Teatri i Pejës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Teatri i Pejës (apo Teatri Profesional) "Istref Begolli"[1], është një qendër e artistëve profesionist të Pejës, i cili vepron për më tepër se 60 vite në Pejë.

Në vitet 2010, teatri ka filluar me gjeneratët e 6-të me radhë. Deri më tashti nga ky teatër apo nga kutit e tij kanë dalur dhe artist të nivelit të Kosovës. Ndër artistë më të njohur që kanë kaluar dhe kanë kontribuar në edukimin e gjeneratave të këtij teatri shquhen Abdurahman Shala, Istref Begolli, Faruk Begolli, Melihate Ajeti, Ilijaz Nushi, Kristë Berisha Malogami, Ragip Loxha.

Paraqitjet jashtë vendit, në nivele të tjera të këtij teatri kanë qenë pjesëmarrjet nëpër aktivitet të ish-Jugosllavisë. Shfaqjet e luajtura merrnin pjesë në festivale amatore të Teatrove Jugosllave. Ndër to dallohen shfaqjet “Të kulla e Hasim Bajraktarit” dhe “Nita” e Josip Reles, - u plasuan si shfaqjet më të mira në Hvar të Kroacisë.

Shfaqje tjera të mbetura në kujtesë për të suksesshme janë "Dredhitë e Shaptukut", "Hakmarrjën" e Jusuf Kelmendit, "Dila" e Josip Reles, "Shatë Shaljanët", "Valsin e kuq" etj.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • “Tetari i Pejës “ - Monografi, 2010, Pejë. Autor Sejdi Berisha.
  1. ^ I pagëzuar sipas artistit shumëvjeçar në këtë Teatër

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]