Jump to content

Stampa diskutim:Death date and age

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi stampën Death date and age. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Përherë e prishur

[Redakto nëpërmjet kodit]

Po provoj që sa me e kuptu pse u prish kjo stampa, meqë sadoherë që provoj me e përdorë më del teksti "Gabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti". Kjo ndodh edhe nëse rubrikat për datën e vdekjes janë të mbushura. Kam provuar ta trajtoj duke e korrigjuar kodin në modulin Age dhe duke e përputhur kodin me atë të homologut tonë anglofon, por pa sukses. Deri tani vendosa me e shkrujtë datën e vdekjes së një subjekti. A ka ndonjë zgjidhje këtu? Fallbackintoreality (diskutimet) 24 nëntor 2024 00:02 (CET)[përgjigjuni]

Fallbackintoreality, nëse nuk më gabon kujtesa, moduli është përshtatur që të punojë me formatin shqiptar (prandaj ka dhe shtesën që nuk gjendet te EnWiki). Besoj se po ta rikthesh në gjendjen e mëparshme dhe të rregullosh formatin aty ku po e përdor stampën, nuk do të të sjellë më probleme. — Klein Muçi (diskutimet) 24 nëntor 2024 03:15 (CET)[përgjigjuni]
Po, po punon tani edhe pa i korrigjuar më. po u dashka me i korrigju artikujt tash. Vetëm tash e vërejta që jo pak shembuj po i përdorin parametrat mbrapsht........ Fallbackintoreality (diskutimet) 24 nëntor 2024 03:23 (CET)[përgjigjuni]
Fallbackintoreality, risolla disa ndryshime te moduli. Për të kuptuar pse, lexo këto dy diskutime:
w:en:Wikipedia:Help desk/Archives/2023 October 26#Module:Age - Date format;
w:en:User talk:Trappist the monk/Archive 26#Module:Age
Siç do të shohësh dhe te diskutimi i fundit, moduli në fjalë fatkeqësisht është pak i ngathët në përqasjet me formate datash të shumëfishta. EnWiki nuk ka shpenzuar aq shumë kohë në infrastrukturën e tyre për datat që të përballojë dhe përqasje komplekse formatash dhe kështu aktualisht kemi këtë produkt. — Klein Muçi (diskutimet) 25 nëntor 2024 11:52 (CET)[përgjigjuni]