Spitali i Vushtrrisë
Spitali i Vushtrrisë i njohur edhe si Spitali "Sheikh Zayed" i Vushtrrisë është një spital i përgjithshëm i cili ndodhet në qytetin e Vushtrrisë, Kosovë. [1] [2]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që nga përfundimi i Luftës së Kosovës në vitin 1999 kur trupat e KFOR-it të Emirateve të Bashkuara Arabe - EBA u përqëndruan në territorin e Komunës së Vushtrrisë qëllimi i tyre primar, krahas misionit paqeruajtës, ishte të ndërtohet spitali për këtë anë. Kështu që pas shumë vështirësive ky projekt u realizua në saje të donacionit të Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjysëm Hënës së Kuqe të EBA-ve, e ndërtuar në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, përfaqësuesit të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kuvendit Komunal të Vushtrrisë e nënshkruar më 26 nëntor 2001, nga përfaqësuesit përkatës. Inaugurimi i spitalit është bërë më 17 Janar 2003. Që nga kjo kohë Spitali i Vushtrrisë është pike referuese e mbi 300 000 banorëve të territorit të Komunës së Vushtrrisë me rrethinë.
Spitali pas shumë peripetive duke iu falenderuar Kuvendit Komunal të Vushtrrisë gjegjësisht Drejtoratit të Shëndetësisë, administratës së UNMIK-ut në Vushtrri të asaj kohe gjegjësisht vet administratorit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, filloj punën e vet me pacienta në muajin maj 2003, ku ofronte shërbime ambulantore, ka funksionuar materniteti (lindorja), reparti i meshkujve dhe reparti i femrave, si dhe reparti i pediatrisë. Nuk funksionte kujdesi intenziv si dhe salla operative. Objekti në tërësi ka ofruar shërbime të përbashkëta me Qendrën e Mjekësisë Familjare për arsye se 37% e objektit ka qenë i shfrytëzuar nga kjo qendër.[1]
Tani spitali shërbimet i ofron nga punëtorët e vet si: laborator, rentgen, mamografi, aktualisht vetëm shërbimi emergjent ka mbet të jetë nën menaxhimin e QKMF- Vushtrri por që me hapësirë është në kuadër të spitalit.[2] [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1526. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ a b Grup autorësh (2017), Burimet njerëzore, aktivitetet dhe indikatorët në spitalet rajonale (PDF), Vjetari i Statistikave Shëndetësore, Prishtinë: IKSHPK, arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 mars 2022, marrë më 15 prill 2022
- ^ SHSKUK, Spitali i Përgjithshëm Vushtrri, www.eshendetesia.com, arkivuar nga origjinali më 16 prill 2022, marrë më 16 prill 2022
{{citation}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)