Jump to content

Karnaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Salla hipostile e Karnakut

Kompleksi Tempullor i Karnakut, zakonisht i quajtur thjesht Karnaku, përfshin një larmi tempujsh, kapelash, pilonësh dhe ndërtesa të tjera. Ai gjendet në brigjet e Nilit, rreth 2.5 km. në veri të Luksorit. Ai përbëhet nga katër pjesë kryesore, Mjedisi Tempullor i Amon-Rahut, Mjedisi Tempullor i Montu-së, Mjedisi Tempullor i Mutit dhe Tempulli i Amonhotepit të IV (i zbërthyer), ashtu si dhe disa tempuj më të vegjël dhe faltore që gjenden brenda mureve rrethuese të katër pjesëve kryesore dhe mjaft shëtitore me sfiksa me koka dashi që lidhin mjedisin e Mutit, mjedisin e Amon-Rahut dhe Tempullin e Luksorit.

Ndërtesat në kompleks nisën gjatë mbretërimit të Senusretit të IMbretërisë së Mesme dhe vazhduan deri në Periudhën Ptolemease, megjithëse shumica e ndërtesave datojnë nga Mbretëria e RE. Zona përreth Karnakut gjendej Ipet-isut-i ("Më i Zgjedhuri i Vendeve" në gjuhën e lashtë egjiptiane) dhe vendi kryesor i adhurimit të Triadës Tebane gjatë Dinastisë së XVIII me në krye zotin Amon. Është pjesë e qytetit monumental të Tebës.

Plan 3D i kompleksit te Karnakut
Plan 3D i kompleksit te Karnakut

Kompleksi është një muze i pamatë në qiell të hapur dhe besohet se është siti i dytë më i madh i lashtë fetar në botë, pas tempullit të Angkor WatitKamboxhia. Besohet se është siti i dytë historik më i vizituar në Egjipt, pas Piramidave të Gizës afër Kajros. Ai konsiston në katër pjesë kryesore, nga të cilat vetëm më e madhja është aktualisht e hapur për publikun e përgjithshëm. Karnaku shpesh kuptohet si vetëm si mjedisi i Amon-Ra-hut, pasi ai është pjesa më e parë nga vizitorët. Tre pjesët e tjera, Mjedisi i Mutit, Mjedisi i Montu-së dhe Tempulli i çmontuar i Amenhotepit të IV (të quajtur Akhenaton), janë të mbyllura për publikun. Ka gjithashtu edhe disa tempuj më të vegjël dhe faltore të lidhura me Mjedisin e Mutit, të Amon-Ra-hut dhe Tempulli i Luksorit. Mjedisi Tempullor i Mutit është shumë i lashtë, i dedikuar ndaj një perëndie të Tokës dhe të krijimit, por akoma i parestauruar. Tempulli zanafillor u shkatërrua dhe pjesërisht u restaurua nga Hatshepsuti, megjithëse një tjetër faraon ndërtoi rreth tij në mënyrë që të ndryshonte fokusin e orientimit të zonës së shenjtë. Shumë porcione janë marr për tu përdorur në ndërtesa të tjera. Ndryshimi thelbësor midis Karnakut dhe shumicës së tempujve të tjerë të Egjiptit është në harkun kohor në të cilin u zhvillua dhe u