjen e këtyre substancave jopolare përdoren tretës jopolarë, si : eteri, kloroformi, benzeni etj.
Tretësit klasifikohen në tretës polar (kryesisht janë komponime inorganike) dhe në tretës jopolar (kryesisht janë komponime organike) Nga Substancat më të njohura të tretshme në ujë janë kryesisht; të gjiha nitratet dhe acetatet, pastaj të gjitha Kloruret, Bromuret dhe Joduret, përvec halogjenureve të argjendit, halogjenureve merkurore dhe halogjenureve të Plumbit. Sulfatet e patretshme janë: BaSO4, SrSO4 dhe PbSO4, ndërsa AG2SO4, tretet pak në ujë.
Ndarja e tretësirave
Duke u bazuar në madhësinë e grimcave që formojnë tretësirën, tretësirat ndahen në:
- Tretësira të vërteta, të cilat përbëhen prej grimcave që kanë diametër afro 1nm
- Tretësira koloidale, të cilat janë të përbëra prej grimcave me madhësi prej 1 deri 100 nm
Lëngjet dhe substancat e ngurta të tretura në gaze quhen Aerosole, si psh: Deodorantët, Mjegulla, Tymi
Emulzionet janë koloide në të cilat lëngjet janë të tretura në lëngje tjera apo substanca të ngurta, si: Majonezi, Djathi
Solet janë koloide kur substanca e ngutë tretet në lëngje apo substanca tjera të ngurta, si: Gelli, Ngjyrat
- Suspensionet janë përzierje heterogjene me grimca të pezulluara, të cilat pas një kohe fundërrojnë, këto tretësira përbëhen prej grimcave me diametër mbi 100nm.
Varësisht nga sasia e substancës së tretur dhe tretësit, ekzistojnë tri lloje të tretësirave:
- Të pangopura, atëherë kur tretësi mund të tretë sasi të reja të substancës së tretur
- Të ngopura, kur në një temperaturë të caktuar, tretësi nuk mund të tret më substancë
- Të tejngopura, kur përmban më tepër sustancë të tretur sesa tretësira e ngopur. Kjo tretësirë është jo stabile, sepse nën ndikimin e kushteve të jashmte (tundja) menjëherë shndrrohet në tretësirë të ngopur, sepse teprica e substancës së tretur ndahet në formë të kristaleve. Shumë substanca mund të formojnë tretësira të tejngopura, si: CuSO4 x 5H20, Na2SO4 x 10H20, Na2SO3 x 5H20.