Fortesa shkëmbore e Tiruchirappallit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Fortesa shkëmbore e Tiruchirappallit ose Fortesa shkëmbore e Trichinopolit është një fortifikim historik dhe kompleks tempullor i ndërtuar mbi një shkëmb të lashtë. Gjendet në qytetin e TiruchirappallitTamil NaduIndisë e ndërtuar mbi një shkëmb 83 metra të lartë[1][2] që mund të datoi mbi një miliard vjet më parë. Brenda fortesës ndodhen dy tempuj hindu, Tempulli Ucchi Pillayar në fortesën shkëmbore dhe Tempulli Thayumanaswami në fortesën shkëmbore. Tërheqje të tjera turistike vendore përfshijnë Tempullin e famshëm të Ganeshës nga periudha Pallava dhe fortesa e periudhës Madurai Nayak. Kompleksi i fortifikuar ka qenë dëshmitar i betejave të ashpra midis Madurai Nayakëve dhe Dinastisë Adil Shahi të Bijapurit, rajonit Karnatik dhe forcave perandorake Maratha. Fortesa luajti një rol të rëndësishëm gjatë Luftrave Karnatike, duke ndihmuar në vendosjen e themeleve të Perandorisë Britanike në Indi. Fortesa shkëmbore është simboli më i shquar i qytetit të Tiruchirappallit.[3]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fortesa shkëmbore e Tiruchirapallit

Ndërtimi i fortesës fillon që nga viti 580 me Dinastinë Pallava dhe vazhdon me plotësime dhe shtesa nga dinastitë e mëvonshme. Emri "Fortesa shkëmbore" vjen nga fortifikimet e shpeshta ushtarake të ndërtuara aty, në fillim nga sunduesit e Perandorisë Vijayanagara dhe më vonë nga Perandoria Britanike gjatë Luftrave Karnatike. Struktura më e vjetër në fortesë është një tempull shpellor i ndërtuar nga Dinastia Pallava në vitin 580. Gjatë Periudhës Chola, qyteti i afërt i Woraiyurit ishte kryeqyteti i saj, por Dinastia Pallava nuk e mbajti nën kontroll këtë qytet strategjik dhe e humbi atë përballë Dinastisë Pandyane. Dinastia Chola u rikthye përsëri në shekullin e X. Trichija vazhdonte të ishte nën zotërimin e tyre deri në rënien e perandorisë, pas të cilës u bë një fortesë e Perandorisë Vijayanagara. Në mes të shekullit të XIV, rajoni u kontrollua nga Sulltanati i Delhit, pas sulmit të Malik Kafurit ndaj Jugut të Indisë. Ata u përzuanë dhe rajoni u kthye përsëri nën kontrollin e Perandorisë Vijayanagara. Gjatë pjesës së parë të shekullit të XVI, rajoni ra nën kontrollin e Madurai Nayakëve, që ishin guvernatorët e mëparshëm të Perandorisë Vijayanagara. Megjithatë, qe nën sundimin e Nayakëve të MaduraitTiruchirappalli lulëzoi duke u bërë qyteti që është sot. Madurai Nayakët ndërtuan ujëmbledhësin e Tempullit të Fortesës shkëmbore bashkë me mure të rëndësishme të themeleve, duke e bërë qytetin një qytet tregtar dhe më vonë kryeqytetin e tyre.

Depozita dhe pallati i fortesës përpara fortesës shkëmbore

Pallati i fortesës qe dëshmitar po ashtu i zhvendosjes së pushtetit nga mbretëresha Meenakshi te Chanda Sahibi, pasi ai sundoi në aleancë me mbretërinë e Francës. Ai e humbi drejtimin kur dojoja i tij, Nawabi i Karnatës bashkë me britanikët, e pushtuan fortesën pas Luftrave Karnatike. Kjo u mundësoi britanikëve të fitojnë një pikëmbështetje në Tamil Nadu dhe më vonë në të gjithë Indinë Jugore. Në kohët moderne, fortesa mirëmbahet dhe administrohet nga qarku i Chennait të Archaeological Survey of India (ASI). Fortesa është një prej destinacioneve të shquara turistike në Tamil Nadu.[4]

