Jump to content

Diskutim:Qibrije Demiri Frangu

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Qibrije Demiri Frangu. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Nga artikulli duhen larguar gjithë infot jo thelpësore.

  1. Së pari, cila është arsyeja që ky individ duhet të ketë një faqe në këtë enciklopedi online? Psh Gjergj Fishta e ka një faqe këtu sepse ka ato kontribute që ka... Py ky individ për cilën/cilat arsye propozohet që të ketë një faqe? Fakti se është profesor, apo se ka shkruar ndonjë libër nuk i jep të drejtën automatike të ketë një faqe.
    1. Duke hapur faqe për persona apo çështje që nuk e meritojnë i bëhet një dëm indirekt atyre që e meritojnë vërtet të kenë një faqe në enciklopedi. Si të thuash ulet shumë niveli, duke vendosur bashkë mjaltin dhe baltën. Prandaj ato info që shtohen duhet të jenë thelpësore, të pëmbledhura dhe me burime të besuehsme.
  2. Tjetër, tek seksioni i librave dhe punimeve mundësith të lihen vetëm ato që kanë rëndësi... Wikipedia nuk është një koleksion informacioni pa kriter.
  3. Mundësisht të shtohen burime dytësore.

-- Mr.Pseudo 2 qershor 2015 20:05 (CEST)[përgjigjuni]

Personi mbi të cilin është hapur ky artikull në wikipedia shqip, e meriton këtë artikull. "Ligjet" apo rregullorja e një enciklopedie shkruhet në bazë të institutit ose "burimit" i cili e bënë atë të rrjedhë. Shkrimi i artikujve enciklopedik ka një bazë, le të themi, të rregulluar në një fletë jo të fortë dhe kjo rregullore përforcohet nga ajo që përcakton botuesi i enciklopedisë. Fillimisht është problematike dhe diskutabile ndër profesionistë se të definohet çfarë është një artikull i mirëfilltë enciklopedik e lere më të diskutohet kush e çka e meriton të bëhet enciklopedik. Pra, në këtë rast gaboheni me qëndrimin dhe lëvorimin nëse një person e meriton apo tjetri nuk e meriton vendin në enciklopedi. Ajo që e bënë që një person apo një gjësend të jetë në një artikull enciklopedik nuk është privilegji i të qenit në enciklopedi, por ekzistimi i bazës për informim ose mësim. Në këtë rast sikur Gjergj Fishta ashtu edhe Qibrije Demiri Frangu e kanë pozitën e njëjtë në këtë enciklopedi, hiç më shumë se ekzistimi i botimeve të tyre. Pra, në këtë rast përmes një artikulli enciklopedik ne mësojmë mbi veprat e tyre, kuptohet nëse studiojmë veprat, ose mbi jetën e tyre, nëse studiojmë persona të ndryshëm.
Për fund, një artikull enciklopedik mund të ketë vetëm një fjali në të, nëse ajo fjali nuk e ka vendin në asnjë artikull tjetër, por që është edukative ose informuese për lexuesit. Ky ishte një shembull ekstrem, por një shembull shumë më i vogël se i kësaj autoreje e që për shkak të rrethanave të veta ka marr hov është ai i shkrimtares së rastit, Ana Frank. Shpresoj se jam i qartë. 178.199.208.74 3 qershor 2015 00:04 (CEST) (Kisha harruar të kyçem Puntori (diskutimet) 3 qershor 2015 00:09 (CEST))[përgjigjuni]
Unë po flas rreth asaj që lexova, dmth listën e veprave. Nëse artikulli është një kopjim nga ndonjë burim i caktuar ose tekst i përkthyer në Google Translate ose shkrim i pa përshtatur e i pa rregulluar nga postuesi i këtij shkrimi, atëherë nuk ka të bëjë me pyetjen "personi e meriton apo jo një artikull?", por me pyetjen "artikulli e meriton të jetë?", ose "artikulli duhet përmirësuar teknikisht?", ose "ku mund të gjinden informacione të përmirësohet artikulli?". 178.199.208.74 3 qershor 2015 00:07 (CEST) (Kisha harruar të kyçem Puntori (diskutimet) 3 qershor 2015 00:09 (CEST))[përgjigjuni]
  1. Unë di se nuk është mirë që të shtohen veprat e gjitha - lihen vetëm ato më të rëndësishmet. Pra përmenden veprat që kanë rëndësi. Sepse të reshtosh veprat do të thotë të jesh duke bërë një CV.
  2. unë mendoj se artikulli duhet të ketë vetëm gjërat më minimale. Psh kur ka lindur, ku, për çfarë është e njohur (jemi në një enciklopedi, jo në një faqe që liston profesorë apo njerëz që kanë botuar libra), dhe përshkrim të asaj për të cilën është e njohur. Në këtë rast nuk ka një formulim të tillë, por ka një postim që është kopje si në përmbajtje si në strukturë e një CV-je. A është CV-ja e lejeshme? Jo nuk është.
  3. Kam vendosur stampa. A ka burime dytësore apo të besueshme? Jo nuk ka, ndaj edhe vendosa stampën? Dhe ku qëndron ankesa ndaj meje? Apo dikush mendon se unë nuk mund të redaktoj artikuj të hapur nga ata? Nëse mendon kështu, kujtoj se wiki dhe materialet që hap nuk janë pronësi e askujt dhe gjithkush mund t'i redaktojnë në mirëbesim duke ndjek normat. -- Mr.Pseudo 3 qershor 2015 00:21 (CEST)[përgjigjuni]
Meqë artikulli është i shkurtë dhe vështirë është të gjenden informacione tjera të rëndësishme, është mirë veprat të lihen në këtë artikull. Veprat shpërndahen në artikull të posaçëm vetëm në rast se artikulli amë është i stërzgjatur. Sa i përket veprave, autorëve u radhiten të gjitha veprat pavarësisht nëse ndokush i vlerëson disa si të mira ose disa si më të dobëta. Kjo punë nuk është e "enciklopedistëve", por e kritikëve. (Ilustrim: https://en.wikipedia.org/wiki/Albert_Camus) Puntori (diskutimet) 3 qershor 2015 00:56 (CEST)[përgjigjuni]