përdor. Ndërtimi i tempullit nisi gjatë Mbretërisë së Mesme dhe vazhdoi edhe në Dinastinë Ptolemease. Afërsisht tridhjetë faraonë kontribuan në ndërtesat e tij, duke mundësuar të arrinte madhësinë, kompleksitetin dhe larmishmërinë e paparë diku tjetër. Pak nga veçoritë karakterizuese të Karnakut janë unike, por madhësia dhe numri i veçorive janë të pakapërcyeshme. Perënditë e përfshira variojnë nga disa nga të adhuruara më herët deri te ato të adhuruara shumë vonë në historinë e kulturës së Egjiptit të Lashtë. Megjithëse i shkatërruar, ai përmban edhe një tempull të hershëm të ndërtuar nga Amenhotepi i IV (Akhenatoni), faraoni i cili më vonë do të celebronte një besim gati monoteist që ai vendosi duke i kërkuar ati transferimin e selisë, oborrit dhe qendrës fetare larg prej Tebës. Ai përmban gjithashtu dëshmi të adoptimeve, duke përdorur ndërtesat e egjiptianëve të lashtë nga kulturat e tjera për qëllimet e tyre fetare. Një aspekt i famshëm i Karnakut është Salla e Madhe Hipostile në Mjedisin e Amon-Ra-hut, një holl prej 5,000 m2 me 134 kolona gjigande të rreshtuara në 16 radhë. 122 prej këtyre kolonave janë 10 metra të larta dhe 12 të tjera janë 21 metra me një diametër mbi tre metra. Arkitrarët në majë të këtyre kolonave janë vlerësuar se peshojnë rreth 70 tonelata. Këta arkitrarë mund të jenë ngritur në këtë lartësi duke përdorur leva. Ky duhet të ketë qenë një proces tepër i gjatë dhe duhet të ketë kërkuar një balancë të madhe për arritur deri në ato lartësi. Një teori e zakonshme alternative rreth mënyrës se si i lëvizën është se u përdorën shtresa të pjerrta të mëdha të ndërtuara me rërë, tulla ose gurë dhe që guret tërhiqeshin mbi shtresat e pjerrta. Nëse guret u përdorën për këto shtresa të pjerrëta, atëherë ata do të kenë qenë të aftë të përdornin shumë më pak material. Kreu i shtresave të pjerrta me gjasa do të ketë përdorur gjithashtu edhe trungje druri ose gure kalldrëme për të tërhequr megalitet. Gjendet një kolonë e papërfunduar në një vend jashtë rrugës që tregon si ka qenë përfunduar. Gdhendja finale kryej pasi tamburet vendoseshin në vend kështu që nuk dëmtohej ndërkohë që vendosej.[1][2] Eksperimente të shumta duke lëvizur megalite me teknologjinë antike janë bërë në vende të tjera. Në 2009 Universiti i Kalifornisë, Los Angeles (UCLA) krijoi një website kushtuar realitetit virtual të rindërtimit dixhital të kompleksit të Karnakut dhe burimeve të tjera.[3] Faltorja e zotit të diellit e kishte dritën të fokusuar mbi të gjatë solsticit.[4]

