Idlir Azizaj: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
No edit summary
Rreshti 46: Rreshti 46:
# https://bukinist.al/sq/sage-histori/6396-armiku-i-popullit-pa-emer.html
# https://bukinist.al/sq/sage-histori/6396-armiku-i-popullit-pa-emer.html
# https://bukinist.al/sq/poezi/6528-lundrimi-drejt-bizantit.html?search_query=idlir+azizaj&results=1
# https://bukinist.al/sq/poezi/6528-lundrimi-drejt-bizantit.html?search_query=idlir+azizaj&results=1

[[Kategoria:Lindje 1970]]
[[Kategoria:Njerëz nga Vlora]]
[[Kategoria:Përkthyes shqiptarë]]
[[Kategoria:Romancierë shqiptarë]]

Versioni i datës 25 tetor 2019 12:29

Idlir Azizaj (lindur më 21 korrik 1970Vlorë) është një shkrimtar dhe përkthyes shqiptar.

Jetëshkrimi

Azizaj kreu studimet e para në Universitetin e Tiranës për ekonomi. Më vonë ndoqi studimet për letërsi angleze e amerikane në Concordia CollegeMinesotësShBA-të. Në vitin 2006 mori gradën Master 2 në filozofi, me punimin "Uliksi, gramafoni që këndon heshtjen", studim mbi James Joyce-n, në Université Paris 8, Francë.

Azizaj ka botuar vëllimin me poezi "Syri në mur", që është botuar më 2010 në një vëllim dygjuhësh në SHBA nga C.C. Marimbo Press.

Azizaj veçanërisht është i njohur me përkthimin e Uliksit të Xhejms Xhoisit, për të cilin ka marrë dhe Pendën e Argjendtë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vitin 2004.

Azizaj është njohur në shtypin letrar për romanet e tij me temë nga shoqëria e sotme dhe për stilin e veçantë në prozë. Më 2011 ka marrë çmimin "Penda e Artë" nga fondacioni Mehr Licht për esenë më të mirë të vitit. Poezitë dhe dramat e tij janë vënë disa herë në skenë në Francë ku autori jeton dhe punon prej vitesh. Libri "Shekspirotët" është përmbledhja e tij e parë me tregime dhe novela.

Veprat

Përkthimet

Romanet

  • Terxhuman
  • Katër, ose një film i fundit mbi komunizmin tonë. Zenit, Tiranë 2008.
  • Mandakall, ose një vrimë që hapet në realitet zor s'e mbyllet. Zenit, Tiranë 2009.
  • Ti doje të shkruaje një fugë. Zenit, Tiranë 2009.
  • Gazetarja e kulturës vetëvritet, shpirti i saj në drejtim të paditur. Zenit, Tiranë 2011.
  • Don Kanuni, ose ngadalë gjakësi dremit në pritë
  • Armiku i popullit pa emër. Pika Pa Sipërfaqe, Tiranë 2017, ISBN 9789928185488.

Burimet

Referencat

  1. https://bukinist.al/sq/drame/4319-ti-doje-te-shkruaje-nje-fuge-pasuar-nga-e-h.html
  2. https://bukinist.al/sq/motivim-vetedije/4318-mandakall-ose-nje-vrime-qe-hapet-ne-realitet-zor-s-e-mbyllet.html
  3. https://bukinist.al/sq/psikologjik/4317-kater-ose-nje-film-i-fundit-mbi-komunizmin-tone.html
  4. https://bukinist.al/sq/sage-histori/6396-armiku-i-popullit-pa-emer.html
  5. https://bukinist.al/sq/poezi/6528-lundrimi-drejt-bizantit.html?search_query=idlir+azizaj&results=1