Betejat madhore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Periudha Nayake[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kolonat e hyrjes së Tempullit të Poshtëm Shpellor në fortesë

Pasi fortesa shkëmbore qe selia e Madurai Nayakëve, fortesa qe dëshmitare e betejave të ashpra, një prej të cilave qe dhe Beteja e Toppurit që qe një nga më të mëdhatë për supremaci midis Dinastisë Aravidu të Vijayanagaras dhe Madurai Nayakëve. Dinastia Aravidu fitoi me mbështetjen e sunduesve të Mysores dhe Tanjores në shekullin e XVI. Më vonë, Nayakët përballën sulmet nga ushtritë e Dinastisë Adil Shahi, Perandorisë së Mysores dhe Marathas. Kompleksi i fortifikuar u formonte territorin veri-perëndimor të Nayakëve. Gjatë sundimit të tyre dy shekullor, ajo pa përleshje rastësore me fqinjët e tyre, Mbretëria Nayake e Thanjavurit, Mbretëria Maratha e Thanjavurit dhe më shpesh me ushtritë pushtuese të Dinastisë Adil Shahi, Mbretërisë së Mysores dhe Perandorisë Maratha.

Tempulli i Sipërm Shpellor në fortesë

Periudha e Nawabit Karnatik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë mesit të shekullit, Chanda Sahibi, i ndihmuar nga francezët, e bëri këtë fortesë bazën e tij qëndrore. Ai u ndesh me forcat e bashkuara të Nawabit Karnatik dhe Britanisë së Madhe. Ai u mund në Luftrat Karnatike dhe u detyrua tia kaloi tokat e tij britanikëve.

Periudha britanike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fundin e shekullit të XVIII, Hajder Aliu ishte kërcënimi kryesor për britanikët, pasi ishin francezët që ishin akoma duke luftuar për sundimin e tyre kolonial në këtë rajon. Që nga kjo kohë, qyteti u kthye në mënyrë të qëndrueshme në një qytet kazermë dhe porta e fortesës u bë e njohur si porta kryesore e rojës. Robert Clive jetoi pranë depozitës së fortesës kur ishte në Tiruchirappalli.

Arkitektura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pamje e brendshme e Tempullit të Sipërm Shpellor në fortesw

Shkëmbi thuhet se është një nga formacionet më të vjetra shkëmbore në botë. Është më shumë se 1 miliardë vjeçar, duke e bërë atë po aq të vjetër sa dhe shkëmbinjtë e Groenlandës dhe më të vjetër sesa vargmalet e Himalajave.[5] Në këtë formacion shkëmbor gjendet kuarc, që përdoret në bërjen e qelqit dhe feldspat që përdoret në formimin e qeramikës. Ndërtesa është ndërtuar në Stilet Pallava, Chola dhe të Madurai Nayakëve të Arkitekturës Dravidiane. Sistemi i saj strukturor është një përzierje e Arkitekturës Indo-Saraçene dhe asaj Dravidiane.

Pamje e Tempullit të Thayamanavarit në fortesën shkëmbore

Siç sugjeron emri, Tempulli i fortesës shkëmbore gjendet në një lartësi prej 83 metrash në shkëmb. Ky tempull u ndërtua fillimisht nga Dinastia Pallava, por më vonë pozicioni u fortifikua dhe dizajnua nga Nayakët duke përdorur pozicionin e tij të fortifikuar natyror. Tempulli arrihet nëpërmjet një ngjitjes së 344 shkallëve të skalitura në shkëmb deri në majë të tij.[6] Kompleksi tempullor në fortesë është një grup prej tre tempujsh:

  • Tempulli Manikka Vinayakar në fundin e kodrës, kushtuar Ganeshës.
  • Tempulli Ucchi Pillayar në majë të kodrës, kushtuar po Ganeshës[1]
  • Taayumaanavar Koyil Shivastalami, një tempull i skalitur në shkëmb kushtuar një shenjti të periudhës Nayaka, Taayumaanavarit. Mathrubutheswarari, kushtuar Shivës, ka një lingam që ësthë një e dalë nga vetë shkëmbi. Arrihet nëpërjet një palë shkallëve gjatë rrugës për te Tempulli Ucchi Pillayar.

