Jump to content

Tempulli Avanibhaxhana Pallaveshvaram

Coordinates: 12°25′52″N 79°27′59″E / 12.43111°N 79.46639°E / 12.43111; 79.46639
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Faltorja e Nandit në kompleksin Avanibhajana Pallaveshwaram

12°25′52″N 79°27′59″E / 12.43111°N 79.46639°E / 12.43111; 79.46639 Tempulli Avanibhajana Pallaveshwaram i quajtur edhe Tempulli Stambeswarar është një tempull hindu kushtuar Shivës, i vendosur në qytezën e Seeyamangalamit, në distriktin Tiruvannamalai në Tamil NaduIndisë. Tempulli është ndërtuar në Arkitekturën e skalitur në shkëmb nga mbreti Pallava, Mahendravarmani I (600-630) gjatë shekullit të VII. Tempulli shpellor Pallava pësoi shtesa të mëvonshme nga mbretërit Choladhe Vijayanagara. Një nga kolonat ka një skulpturë të Natarajas, që besohet se është paraqitja më e hershme e hyjnisë në Indinë e Jugut. Tempulli ka një [[Gopurami|raxhagopuram të vogël tre-katësh, që është kulla e portës hyrëse. Tempulli është shpallur monument i trashëgimisë dhe administrohet nga Archaeological Survey of India (ASI) si një monument i mbrojtur. Faqja tjetër e kodrës bujt shtratet xhainiste të krijuara nga shekulli i IX gjatë sundimit të mbretit Ganga, Rajamalla II.

Pamje e Tempullit të skalitur në shkëmb të Seeyamangalamit

Tempulli Stambeswarar u ndërtua gjatë sundimit të mbretit Pallava, Mahendravarmani I (600-630) gjatë shekullit të VII. Është një nga paraqitjet më të hershme të Arkitekturës së skalitur në shkëmb. Vendi është quajtur Tempulli Avanibhajana Pallaveshwaram pasi Avani është nga titujt e mbretit Mahendravarman.[1][2] Megjithëse pamja e luanëve të skalitur nëpër kolona çon në hamendjen se tempulli mund të ketë qenë filluar me gjasa nga Simhavishnu, babai i Mahendravarmanit, kjo është një pikëpamje që nuk ka gjetur mbështetje të gjerë. Mbishkrimet, të përfshira te Epigrahia Indica, janë shkruar në sanskritisht me alfabetin Grantha të mbretërisë Pallava. Mbishkrimet tregojnë se u gërmua nga Lalitankura, që është e ngjashme me atë të tempullit shpellor në Fortesa shkëmbore e Tiruchirappallit që tregojnë Mahendravarmanin.[3] Tempulli ka shtesa të mëvonshme nga Dinastia Chola dhe Perandoria Vijayanagara. Gopurami, kulla e portikut besohet se është një shtesë nga mbretërit Vijayanagara.[1] Në faqen tjetër të kodrës ndodhen shtratet xhainiste të krijuara në shekullin e IX gjatë sundimit të mbretit Ganga, Rajamalla II.[4]

Pamje e kompleksit tempullor Avanibhajana Pallaveshwaram

Tempulli ka një raxhagopuram tre-katësh në një seri faltoresh të shpërndara. Faltorja e Stambeswararit është e strehuar në shenjtëroren rrethore në një shpellë të skalitur në shkëmb. Ka një sallë të madhe me kolona (mahamandapa) dhe një sallë të vogël me kolona (ardhmandapa) që të çojnë te shenjtërorja shpellore. Faltorja e Nadit gjendet jashtë sallës me kolona, në aksin e faltores qendrore. Shenjtërorja ruhet nga dy dvarapala, hyjni gardiane. Shenjtërorja bart imazhin e Shivës në formën e lingamit. Në pjesët e sipërme të kolonave janë skalitur zambakë, ndërsa në pjesët e poshtme janë skalitur luanë.[5] Hyjnia kryesuese është quajtur Thoonandavar ose Stambeswarar bazuar në praninë e mbishkrimeve në dy kolonat përballë tempullit.[4] Një nga kolonat në tempull ka një nga paraqitjet më të hershme të Nataraxhas (Shiva i mishëruar si kërcimtari kozmik) në posturën e Ananda Thandavas. Ka dy ndihmës Shiva gana të Nataraxhas, me një prej tyre duke luajtur Miruthangamin (një instrument me perkursion) dhe tjetri në posturë lutjeje. Salla me kolona ka imzhet e yalive, krijesave mitike që përfaqësojnë artin Vijayanagara.[1] Imazhet e hyjnive të tjera ndihmëse të Shivës janë vendosur në faltore më të vogla përreth shenjtërores.[6]

