Tempulli Nithjakaljana Perumal
13°03′N 80°16′E / 13.05°N 80.27°E
Tempulli Nithyakalayana Perumal ose Nithya Kalyana Perumal në Thiruvidandai, një fshat në distriktin e Kanchipuramit në shtetin jugor indian Tamil Nadu, është një tempull hindu kushtuar adhurimit Vishnut. I ndërtuar në Stilin Arkitekturor Dravidian, tempulli është lartësuar nga Divya Prabandha, kanoni i hershëm mesjetar tamil i shenjtëve alvarë nga shekujt e VI-IX. Për rrjedhojë është një prej 108 Divyadesamëve kushtuar Vishnut, që adhurohet si Nithyakalayana Perumali dhe bashkëshortes së tij Lakshmi si Komalavalli Thayar.[1] Struktura zanafillore e tempullit u ndërtua nga Dinastia Pallava gjatë shekullit të VII, me shtesa të mëvonshme nga Dinastia mesjetare Chola gjatë shekullit të XI. Tempulli rrethohet nga një mur graniti që përfshin të gjitha faltoret e tij. Depozita e tempullit gjendet përkundrejt tempullit jashtë hyrjes kryesore. Tempulli ndjek traditën e sektit Thenkalai të Vaishnavizmit. Në tempull zhvillohen katër rituale të përditshme dhe shumë festa vjetore, nga të cilat më të shquarat janë Chittirai Brahmotsavam gjatë muajit tamil të Chittirait (gjatë prill - majit) dhe Vaikuntha Ekadashi gjatë Margazhit (dhjetor - janar). Tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Bordi i Besimit Hindu dhe Përkrahjes në Qeverinë e Tamil Nadusë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli u ndërtua gjatë mbretërimit të Dinastisë Pallava në shekullin e VII.[2] Kanchipurami ishte kryeqyteti i mbretërisë Pallava që sundonte rajonin gjatë shekujve të VI dhe të IX. Mamallapurami dhe Thiruvidanthai u shfaqën si qytete dhe porte të fuqishme të mbretërisë së tyre. Tempulli tempulli mendohet se u ndërtua bashkë me tempujt e tjerë monumentalë në rajon.[3] The temple has inscriptions dated 959 CE from the Pallava times.[4] Në tempull u bënë shtesa të mëvonshme nga mbretërit Chola siç tregohet nga një mbishkrim i vitit të 35-të të mbretërimit të Rajadhiraja Cholas gjatë vitit 1052. Raja Raja Chola mendohet se ka organizuar festën Panguni Uthiram gjatë vitit 1003. Në tempull gjenden edhe mbishkrime që tregojnë kontributet dashamirëse nga Kulothunga Chola I gjatë vitit 1115.[5] Tempulli është shpallur monument i Archaeological Survey of India bazuar mbi mbishkrimet e tij.[6] Është një monumente i mirëmbajtur nga qarku i Chennait dhe nënqarku i Mamallapuramit të institucionit.[7] Tempulli ka një palakin të bërë prej fildishi, i vetmi në llojin e tij për ndonjë tempull hindu.[8]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli Nithyakalyana Perumal është i vendosur në Thiruvidandai, një fshat në distriktin e Kanchipuramit gjatë Rrugës së Bregut Lindore Chennai - Mahabalipuram, 38 km nga Chennai. Depozita tempullore gjendet përballë tempullit në skajin e rrugës. Shenjtërorja arrihet nëpërmjet një salle me gjashtëmbëdhjetë kolona të skalitura me relieve përballë tempullit. Tempulli ka dy rrethime që hyhen nëpërmjet dy kullave gopuram me çati të sheshta. Të tëra faltoret në tempull janë të përfshira brenda rrethimit të mureve prej graniti. Rrethimi i dytë ka dy shtylla, secila prej të cilave e vendosur në aksin e shenjtërores dhe hyrjes. Rrethimi ka gjithashtu një sallë për të bujtur karron tempullore. Shenjtërorja arrihet nëpërmjet një salle mbledhjeje dhe lutjesh. Statuja prej graniti e Nithyakalyana Perumalit në formën e Varahas që mban Bhudevin në prehrin e tij është e vendosur në shenjtërore. Statuja është rreth 2.14 m e lartë dhe është një imazhet më të rralla të hyjnisë.[2] Garuda, shqiponja vahana e Vishnut ka një faltore të vogël të drejtuar nga shenjtërorja. Faltorja e Ranganatharit gjendet në rrethimin e parë, paralele me shenjtëroren. Këndi veri-perëndimor i tempullit bujt faltoren e Komalavallit. Në muret përreth sallës së mbledhjes dhe lutjeve ka disa mbishkrime.[9] Depozita tempullore (Teertham ose pushkarani) quhet Kalyana Theertham, ndërsa vimana mbi shenjtërore quhet Kalyana Vimana.
