Stupcat
Stupcat | |
---|---|
Skeda:Osmani vedati dhe mensuri( stupcat).jpg | |
Stupcat Group | |
Kategoria | Komedi, Parodi |
Krijuar nga | Osman Azemi dhe Vedat Bajrami |
Marrin pjesë |
|
Shteti i origjinës | Kosovë |
Gjuha origjinale | Shqip |
Production | |
Kohëzgjatja | 20-60 Minuta |
Production companies | RTK, KTV, Top Chanel, K CHANEL. Gjirafa Studios |
Original release | |
Release | Në vitin 2002 - 2017 në RTK |
Stupcat janë një grup humoristik që debutoi në vitin 2002 në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) në shkurt, dhe më vonë në KTV. Në fillim, Grupi 'STUPCAT' përbëhej nga Osman Azemi, Vedat Bajrami, Blerim Qeriqi, Agron Sokoli dhe Feim Ademi. Për shkak të obligimeve të tre pjesëtarëve (Blerimit, Agronit dhe Feimit), në grup mbetën vetëm Vedat Bajrami dhe Osman Azemi, por më vonë, në vitin 2004, iu bashkua Mensur Safçiu, dhe po në këtë vit ata realizuan hitin humoristik të tyre 'Kulshedra', e më pas shumë e shumë hite të tjera.
Po ashtu, Osman Azemi dhe Vedat Bajrami patën mundësinë të dalin para publikut shqiptar në Tiranë duke marrë pjesë në shoubiz-in e njohur 'Portokallia', ku u pritën mjaft mirë nga publiku. Përmes 'Portokallisë' dhe Top Channel, ata kishin mundësinë të shiheshin nga mbi 15 milion shqiptarë (abonues të Digitalb).
Stupcat arritën kulmin e famës kur, në vitin 2010, hynë si garues në reality show-in e famshëm 'V.I.P. Shpija e Kosovës', ku qëndruan për një muaj dhe me batutat dhe skeçet e tyre argëtuan mbarë popullin dhe publikun shqiptar.
Stupcat ndanë rrugët në vitin 2022 për shkak të disa problemeve të brendshme. Sipas mediave rozë, ata janë bashkuar sërish në gusht të vitit 2023 për t'iu kthyer ekranit të komedisë. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe (2022-2023), nuk është krijuar asnjë episod i ri.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kulshedra (2005)
- Egjeli (2006)
- Egjeli 2 (2007)
- Stupcat Kung Fu - Humor (2009)
- Dasma e Sheqës (2010)
- Presidentët (2011)
- Amkademiku (2012)
- Egjeli (Serial) (2013)
- Dekalogu Kuq E Zi (2016)
- Egjeli (Serial) (2017)