Sulm në Finsbury Park 2017

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Finsbury Park, Londër, vendi ku ka ndodhur ngjarja

19 qershor 2017, një furgon ishte parë duke vozitur në Finsbury Park, Londër dhe ka lënduar dhjetë persona dhe ka mundësi që ka vrarë një person. Kur myslimanët dolën nga xhamia pasi ishin duke falur Teravitë, një furgon ka shkelur disa persona. Dhjetë persona u lënduan. Përveç kësaj një njeri i cili kishte marrë ndihmën e parë para sulmit vdiq në vendngjarje.[1][2]

Sulmi është duke u hetuar[3] dhe kryetari i Londrës, Sadiq Khan e ka quajtur si "sulm tmerrues".[4] Një njeri u arrestua si dyshues për vrasje.[5]

Ngjarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 19 qershor 2017, rreth orës 00:15, një furgon ka shkelur disa këmbësorë në rrugën Seven Sisters Road, 91,44 metra prej xhamisë Finsbury Park[6]Londër, Angli.[7] Dëshmitarët së pari raportuan se disa persona ishin të shtrirë në rrugë pasi një veturë voziti në trotuarë, dhe një njeri u dërgua në kujdestari menjëhere pas aksidentit.[8] Shumë të lënduar kanë qenë me veshje myslimane. Dëshmitarët kanë thënë se ata kanë qenë duke dalur nga xhamia në kohën e aksidentit pas namazit të teravive.[9][10][11]

Besimtarët prej xhamisë Finsbury Park e përmbajtën sulmuesin.[12] Dëshmitarët thanë se sulmuesi ishte duke u rrahur derisa imami i xhamisë intervenoi dhe tha se sulmuesi duhet të dërgohet në polici.[13]

Hetimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Policët thojnë se një burrë 47 vjeçar besohet të jetë vozitësi i furgonit dhe u arrestua në lidhje me aksidentin.[3][14] Dëshmitarët thojnë se kanë parë tre persona duke e lënë vozitësin të përfshihet në aksident,[3] por policia kanë thënë se kanë kapur vetëm një të dyshimtë.[15] Sulmi është duke u hetuar nga policia kundër terrorizmit.[16] Dyshuesi quhet Darren Osborne, një babë e katër fëmijëve nga Kardifi.[17]

Thuhet se furgoni ishte me qira dhe është marrur me qira në Pontyclun, Uells.

Një dyshues ka thënë se vozitësi ka thënë pas sulmit "Dëshiroj t'i vrasë myslimanët".[18]

Dyshuesi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dyshuesi ishte quajtur si Darren Osborne, një baba 47 vjeçar i katër fëmijëve prej Kardifit i cili u rrit në Weston-super-Mare.[19] Ministri i Sigurisë Ben Wallace ka thënë se Osborne nuk ka qenë i njohur te shërbimi i sigurisë para sulmit. Fqinjët e Osbornes në Pentwyn, ku ka jetuar për disa vite, e kanë përshkruar atë si njeri agresiv dhe i çuditshëm, por ai nuk ka qenë racist.[20] Fqinjët e kanë përshkruar se ai ishte "burrë i familjes", i cili u ndëgjua duke kënduar me fëmijët e tij në kuzhinë para sulmit, përderisa të tjerët besojnë se ai dhe bashkëshortja e tij janë ndarë në muajin e fundit dhe është parë shpesh duke i bërtitur asaj në rrugë.[21]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ London mosque death may be unrelated to terror attack – police, Financial Times, 19 June 2017
  2. ^ "LATEST: Incident in Finsbury Park". Marrë më 19 June 2017. 
  3. ^ a b c Malkin, Bonnie (19 June 2017). "Finsbury Park: casualties as van crashes into pedestrians near London mosque – live updates". The Guardian. 
  4. ^ Khan, Sadiq (18 June 2017). "Thoughts & prayers with all those affected by the horrific terrorist attack on innocent people in Finsbury Park". twitter.com. Marrë më 19 June 2017. 
  5. ^ "Finsbury Park attack: Man dies as van hits worshippers". BBC News. 19 June 2017. Marrë më 19 June 2017. 
  6. ^ "London attack on Muslim worshippers: What we know". www.msn.com. Marrë më 19 June 2017. 
  7. ^ "Vehicle collides with pedestrians in Finsbury". Sky News. Marrë më 16 June 2017. 
  8. ^ "Finsbury Park: Number of casualties as 'van hits pedestrians on 'Seven Sisters Road' in North London". The Daily Telegraph. Marrë më 16 June 2017. 
  9. ^ "Finsbury Park: 'Several hurt' as vehicle hits pedestrians". BBC News. 19 June 2017. Marrë më 18 June 2017. 
  10. ^ "Van hits worshippers outside Finsbury Park Mosque in London". The Independent. 19 June 2017. Marrë më 18 June 2017. 
  11. ^ Chan, Sewell; Magra, Iliana (18 June 2017). "Vehicle Hits Pedestrians in London". The New York Times. 
  12. ^ Finsbury Park attack: Moment onlookers restrain suspect, BBC, 19 June 2017
  13. ^ Brave worshippers held terror suspect down before police arrived at Finsbury Park mosque, 19 June 2017, The Daily Telegraph
  14. ^ Visser, Nick. "Injuries Reported After Vehicle Hits Pedestrians In London". HuffPost UK. Arkivuar nga origjinali më 19 June 2017. 
  15. ^ Heiskanen, Heikki (19 June 2017). "Lontoon Finsbury Parkin hyökkäys – Mitä tiedetään nyt?". yle.fi (në finlandisht). Marrë më 19 June 2017. 
  16. ^ Dodd, Vikram (19 June 2017). "London counter-terror police investigate after van hits worshippers near mosque". The Guardian. 
  17. ^ "Finsbury Park attack suspect named as Darren Osborne". BBC News. 19 June 2017. Marrë më 19 June 2017. 
  18. ^ "Finsbury Park Mosque: Man dies as van hits pedestrians". BBC News. June 19, 2017. 
  19. ^ "Finsbury Park attack suspect named as Darren Osborne". BBC News. 19 June 2017. Marrë më 19 June 2017. 
  20. ^ Mortimer, Caroline (19 June 2017). "Darren Osborne: Family of man arrested after Finsbury Park mosque terror attack says he is 'troubled' but 'not racist'". The Independent. Marrë më 19 June 2017. 
  21. ^ "Who is Darren Osborne? Everything we know about the Finsbury Park mosque suspect". The Daily Telegraph. 20 June 2017. Marrë më 20 June 2017.