Jump to content

Tarhonxhi Ahmed Pasha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Tarhoncu Ahmed Pasha)

Tarhonku Ahmet Pasha (Mat, Ejaleti i Rumelisë - Stamboll, 21 mars 1653) emërohet Vezir i madh shqiptar i Perandorisë Osmane në 20 qershor 1652.

Lindur në Mat, Shqipëri e veriut, në fillim të shekullit të 17-të[1], ai kishte qenë tregtar (tarhonk) përpara se t’i bashkohej administratës osmane. Tarhonku shërbeu si guvernator (vali)Egjipt para se të arrinte pozitën e Vezirit të Madh apo kryevezir ose kryeministër në Stamboll. Gjatë qëndrimit në këtë post nën Sulltan Mehmetin IV (1648-1687), Tarhonku ndermorri ndryshime ekonomike dhe u përpoq të reformonte burokracinë osmane. Ishte kryeministër i parë që në kushtet e ndalimit të fushatave dhe plaçkitjeve arriti të bëjë buxhetin e shtetit për të menaxhuar më mirë të ardhurat dhe shpenzimet. Ai njihej si nje nga financieret me te zote te perandorise. Gjeja me e rendesishme qe behej ishte percaktimi i te ardhurave dhe harxhimeve te shtetit dhe krijimi i nje buxheti rezerve. Ai ishte i drejte, i ndershem, korrekt. Keto cilesi amortizuan sulmet kur ai shkurtoi gjithe shpenzimet e teperta te sarajeve. Lista e tij e te ardhurave dhe e shpenzimeve njihet me emrin "Lista e Tarhumit". Ai ra viktimë e zgjuarsisë së vet, sepse askujt nuk i interesonte buxheti i shtetit, se të gjithë kërkonin të hanin sa të mundeshin, pra fenomeni i korrupsionit është aq i vjetër sa dhe profesioni më i vjetër në botë. Për të thuhej se ishte i pakorruptueshëm, dhe bënte detyrën si duhej, kështu që natyrisht s’do ta kishte të gjatë. Reformat kërcënonin forcat konservatore në elitën osmane, të cilët siguruan ekzekutimin e tij më 21 mars 1653, pas përhapjes së thashethemeve se Tarhonku kishte për qëllim rrëzimin e sulltanit.

  1. ^ (Peter Truhart, Regents of nations, 1985)