Jump to content

Sylejman Selimi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sylejman Selimi (i lindur më 25 Shtator 1970)
ka qenë komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Drenicës gjatë Luftës në Kosovës. Pas luftës, në vitin 2009 ai u emërua Gjeneral-Lejtënant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së), dhe në vitin 2011 u largua nga kjo pozitë. Tani është Ambasador në Shqipëri. Selimi u dënua nga gjykatat e Kosovës për krime lufte, me akuzën e torturimit të burgosurve civil në kampin e UÇK-së në Likovc. Ai mori një dënim me 7 vite burg dhe u la i lirë me kusht në janar 2019.

Sylejman Selimi
Lindur më25 Shtator 1970
Açarevë, rajoni i Drenicës, Kosovë
Në aleancë me Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) (1998–1999)

Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (1999–2009)

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) (2009–2011)
Vite shërbimi1991 – 2011
GradaKomandant i Përgjithshëm i UÇK-së (1998–1999)

Zëvendës Komandant i TMK-së (2000–2006)

KomandantTMK (2006–2009)

Gjeneral-Lejtënant i FSK–së (2009–2011)
Betejat/luftratLufta e Kosovës (1998–1999)

Sylejman Selimi lindi më 25 Shtator 1970 në fshatin Açarevë të Drenicës. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e tij të lindjes, ndërsa Shkollën e mesme e përfundoi në qytetin e Klinës dhe i vazhdoi studimet në Fakultetin e Minierave dhe Metalurgjisë në Mitrovicë të Kosovës.

Karriera Ushtarake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1991 - 1997: Rekrutimi i qelizave në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)
  • 1998 : Komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës
  • 1998 - 1999: Komandant i përgjithshëm i UÇK-së
  • 1999 - 2000: Komandant i Gardës së Kosovës
  • 2000 - 2006: Zëvendës komandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës
  • 2006 - 2009: Komandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës
  • 2009 - 2011: Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Para Forcës së Sigurisë së Kosovës, Selimi ishte komandant i paraardhësit të saj, Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK). Më 19 dhjetor 2008, Selimi u emërua komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Kryeministri Hashim Thaçi.

Gjatë Kryengritjes në Kosovë dhe Luftës së Kosovës, ai ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizatës paraushtarake shqiptare që kërkoi ndarjen e Kosovës nga Republika Federale e Jugosllavisë (RFJ) gjatë viteve 1990 dhe krijimin përfundimtar të një Shqipërie të Madhe.

Selimi këmbënguli:

Ka një komb shqiptar de–fakto. Tragjedia është që fuqitë evropiane pas Luftës së Parë Botërore vendosën ta ndanin atë komb midis disa shteteve të Ballkanit. Tani po luftojmë për të bashkuar kombin, për të çliruar të gjithë shqiptarët, përfshirë ata në Maqedoni, Mal të Zi dhe pjesë të tjera të Serbisë. Ne nuk jemi vetëm një ushtri çlirimtare për Kosovën.