Pozicioni i kërcimit të Nataraxhas

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Skulptura e Nataraxhas

Nataraxha është paraqitja kozmike e formave të ndryshme kërcimtare të Shivës. Tempulli përmban paraqitjen më të hershme të Nataraxhas në skulpturë. Sipas mitologjisë hindu, Shiva është një kërcimtar i dhunshëm dhe ndërsa ai kërcen, një gjarpër i quajtur Karkodaka u fryn këmbëve të tij, duke e bërë Shivën të kryej Bhujamgatrasan, pozicionin e luftimit të gjarprit.[7] Shiva shihet me katër krahë, me një nga krahët e majtë që tregojnë posturën dola hasta, në të dytën parasun, në krahun e parë djathtas Abhaya mudran (pozicioni mbrojtës) dhe zjarr në të dytën djathtas. Arkeologu Dr. R. Nagaswamy beson se gjarpri me kokë të ngrehur në këmbët e Nataraxhas është provë e Bhujamgatrasas. Besohet se të gjitha format e kërcimit kanë rrjedhur nga Natya shastra nga i dituri Bharatha dhe njohuria e Mahendravarmas të pocicioneve delikate të paraqitura në skulpturë. Ai pohon gjithashtu se imazhi i Mahendra tregon lidhjen midis bhujaṅga trāsitas dhe se kërcimi i Nataraxhas, forma kozmike e Shivës çon te Ananda.[8]

Adhurimi dhe praktikat fetare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli është shpallur monument i trashëgimisë dhe administrohet nga ASI si një monument i mbrojtur.[9] Megjithëse është një monument arkeologjik, tempulli kryen vazhdimisht praktikat e adhurimit, ku priftërinjtë e tij kryejnë rituale puxha gjatë festave dhe mbi një bazë ditore. Ritualet e tempullit janë të ngjashme me ato të tempujve të tjerë të Shivës.[10]

  1. ^ a b c Sharath, Lakshmi (26 janar 2012). "The praying caves". Business Line. Marrë më 15 nëntor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Chatterjee, Suhas (1998). Indian Civilization and Culture. fq. 411. ISBN 9788175330832. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Jouveau-Dubreuil, Gabriel; Dikshitar, V. S. Swaminadha (1995). The Pallavas. fq. 35. ISBN 9788120605749. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b "Seeyamangalam". C.P.R. Environmental Education Centre, Chennai. 2011. Marrë më 16 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Jouveau-Dubreuil, Gabriel (1994). Pallava Antiquities - 2 Vols. fq. 33–5. ISBN 9788120605718. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Sewell, Robert (1882). Lists of the Antiquarian Remains in the Presidency of Madras, Volume 1. fq. 170. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Hudson, Dennis D. (2008). The Body of God: An Emperor's Palace for Krishna in Eighth-Century Kanchipuram: An Emperor's Palace for Krishna in Eighth-Century Kanchipuram. fq. 201. ISBN 9780199709021. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Nagaswamy, Dr.R. "Royal patronage to dance and music The pallava mārga". Tamil Arts Academy. 18. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 15 nëntor 2015. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "List of Monuments and Sites: Vellore sub-circle". Archeaological Survey of India. 2011. Marrë më 15 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Chandramouli, Dr. C. (2003). Temples of Tamil Nadu - Kancheepuram district. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]