Tempulli i skalitur në shkëmb[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Interiori i Tempullit tw Thayumanavarit mbi shkëmbin e Trichinopolit[7]

Në fortesë ndodhen dy tempuj të skalitur në shkëmb, një një pjesën e poshtme të fortesës i quajtur Tempulli i Poshtëm Shpellor dhe tjetri në kompleks jashtë Thayumanswamny-t gjatë rrugës për tu ngjitur te Uchi Pillayar Kovili, i quajtur Tempulli i Sipërm Shpellor. Një studim arkeologjik i vitit 2010 tregoi se planimetria e shpellave të skalitura në shkëmb në kompleks është e ngjashme me atë të tempujve të tjerë të skalitur në shkëmb si Tempulli Pundarikakshan Perumal në Thiruvellarai dhe tempulli shpellor Pechipalai. Shpellat e papërfunduara në kompleksin tempullor, bashkë me tempujt shpellorë të poshtëm në Thiruvellarari dhe Tirupparankunram, ku secila ka një faltore për Shivën në lindje dhe për Vishnun në perëndim, të ndara nga një gji qendror midis tyre. Studimi tregoi edhe se Tempulli i Poshtëm Shpellor bashkë me Tempullin Kudumiyan Malai paraqesin forma unike kolonash, që nuk shihen në tempujt e tjerë në Tamil Nadu.[8] Tempulli i skalitur në shkëmb në kompleksin tempullor të kodrës u ndërtua gjatë Periudhës Pallava edhe është emërtuar Lalitankura Pallaveswaram, me mjaft mbishkrime të atribuara Mahendravarmanit I. Në këtë kompleks sunduesi Chola, Vijayanagara dhe Nayakët e Madurait kanë kontribuar në periudhën e mëvonëshme. Tempujt dy katësh të Taayumaanavas janë konsideruar si një kryevepër e ndërtimtarisë.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Sarina Singh, Joe Bindloss, Paul Clammer & Janine Eberle: India
  2. ^ Sundararaj, T. (1981). "A Historical Sketch of Trichinopoly Rock Fort". Journal of Indian History. Dept. of Modern Indian History. 59: 119. 
  3. ^ Gopal, Madan (1990). K.S. Gautam, red. India through the ages. Publication Division, Ministry of Information and Broadcasting, Government of India. f. 185. 
  4. ^ "List of Monuments and Sites: Trichy sub circle". Archaeological Survey of India. Marrë më 30 nëntor 2013. 
  5. ^ Pippa de Bruyn: "Frommer's India"; Frommer's, 2010, ISBN 978-0-470-55610-8
  6. ^ "Rockfort Temple". Tiruchirapalli Municipal Corporation. Marrë më 1 janar 2014. 
  7. ^ "Interior of a Temple on the Rock of Trichinopoly". Wesleyan Juvenile Offering. IV: Vignette. janar 1847. Marrë më 17 nëntor 2015. 
  8. ^ "Study uncovers interesting details of cave temple architecture". The Hindu. 27 tetor 2010. Marrë më 1 nëntor 2013. 

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Pippa de Bruyn: "Frommer's India"; Frommer's, 2010, ISBN 978-0-470-55610-8.
  • Gopal, Madan (1990). K.S. Gautam, red. India through the ages. Publication Division, Ministry of Information and Broadcasting, Government of India. 
  • Sarina Singh, Joe Bindloss, Paul Clammer & Janine Eberle: India.
  • Sundararaj, T. (1981). "A Historical Sketch of Trichinopoly Rock Fort". Journal of Indian History. Dept. of Modern Indian History. 59. 
  • "Interior of a Temple on the Rock of Trichinopoly". Wesleyan Juvenile Offering. IV. janar 1847. Marrë më 17 nëntor 2015. 

Lidhje tw jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

10°49′41″V 78°41′49″L / 10.828°V 78.697°L / 10.828; 78.697Koordinatat: 10°49′41″V 78°41′49″L / 10.828°V 78.697°L / 10.828; 78.697