Pamje nga lart e Karnakut

Historia e kompleksit të Karnakut përputhet pak a shumë me historinë e Tebës dhe rolin e saj ndryshues kulturor. Qyteti i Tebës nuk duket të ketë qenë i rëndësishëm përpara Dinastisë së XI dhe tempulli i mëparshëm duhet të ketë qenë relativisht i vogël, me faltore të kushtuara hyjnive të hershme të Tebës, perëndeshës së Tokës Mut dhe zotit të luftës Montu. Ndërtimet e hershme u shkatërruan nga pushtuesit. Artefakti më i hershëm i njohur që është gjetur në zonën e tempullit është një tempulli vogël tetëkëndor nga Dinastia e XI, që përmend Amon-Ra-hun. Amoni (shpesh i quajtur Amen) kishte qenë perëndia mbrojtëse e qytetit të Tebës. Ai identifikohej me dashin dhe me patën. Kuptimi egjiptian i emrit Amon është "i fshehtë" ose "zoti i fshehtë".[5] Puna madhore ndërtuese në Mjedisin e Amon-Ra-hut nisi gjatë Dinastisë së XI kur Teba u bë kryeqyteti i Egjiptit të ribashkuar. Tutmosi I ngriti një mur rrethues duke lidhur pilonët e katërt dhe të pestë, të cilët përfshinin pjesën më hershme të tempullit. Ndërtimi i Sallës së Madhe Hipostile mund të ketë filluar gjithashtu gjatë Dinastisë së XI, megjithëse shumica e ndërtimeve të reja u ndërmorën nën mbretërimin e Setit të I dhe Ramsesit të II. Pothuajse çdo faraon i asaj dinastie i ka shtuar diçka mjedisit të tempullit. Merenptahu përkujtoi fitoret e tija mbi Popujt e Detit (popuj barbarë që shumë studiues i lidhin me grekët e periudhës mikenase) mbi muret e Mjedisit Tempullor të Amon-Ra-hut, nisja e shëtitores procesionale të Tempullit të Luksorit. Hatshepsuti ka ndërtuar monumente dhe gjithashtu ka restauruar Mjedisin origjinal Tempullor të perëndeshës Mut, që ishte shkatërruar nga pushtuesit Hyksos. Ajo kishte ciftin e obelisqeve në atë kohë më të lartit në botë, të ngritur në hyrje të tempullit. Njëri qëndron akoma, si obelisku i mbijetuar më i gjatë në Tokë; ndërsa tjetri është thyer më dysh dhe pa majë. Një tjetër projekt në këtë sit, kapela e kuqe, u nis si një faltore barke dhe fillimisht, mund të ketë qëndruar midis dy obelisqeve. Më vonë ajo urdhëroi ndërtimin e dy obelisqeve të tjerë për të celebruar jubileun e saj të vitit të 16 si faraon; njëri nga obelisqet u thye gjatë ndërtimit dhe kështu në vend të tij u ndërtua një i tretë. Obelisku i thyer u la në vend-nxjerrjen e tij në Asuan, ku qëndron akoma edhe sot. I njohur si obelisku i pambaruar ai dëshmon se si nxirreshin obelisqet.[6] Ndryshimi i fundit madhor në projektin e Mjedisit Tempullor të Amon-Ra-hut qe shtimi i pilonit të parë dhe rrethimi masiv me mure i gjithë mjedisit, të realizuara nga faraoni Nektanebo I. Në 323, Konstandini i Madh njohu besimin e krishterë dhe në 356 Konstandini II urdhëroi mbylljen e tempujve paganë përgjatë gjithë perandorisë. Karnaku që nga kjo kohë më së shumti u braktis dhe u ndërtuan kisha të krishtera mes rrënojave, shembulli më i famshëm i kësaj është ripërdorimi i hollit qëndror të Sallës së Festës së Tutmosit të III, ku dekorimet e ngjyrosura të shenjtëve dhe mbishkrimeve në gjuhën kopte mund të shihen akoma. Vendndodhja e saktë e Tebës në Evropën mesjetare ishte e panjohur, megjithëse si Herodoti ashtu dhe Straboni tregonin vendndodhjen e saktë të Tebës dhe sa duhej të udhëtohej përgjatë Nilit që të mbërrije aty. Hartat e Egjiptit, të bazuara në punimin kolosal të Shekullit të IItë Klaudio Ptolemeut, Gjeografia, kishte qarkulluar në Evropë që nga fundi i Shekullit të XIV, të gjitha duke treguar vendëndodhjen e Tebës (Diospolis). Megjithë këtë, mjaft autorë evropianë të shekujve të XV dhe XVI që vizituan vetëm Egjiptin e Poshtëm dhe publikuan shënimet e tyre të udhëtimit, si Joos van Ghistele ose André Thévet, e vendosën Tebën ngjitur ose afër qytetit antik të Memfisit.

