Qibrije Demiri Frangu
Prof.asoc.Dr. Dije (Qibrije) Demiri-Frangu (20 prill 1957, Ferizaj) është studiuese e historisë së letërsisë së gjuhës shqipe, kritike dhe shkrimtare për fëmijë.
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka lindur në fshatin Sazli. Qibrije Demiri-Frangu shkollën fillore (1971) dhe Gjimnazin (1975) i kreu në Ferizaj. Studimet i vijoi në Universitetin e Prishtinës (tani "Hasan Prishtina"), në Fakultetin Filozofik, ku edhe diplomoi në vitin 1979. Studimet posdiplomike nga viti 1981-1983 I vijoi në fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, ke edhe magjistroi në vitin 1987.
Nga viti 1979 deri në vitin 1986, punoi si mësimdhënëse në disa shkollat të mesme në Ferizaj. Nga viti 1986 deri në vitin 1994, ishte asistente e lëndës Historia e Letërsisë Shqipe II, në Fakultetin Filologjik të UP-së, në Prishtinë. Nga viti 1994 deri në vitin 2007, ishe në pozitën e ligjërueses së autorizuar, në Fakultetin e Filologjisë, në UP-në Prishtinë, Nga viti 2007deri në vitin 2011, ka qenë Prof. Ass, në Fakultetin Filologjik, Aktualisht Prof. Demiri-Frangu është Prof. ASc në Fakultetin e Filologjisë, në UP-së, në Prishtinë.[1]
Krijimtari letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Veprate shkruara nga autorja të botuara mes periudhës 1981 - 2009 janë të radhitura më poshtë:
- “Buzëqeshja s’është larg”, “Rilindja”, Prishtinë, 1981
- “Flurudhë”, “Rilindja”, Prishtinë, 1985
- “Ta shoh botën si gotën”,”Rilindja”, 1987
- “Gjithësia si qershia”, “Rilindja”, Prishtinë, 1989
- “Këmbët e erës”, ”Renesansa”, Prishtinë, 1995
- “Prekja e vdekjes”, ”Sfinga”, Prishtinë, 2000
- “Nar det regnar over havet”, “ADRS”, Malme, 2002
- “Shpirti i luleve”, “Rozafa”, Prishtinë, 2007
- ”Tallje e bekur”,” Rozafa”, Prishtinë, 2009
- Përpiluese e antologjisë: “Gonxhe për gonxhe”, Rozafa, Ferizaj, 2002 2000/2004, Nxjerrja e revistës për gra Rozafa
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Flora Durmishi: Intervitsë me Dr. Qibrije Demiri-Frangu
- Festivali i Poezisë dhe Muzikës Shqiptare Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2015. Marrë më 3 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)