Jump to content

Stampa:18 Mars

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ivani IV
Ivani IV
  • 1584 - Vdiq Ivani IV, cari i Rusisë, që bëri reforma të brendshme dhe fitoi me sukses fushatat kundër tartarëve, por egërsia që e karakterizonte i dha atij nofkën "Ivani i tmerrshëm". (Figura)
  • 1844 - Lindi kompozitori dhe dirigjenti rus Nikolay Rimski-Korsakov.
  • 1858 - Lindi Rudolf Dieseli, inxhinier gjerman, shpikës i motorit që mban emrin e tij.
  • 1871 - Socialistët e Parisit u ngritën kundër qeverisë. Rebelët, e njohur si komunarë, rezistuan deri në maj.
  • 1940 - Hitleri dhe Mussolini u takuan në Qafën Brener në Alpe. Ata ranë dakord që Italia të hynte në Luftën e Dytë Botërore brenda muajve krahas Gjermanisë naziste.
  • 1962 - Nacionalistët algjerianë nënshkruan marrëveshje me Francën, duke i dhënë fund luftës kundër sundimit kolonial dhe duke ecur përpara drejt pavarësisë.
  • 1978 - Ish-kryeministri pakistanez, Zulfikar Ali Bhutto, u gjet fajtor për urdhrin e vrasjes së një kundërshtari dhe u dënua me vdekje.
  • 1999 - Kosova nënshkroi në Paris projektmarrëveshjen ndërkombëtare të paqes. Atë e firmosën kryetari i delegacionit shqiptar, Hashim Thaçi, dhe tre anëtarët e delegacionit, Ibrahim Rugova, Veton Surroi dhe Rexhep Qosja. Si dëshmitarë atë e nënshkruan vetëm dy ndërmjetësit ndërkombëtarë, Christopher Hill, nga SHBA dhe Wolfgang Petrisch nga BE-ja. Ndërmjetësi i tretë, Boris Majorski, nuk e nënshkroi.