Aspektet fetare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Legjendat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas legjendave hindu, gardianët dvarapala të portës së Vishnut Jaya dhe Vijaya janë mallkuar nga të urtit që ata të lindin si asura (demonë) gjatë lindjes së tyre të ardhshme. Ata lindën në tokë si Hiranyaksha dhe Hiranyakashipu të urtit Kashyapa dhe gruas së tij Diti. Vëllezërit demonë sipas fuqisë së tyre, morën kontrollin e universit. Vëllai i madh, Hiranyaksha kreu pendesë dhe mori bekimin nga Brahma, që e bëri atë të pamposhtshëm nga çdo kafshë apo njeri. Hiranyaksha zaptoi tokën, të personifikuar si hyjnesha Bhudevi dhe e fsheu nën oqean. Të gjitha hyjnitë qiellore dhe të urtët shkuan te Vishnu për zgjidhje. Meqë Hiranyaksha nuk e përfshinte derrin e egër në lisën e kafshëve që nuk mund ta vrisnin atë, Vishnu mori këtë formë me çataj të stërmëdhenj dhe zbriti në oqeanin zanafillor. Hiranyaksha e pengoi Varahan dhe kështu zhvilloi një përleshje të gjatë. Të dy luftuan me njëri-tjetrin me çomagat e tyre, ku Varaha do të dilte fitimtar pas një dueli njëmijë-vjeçar. Varaha doli nga oqeani me tokën në çatallet e tij dhe e vendosi në vendin e saj të mëparshëm. Varaha me tokën mbi çatajt e tij do të bëhej paraqitja më e shpeshtë e tij. Hyjnesha-Tokë, Bhudevi ra në dashuri me Varahan, të cilën besohet se ai e mori në gjunjtë e tij në këtë vend.[10] Besohet gjithashtu se një numër shërbyesesh pritën të martoheshin me Varahan, derrin e egër me pamje të zgjuar. Besohet gjithashtu se sipas dëshirës së të urtit Kalava, që donte që Vishnu të martohej me 360 vajzat e tij. Varaha u martua me 360 vajzat, një në çdo ditë gjatë gjithë vitit. Meqë ai besohet se u martua me shërbyese ditore, ai u bë i njohur si Nithyakalyana Perumal (që do të thotë zoti që martohet përditë).[9]
Sipas një tjetër legjende hindu, një mbret i quajtur Harikesarivarman e kishte zakon ta vizitonte tempullin çdo ditë nga Mahabalipurami dhe që donte të ngulitej në këtë vend. Vishnu ishte i kënaqur nga përkushtimi i tij dhe iu shfaq si Sthalasayana Perumali në Mahabalipuram – legjenda është e lidhur me Tempullin Thirukadalmallai në Mahabalipuram.[8]
Domethënia fetare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli Nithyakalayana Perumal është lartësuar nga Nalayira Divya Prabhanda, kanoni vaishnavit i shekujve të VII-IX, nga Thirumangai Azhwari. Tempulli për rrjedhojë është klasifikuar si Divyadesam, një nga 108 tempujt e Vishnut që janë përmendur në vepër. Thirumangai Azhwari i ka thurur lavde fuqive të Komalavalli Thayarit.[11] Tempulli përmendet edhe në veprat e mëvonshme të Nathamunit, Thirukachi Nambit, Ramanujas dhe Manavala Mamunigalit. Gjatë shekujve të XVIII dhe të XIX, tempulli përmendet në mjaft vepra si 108 Tirupathi Anthathi nga Divya Kavi Pillai Perumal Aiyangari.[10] Sipas legjendës së Nithyakalyana Perumalit, ku Vishnu besohet se martohet përditë, tempulli frekuentohet nga njerëzit që kërkojnë të martohen ose që po u vonohet martesa. Një praktikë e zakonshme adhurimi është ti ofrohen kurora hyjnisë kryesuese, duke ja vendosur atij dhe duke ecur në mënyrë rituale përreth shenjtëores së tempullit nëntë herë. Ranganatha, forma e shtrirë e Vishnut, besohet se ka ndjekur martesën e parë dhe pasi mësoi se është një martesë e përditshme, e vendosi banesën e tij në tempull.[9]
Praktikat e adhurimit dhe festat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Megjithëse tempulli është një monument arkeologjik, ai vazhdon të kryej praktikat e adhurimit.[12] Tempulli ndjek traditën e sektit Thenkalai të adhurimit vaishnavit bazuar mbi traditën agamike Vaikasana. Tempulli është i hapur nga ora 6:30 e mëngjesit deri në orën 12 të mesditës dhe nga ora 3:00 pasdite deri në orën 9:00 të darkës. Priftërinjtë e tij kryejnë rituale puxha gjatë festave dhe mbi një bazë ditore. Ritualet kryhen katër herë në ditë: Ushathkalami në orën 8 të mëngjesit, Kalasanthi në orën 10:00 po të mëngjesit, Sayarakshai në orën 5:00 pasdite dhe Ardha Jamami në orën 8:00 të mbrëmjes. Çdo ritual ka tre faza: alangarami (dekorimi), neivethanami (ofrimi i ushqimit) dhe deepa aradanai (tundja e fenerëve) si për Nithyakalyana Perumalin ashtu dhe për bashkëshorten e tij, Komalavallin. Në tempull zhvillohen gjithashtu rituale javore, dy-javore dhe muajore. Në tempull zhvillohen festa të ndryshme, ku më të shquarat janë Chittirai Brahmotsavami gjatë muajit tamil të Chittirait (prill - maj) dhe Vaikuntha Ekadashi gjatë Margazhit (dhjetor - janar).