Plani i ndërtimit tempullit të Amonit me diferencimin e etapave të ndërtimit

Kompleksi Tempullor i Karnakut përshkruhet për herë të parë nga një venecian i panjohur në vitin 1589, megjithëse në shënimet e tij nuk tregohet emri i kompleksit. Këto shënime, që gjenden tashmë në Biblioteca Nazionale Centrale di Firenze, është përmendja e parë e njohur evropiane, që nga autorët e lashtë greko-romakë, rreth një numri të madh monumentesh në Egjiptin e Sipërm dhe Nubinë, duke përfshirë Karnakun, tempullin e Luksorit, Kolosin e Memnonit, Esnan, Edfunë, Kom Ombon, Filaen dhe të tjera. Karnaku si një emër fshati dhe emër i kompleksit, përmendet për herë të parë në vitin 1668, kur dy vëllezër misionarë kapuçinë, Protais dhe Charles François d'Orléans udhëtuan nëpër zonë. Shkrimi i Protais-it rreth udhëtimit të tyre u publikua nga Melchisédech Thévenot (Relations de divers voyages curieux, 1670s–1696 editions) dhe Johann Michael Vansleb (The Present State of Egypt, 1678). Vizatimi i parë i Karnakut gjendet në shënimet e udhëtimit të Paul Lucas-it në 1704, (Voyage du Sieur paul Lucas au Levant). Ato janë mjaft të pasakta dhe mund të jenë mjaft ngatërruese për sytë modernë. Lucasi udhëtoi në Egjipt gjatë viteve 16991703. Vizatimi tregon një përzierie të Mjedisit Tempullor të Amon-Ra-hut dhe Mjedisit Tempullor të Montu-së, të bazuara në një kompleks të kufizuar nga tre portikë gjigandë të Ptolemeut të III Euergetes dhe Ptolemeut të IV Filopator si dhe piloni i parë gjigand i Mjedisit Tempullor të Amon-Ra-hut, 113 m. i gjatë, 43 m. i lartë dhe 15 m. i trashë. Karnaku u vizitua dhe përshkrua në mënyrë të njëpasnjëshme nga Claude Sicard dhe shoku i tij i udhëtimit Pierre Laurent Pincia (1718 dhe 17201721), Granger (1731), Frederick Louis Norden (17371738), Richard Pococke (1738), James Bruce (1769), Charles-Nicolas-Sigisbert Sonnini de Manoncourt (1777), William George Browne (17921793) dhe në fund nga një numë shkencëtarësh të ekspeditës së Napoleonit, duke përfshirë Vivant Denon, gjatë kohës 17981799. Claude-Étienne Savary e përshkruan kompleksin në mënyrë mjaft të hollësishme në veprën e tij të vitit 1785; veçanërisht në dritën që shënimet e tij fiksionale mbi një udhëtim të pretenduar në Egjiptin e Sipërm, i përpiluar me informacione nga udhëtarët e tjerë. Savary vizitoi Egjiptin e Poshtëm në 17771778 dhe publikoi një vepër edhe rreth tij.

Mjedisi Tempullor i Amon-Ra-hut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky është më i madhi i mjediseve tempullore të kompleksit dhe i është kushtuar Amon-Ra-hut, perëndisë kryesore të Triadës Tebane. Ka shumë statuja kolosale duke përfshirë dhe atë të Pinedjemit të I që është 10.5 metra e lartë. Guri ranor për këtë tempull, duke përfshirë të gjitha kolonat u trasportua nga Gebel el-Silsila 161 km. në jug nëpërmjet lumit Nil.[7] Ai ka gjithashtu një nga obelisqet më të mëdha, që peshon 328 tonelata dhe është 29 metra i lartë.[8][9]

Panoramë nga një frizë në mjedisin e Amon-Ra-hut
Pamje panoramike e sallës së madhe hipostile në mjedisin e Amon-Ra-hut
Panoramë sferike e Sallës Hipostile të Karnakut

Mjedisi Tempullor i perëndeshës Mut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pamje e dromosit midis Mjedisit Tempullor të Amon-Ra-hut dhe Mutit nga piloni i dhjetë, Karnak

I gjendur në jug mjedisit më të ri të Amon-Ra-hut, ky mjedis i qe kushtuar perëndeshës nënë, Mut (në gjuhën e lashtë egjiptiane Mut donte të thoshte nënë), e cila u identifikua si bashkëshortja e Amon-Ra-hut në Triadën Tebane të Dinastisë së XVIII. Ka mjaft tempuj të tjerë më të vegjël të lidhura me të si dhe liqenin e saj të shenjtë, të ndërtuar në formë gjysëm rrethi. Ky tempull është shkatërruar dhe shumë pjesë janë marë për tu përdorur në struktura të tjera. Nuk është i hapur për publikun. Gjashtëqintë statuja të zeza graniti janë gjetur në oborrin e tempullit të saj. Ai mund të jetë porcioni më i vjetër i këtij siti.

