Jump to content

Stampa:26 maj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
  • 451 – Fillon Beteja e Avarayr-it mes rebelëve Armenian dhe Perandorisë Sassand. Armenianët mposhten ushtarakisht por u garantohet liria e praktikimit të Krishterizmit.
  • 1293 – Një tërmet në Kamakura të Japonisë vret 30,000 njerëz.
  • 1647 – Alse Young bëhet personi, përkatësisht gruaja, e parë e ekzekutuar si shtrigë në kolonitë Amerikane, kur varet në Hartford, Connecticut.
  • 1770 – Revolta Orlov : përpjekja e parë e grekëve për tu revoltuar kundër Turkëve para Luftës Greke për Pavarësi përfundon tragjikisht pë Grekët.
  • 1805Napoleon Bonaparte kurorëzohet mbret i Italisë në Katedralen e Milanos.
  • 1999Kina përgënjeshtroi t'u ketë vjedhur Shteteve të Bashkuara sekrete bërthamore, duke akuzuar raportin 'COX' të Kongresit amerikan se ka formuluar akuza "absurde pa bazë dhe plot me paramendime". "Raporti Cox" e poshtëronte Kinën dhe e akuzonte se ka kërcënuar sovranitetin e Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se Kina ka vjedhur të ashtuquajturat "Teknologji ushtarake".
  • 2002 – Njeriu më i moshuar i Australisë dhe veterani më i vjetër i Luftës së Parë Botërore në vend, Jack Lockett, vdiq në moshën 111 vjeç. Lockett vdiq pasi u shtrua në spital në qytetin Bendigo në shtetin e Viktorias.