Sabit Rrustemi: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Rreshti 57: | Rreshti 57: | ||
Është laureat i një sërë shpërblimesh letrare ne poezi e prozë mes viteve 1979 -2010. |
Është laureat i një sërë shpërblimesh letrare ne poezi e prozë mes viteve 1979 -2010. |
||
== |
==Lidhje të jashtme== |
||
*http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreSSH/SabitRrustemi/3579/ |
*http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreSSH/SabitRrustemi/3579/ |
||
*http://www.seguraweb.nl/arspoetica/arspoetica.php?id=57 |
*http://www.seguraweb.nl/arspoetica/arspoetica.php?id=57 |
Versioni i datës 19 maj 2010 08:09
Sabit Rrustemi është i lindur më 3 Prill 1959 në Terzijaj, fshat në afërsi të Zhegrës, Komuna e Gjilanit. Shkollimin fillor e kryen në Zhegër, atë të mesëm në Gjilan, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, në Prishtinë.
Krijimtaria
Në vitin 1977 boton poezinë e parë ne revistën "Zëri i rinisë" të Prishtinës. Në vitin 1981, është shkrimtari i vetëm i Kosovës që burgoset për shkak të botimit të tregimit "Nën maskën e mysafirëve", të botuar në revistën "Fjala" më 1 prill të atij viti, ditën kur demonstratat shqiptare për Kosovën Republikë e mbushën Prishtinën. Dënohet me katër vjet burg nga regjimi i Jugosllavisë titiste, me ç’rast i ndalohet edhe botimi i krijimtarisë letrare. Tek në vitin 1990 boton përmbledhjen e parë të poezive. Është i martuar, baba i pesë fëmijëve. Jeton në Zhegër.
Veprat
- "Ku i la lisat era" Rilindja, Prishtinë, libër ky i dorëzuar që në vitin 1981, redaktuar nga poeti i mirënjohur Ali Podrimja.
- "Besoj në një diell", Fjala 1992 Prishtinë.
- "Variacione për lirinë", Rilindja, 1997, Prishtinë.
- "Ëndrra që puthet" poezi, Rozafa, 2001, Prishtinë.
- "Pika e Zezë", përmbledhje tregimesh, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1993.
- "Maska e Mysafirëve" , SH.B. Buzuku, Prishtinë, 1997.
- "Jetëshkrimi i Sylë Kopernicës", prozën dokumentare 1994, Shtëpia Botuese "Plejada" botues, Beqir Musliu.
- "Natyrë me vaj", album poetik, Shtëpi Botuese Plejada, Prishtinë me parathënie të Beqir Musliut.
- "Paqja e brishtë", bot. Rozafa, Prishtnë, 2007
- "SHIU I BUZËVE TUA", bot. Rozafa, Prishtnë, 2009
- "ANTINGERE DIVINA / Prekje hyjnore (përkthyer në gjuhen rumune nga Baki Ymeri), Bukuresht, 2009
- "NËN QERPIKUN TËND, poezi, T-KOM, Shkup 2009
- "I përfaqësuar edhe në Antologjinë poetike TEMPLUL CUVANTULUI / Tempulli i Fjalës, Bukuresht 2009
Funksionet publike
Sabit Rrustemi përpos krijimeve letrare e publicistike, merret edhe me veprimtari publike politike. Aktualisht është këshilltar politik në Zyrën e z/kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Ramë Manaj.
Në vitet 2001 - 2004 ishte deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Gjatë vitit 2003 është çertifikuar nga Këshilli i Evropës në STrasburg si vijues i Shkollës Politike të Prishtinës,
Gjatë vitit 2009, ka kryer dhe Shkollën për Integrime Europiane në Prishtinë.
Çmimet letrare
Është laureat i një sërë shpërblimesh letrare ne poezi e prozë mes viteve 1979 -2010.