Pamje nga oborri i tempullit të Mutit

2006 arkeologia Betsy Bryan bashkë me Johns Hopkins University, duke gërmuar në tempullin e Mutit, prezantoi gjetjet e saja rreth një festivali.[10] Pjesëmarrja në festival ishte e madhe, duke përfshirë priftërinjtë dhe popullsinë. Ka dëshmi historike që tregojnë pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra njerëzve në festival. Këto gjetje janë bërë në tempullin e Mutit sepse aty Teba nisi të merrte famë dhe Muti përthithi identitetin e perëndeshave të luftës, Sekhmet dhe Bast, si aspekte të saja. Në fillim, Mut u bë Mut-Ëadjet-Bast, pastaj Mut-Sekhmet-Bast (Ëadjet u shkri me Bast), atëherë Mut përthithi gjithashtu Menhitin, një tjetër perëndeshë luaneshë dhe gruaja e djalit të saj të adoptuar, duke u bërë Mut-Sekhmet-Bast-Menhit dhe në fund duke u bërë Mut-Nekhbet. Gërmimet në tempullin e Luksorit zbuluan një "sallë të dehjes" të ndërtuar në tempull nga faraoni Hatshepsut, gjatë kulmit të mbretërimit të saj 12 vjeçar. Në një tjetër mit të zhvilluar rreth festivalit të përvitshëm të dehjes së Sekhmetit, Ra, që ishte perëndia e diellit, e krijoi atë nga syri i tij përvëlues të marr nga mamaja e tij, për të shkatërruar njerëzimin që konspironin kundër tij. Në mit, etja e Sekhmetit për gjak nuk u shua në fund të betejës dhe e çoi atë pothuajse në shkatërrimin e njerëzimit, kështu Ra e mashtroi duke e kthyer Nilin të kuq si gjaku (Nili kthehet çdo vit i kuq kur mbushet me lym apo baltë gjatë vërshimit) kështu që Sekhmeti do ta pinte atë. Mashtrimi, gjithësesi, ishte se lëngu i kuq nuk ishte gjak, por birrë e përzier me lëng shege kështu që ngjante si gjak, duke e bërë atë ta pinte duke i dhënë fund masakrimit duke u kthyer në një aspekt të dashur të Hathorit.

Mjedisi Tempullor i Montu-së

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky porcion i sitit i është kushtuar Montu-së, perëndia tebane e luftës. Gjendet në veri të kompleksit të Amon-Ra-hut dhe është më i vogël. Pjesët kryesore të Mjedisit Tempullor të Montu-së janë tempujt e Montusë, Harpre-së, Tempulli i Ma'atit dhe një liqen i shenjtë. Mjedisi nuk është i hapur për publikun, pasi shumica e monumenteve janë në një gjendje të keqe konservimi.

Tempulli i Amenhotepit të IV (qëllimisht i çmontuar)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli që Akhenatoni (Amenhotepi IV) ndërtoi në kët sit gjendej në kompleksin kryesor, jashtë mureve të Mjedisit Tempullor të Amon-Ra-hut. U shkatërrua menjëherë pas vdekjes së ndërtuesit të tij, i cili ishte përpjekur të përmbyste klerin e fuqishëm që kishte marr kontrollin e Egjiptit përpara mbretërimit të tij. U shkatërrua aq në mënyrë të përgjithshme sa shtrirja e tij e plotë dhe planimetria e tij janë aktualisht të panjohura. Kleri rifitoi pozicionin e fuqishëm që kishte sapo Akhenatoni vdiq dhe u përpoqën që të shkatërronin shumë nga dëshmitë e ekzistencës së tij.

  1. ^ Egypt: Engineering an empire engineering feats
  2. ^ Mark Lehner: The Complete Pyramids, London: Thames and Hudson (1997), ISBN 0-500-05084-8, fq. 202–225.
  3. ^ "Ancient Egypt Brought To Life With Virtual Model Of Historic Temple Complex", Science Daily, 30 prill 2009, kontrolluar më 12 qershor 2009 [1]
  4. ^ http://news.nationalgeographic.com/2015/12/151221-winter-solstice-explained-pagans/
  5. ^ Desmond Stewert and editors of the Newsweek Book Division "The Pyramids and Sphinx", 1971, fq. 60–62
  6. ^ The Unfinished Obelisk nga Peter Tyson, 16 mars 1999, NOVA online adventure
  7. ^ Time Life Lost Civilizations series: Ramses II: Magnificence on the Nile (1993) fq. 53–54
  8. ^ Charles Walker: "Wonders of the Ancient World", 1980, fq. 24–27
  9. ^ Chris Scarre (ed.): "The Seventy Wonders of the Ancient World", 1999, Thames & Hudson, London
  10. ^ "Sex and booze figured in Egyptian rites", archaeologists find evidence for ancient version of ‘Girls Gone Wild’. From MSNBC, 30 tetor 2006
  • Elizabeth Blyth: Karnak: Evolution of a Temple, 2006, Routledge, isbn 978-0-203-96837-6.

Lidhje të Jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]