[10] Gjatë festës Brahmotsavam, hyjnitë festive të Nithyakalyana Perumalit dhe Komalavallit shëtiten në procesion përreth rrugëve të tempullit. Tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Bordi i Besimit Hindu dhe Përkrahjes së Qeverisë së Tamil Nadusë.[2] Tempulli është një nga destinacionet më të vizituara turistike në rajonin Chennai - Mahabalipuram.[13]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Ramesh, M. S. (1993). 108 Vaishnavite Divya Desams: Divya desams in Pandya Nadu.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Subramanian, T.A. (31 maj 2005). "Rare Vishnu sculpture found at Thiruvidanthai". The Hindu. Marrë më 29 nëntor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rao, P.V.L. Narasimha (2008). Kanchipuram – Land of Legends, Saints & Temples. fq. 141.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ PILC Journal of Dravidic Studies: PJDS., Volume 13. 2003. fq. 111.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Chandramouli, Dr. C. (2003). Temples of Tamil Nadu - Kancheepuram district.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "List of Ancient Monument and Archeological Sites and Remains of Chennai and Tiruchur Circle". ASI. Archaeological Survey of India. Marrë më 28 shkurt 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "List of Monuments and Sites: Mamallapuram subcircle". ASI. Archaeological Survey of India, Chennai. Marrë më 28 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Vijayalakshmy, Dr. R. (2001). An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam. fq. 449–51.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Anantharaman, Ambujam (2006). Temples of South India. fq. 136–7. ISBN 978-81-88661-42-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Sri Nitya Kalyana Perumal temple". Dinamalar. 2014. Marrë më 31 maj 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Pēyāl̲vār; M. Rajagopalan (2004). Sri Pei Azhwar's Moonram Thiruvandhadi. N. Rajagopalan. fq. 75.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sridhar, Ashaa (14 qershor 2012). "Conservation and worship at temples can co-exist". Chennai: The Hindu. Marrë më 29 nëntor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sekar, Sunitha (11 janar 2014). "Hop-on, hop-off bus service in Chennai withdrawn". The Hindu. Marrë më 29 nëntor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Anantharaman, Ambujam (2006). Temples of South India. East West Books (Madras). ISBN 978-81-88661-42-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Chandramouli, Dr. C. (2003). Temples of Tamil Nadu - Kancheepuram district. Chennai: Directorate of Census Operations, Tamil Nadu.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Pēyāl̲vār; M. Rajagopalan (2004). Sri Pei Azhwar's Moonram Thiruvandhadi. N. Rajagopalan. fq. 75.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Ramesh, M. S. (1993). 108 Vaishnavite Divya Desams: Divya desams in Pandya Nadu. Tirupati: Tirumala Tirupati Devasthanams.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Rao, P.V.L. Narasimha (2008). Kanchipuram – Land of Legends, Saints & Temples. New Delhi: Readworthy Publications (P) Ltd. ISBN 978-93-5018-104-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Vijayalakshmy, Dr. R. (2001). An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam (bot. 1st). Chennai: International Institute of Tamil Studies.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)</ref> - PILC Journal of Dravidic Studies: PJDS., Volume 13. Pondicherry Institute of Linguistics and Culture. 2003.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)