Mikrobiologjia: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
SieBot (diskuto | kontribute) v roboti shtoj: cy:Microfioleg |
SieBot (diskuto | kontribute) v roboti shtoj: sh:Mikrobiologija |
||
Rreshti 78: | Rreshti 78: | ||
[[ro:Microbiologie]] |
[[ro:Microbiologie]] |
||
[[ru:Микробиология]] |
[[ru:Микробиология]] |
||
[[sh:Mikrobiologija]] |
|||
[[simple:Microbiology]] |
[[simple:Microbiology]] |
||
[[sk:Mikrobiológia]] |
[[sk:Mikrobiológia]] |
Versioni i datës 25 prill 2010 11:06
Mikrobiologjia (nga greq. μικρός, mikrós,-"i vogel"; βίος, víos,-"jete" dhe λόγος, lógos,-"fjalë", "mësim", "dije") është degë e biologjisë që merret me studimin e mikroorganizmave (mikrobeve), ndërtimin, funksionimin dhe ndikimin e tyre në organizmat e tjera të gjalla. Mikroorganizmat janë organizma të vogla mikroskopike njëqelizore të padukshme për syrin e njeriut. Këtu hyjnë bakteriet, protozoat, këpurdhat, mikroalgat, prokariotet dhe viret.
Historia e mikrobiologjisë
Bakteriet u vëzhguan në fillim nga Anton van Leeuwenhoek, në vitin 1676 me anën e një mikroskopi njëlentësh të cilin ai e ndërtoi vetë. Emri "bakterium" hyri shumë më vonë në përdorim, nga Christian Ehrenberg në vitin 1828, fjalë që rrjedh nga greqishtja βακτηριον, vaktirion - "shkop i vogël, thupër".
Nëndegët e mikrobiologjisë
Fusha e mikrobiologjisë mund të ndahet përgjithsisht në disa nëndegë:
- Mikrobiologjia fiziologjike: Studimi i funksionimit biokimik te qelizave mikrobiologjike. Përfshin studimin e rritjes mikrobiologjike, metabolizmin mikrobiologjik dhe strukturen qelizore të bakterieve.
- Mikrobiologjia genetike: studion se si janë të organizuar genet tek mikrobet në lidhje me funksionet e tyre qelizore. Lidhet ngushte me biologjine molekulare.
- Mikrobiologjia mjeksore ose medicinale: studion rolin e mikrobeve ne semundjet e njeriut. Ajo perfshin studimin e patogenezes mikrobiologjike dhe epidemiologjine dhe ka lidhje me studimin e semundjeve patologjike dhe imunologjike.
- Mikrobiologjia veterinare: studion rolin e mikrobeve ne medicinen (mjeksine) veterinare.
- Mikrobiologjia mjedisore: studion funksionin dhe larmine e mikrobeve ne mjedisn e tyre natyror. Perfshin studimin e ekologjise mikrobiologjike, ciklin ushqyes mikrobiologjik, gjeomikrobiologjik, larmine mikrobiologjike dhe Bioremediacioni.
- Mikrobiologjia zhvilluese: studion zhvillimin e mikrobeve. Perfshin sistematiken bakteriale dhe taksonomine.
- Mikrobiologjia industriale: shfrytezon mikrobet për perdorim ne ecurite (proceset) industriale. Ketu hyjne tharmëtimi industrial dhe trajtimin e ujrave të zeza. Lidhet ngushte me bioteknologjine industriale. Kjo fushe perfshin gjithashtu prodhimin e birres, nje zbatim i rendesishem i mikrobiologjise.
- Aeromikrobiologjia: studion mikroorganizmat e ajrit.
- Mikrobiologjia ushqimore: studion mikrobet qe shkaktojne prishjen e ushqimeve.
- Mikrobiologjia farmaceutike: studion mikrobet qe shkaktojne ndotjen dhe prishjen farmaceutike.