Tempujt diellorë të Egjiptit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Rindërtim i tempullit diellor të Setibtawit (Niuserreu) në Abu Gurab

Tempulli diellor është një strukturë e veçantë e arkitekturës së shenjtë egjiptiane që dallohet nga kanonet klasike të përdorura në ndërtesat e kultit hyjnor. Këto kanone klasike parashihnin një ndërtim të quajtur "në formë hinke" që përshkonte atriot dhe korridoret gjithëmonë e më të errët, për të përfunduar në sakrakririn monolitik të naosit (apo qelës), të përfshirë nga errësira. Ndërsa tempulli diellor ishte e kundërta dhe nga një hyrje në gjysëm-errësirë arrihej nëpërmjet kalimeve të artikuluara të zhytura në errësirë në një oborr të shenjtë të ndriçuar nga drita diellore. Për më tepër tempulli diellor ishte kryesisht një vend kulti dhe jo varrimi. Kushtuar perëndisë Ra dhe një kulti të diellit në perëndim, duke parë vendosjen e tyre në bregun perëndimor të Nilit, kjo tipologji tempulli diellor u shfaq gjatë Dinastisë së V dhe i pari për të cilin kemi të dhëna është ai i quajtur Nekhen Ra (Fortesa e Ra-hut) i ngritur nga Userkafi, faraoni i parë i dinastisë, në sitin e Abu Gurabit. Shembulli i tempullit diellor më mirë të konservuar me gjasa është ai i Niuserreut, Shepepu-ib-Ra (Kënaqësia e zemrës së Ra-hut), sovrani i pestë i dinastisë. Elementi karakteristik i tempullit diellor është obelisku, i vendosur në qendër të oborrit qëndror, përpara të cilit gjendej altari i ofertave. Në mënyrë analoge me Tempujt mortorë tipikë të Mbretërisë së Vjetër edhe tempulli diellor zotëronte një strukturë komplekse të përbërë nga një Tempull në luginë, i ndërtuar në bregun e Nilit, të lidhur me tempullin e mirëfilltë nga një Rruga cerimoniale, shpesh e mbuluar. Rruga e pjerrët cerimonale mbaronte me një portik, strukturë që do të evoluonte më pas në pilonin karakteristik që karakterizonte tempujt e Mbretërisë së Re. Me fundin e Dinastisë së V edhe rëndësia e tempullit diellor do të zvogëlohej mjaft për tu rikthyer në modelin e parapëlqyer të Mbretërimit të Akhenatonit, në qytetin e Amarnas me kultin gati monoteist të Atonit, zoti i diellit garant i jetës. Por tempujt diellor kanë zanafillë në periudhën paradinastike ku adhuruesit e Diellit, të quajtur Shemsu-Hor, studionin edhe yjet para lindjes së "Padronit të Dy Horizonteve" dhe nga pozicioni i tyre dallonin periudhat e vitit më të favorshme për bujqësinë duke paracaktuar edhe datën e vërshimit të ujërave të Nilit. Duke parë përhapjen e madhe të kultit diellor ishin të shumtë tempujt diellorë kushtuar atij, midis të cilëve mund të përmendim atë të Heliopolit të ndërtuar nga Shemsu-Hor-ët por edhe në Abidos dhe Karnak që kanë qenë ndërtuar me aksin e orientuar drejt lindjes ose perëndimit të diellit gjatë solstiksit. Në këtë mënyrë drita kalonte nëpërmjet portave për të ndriçuar për dy ose tre minuta qelën e shenjtë, si një vetëtimë drite. Ndërtimi i tempujve diellorë kërkonte ceremoni të shumta, pikërisht për të gjetur aksin, për të cilin më i rëndësishmi quhej "Riti i Shtrirjes së litarit ku, nën mbrojtjen e perëndeshës së diturisë Seshat, të quajtur edhe "Zonja e gurit të parë", faraoni me priftërinjtë orientonin litarin drejt vendit ku lindëte dielli.

Bibliografia[redakto | përpunoni burim]

  • Mario Tosi: Dizionario enciclopedico delle divinità dell'antico Egitto, volume 2, Torino, Ananke, 2006, ISBN 88-7325-115-3.
  • Edda Bresciani (ed.): Grande enciclopedia illustrata dell'antico Egitto, Novara, De Agostini, 2005, isbn 88-418-2005-5.
  • Maurizio Damiano-Appia, Dizionario enciclopedico dell'antico Egitto e delle civiltà nubiane, Mondadori, ISBN 88-7813-611-5.
  • Guy Rachet: Dizionario Larousse della civiltà egizia, përkthyer në italisht nga Sofia Medin, Roma, Gremese Editore, 2002, ISBN 88-8440-144-5.