Tempulli Padalathri
12°45′43″N 80°00′15″E / 12.76194°N 80.00417°E Tempulli Padalathri (i quajtur edhe Tempulli Singaperumalkoil ose Tempulli Narasimhar) është një tempull hindu kushtuar Vishnut, vendosur në Singaperumalkoil të distriktit të Kanchipuramit, në shtetin jugor indian Tamil Nadu. I ndërtuar në Arkitekturën e skalitur në shkëmb, kushtuar Vishnut, që adhurohet si Narasimhari dhe bashkëshortja e tij Lakshmi si Ahobilavalli. Tempulli është ndërtuar nga sunduesit Pallava gjatë shekullit të VIII. Tempulli është i hapur nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 12 të drekës dhe nga ora 4:30 pasdite deri në orën 8:30 të darkës si dhe ka katër rituale të përditshme në kohë të ndryshme të ditës. Në tempull zhvillohen festa të ndryshme, ku më të shquarat janë Chittirai Brahmotsavami gjatë prill–majit, Narasimha Jayanthi, Pavithra Utsavam gjatë Aanit (qershor–korrik) dhe festa e pluskimit Maasi gjatë shkurt–marsit. Tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Bordi i Besimit Hindu dhe Përkrahjes i Qeverisë së Tamil Nadusë.
Legjendat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas legjendave hindu, Singaperumalkovil referohet me fjalën sanskrite Padalathri. Tempulli përmendet te Brahmanda Purana, që tregon se Vishnu iu shfaq si Narasimha të urtit që kryente pendesë në këtë vend pasi vrau mbretin demon Hiranyakasipu. Hiranyakasipu ishte duke shqetësuar Devat pasi ai mori një bekim nga Brahma që asnjë njeri nuk mund ta vriste atë. Djali i tij Prahlada ishte një besimtar i flaktë i Vishnut, gjë që Hiranyakasipu e shkurajonte. Ai u përpo gjithashtu ta vriste Prahaladin me mënyra të ndryshme, por u shpëtua nga hiri hyjnor i Vishnut si avatari i Narasimhas dhe i shfaqur nga një kolonë. Narasimha ishte një formë njerëzore me fytyrë luani e Vishnut dhe vrau Hiranyakasipun gjatë një mbrëmjeje në një portë, që nuk ishte as tokë as ajër. Inati i tij nuk u shua as pas vrasjes së mbretit demon, por Prahaladi këndoi dhe iu lut Narasimhas ta qetësonte, që ai pranoi ta bënte.[1] Ai besohet gjithashtu se e qetësoi inatin e tij duke u larë në depozitën e tempullit në këtë vend. Uji besohet se u bë i kuq pas ngjarjes.[2]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Singaperumalkovili fillimisht quhej me emra të ndryshëm si Azhwar Narasingadevar dhe Narsinga Vinnagar Azhwar. Tempulli zanafillor besohet se u ndërtuar në Arkitekturën e skalitur në shkëmb nga sunduesit Pallava, që ndërtuan tempujt shpellorë të një stili të ngjashëm në zonë.[3] Mbishkrimet në muret e tempullit janë nga mbretëria Chola gjatë shekujve të X-XI. Mbishkrimet janë bërë në gjuhën tamile ose në shkrimin e vjetër tamil që tregojnë dhurime toke, fenerësh dhe banesash për tempullin.[4] Mbishkrimi më i vjetër i përket periudhës së mbretërimit të Raja Raja Cholas (985-1016), perandori më i famshëm Chola nga Thanjavuri në 990 që tregon një dhurim prej 26 delesh për ndriçimin e tempullit. Një tjetër mbishkrim nga faltorja Andal është dëmtuar, por tregon dhurimin e një individi për hyjninë kryesuese. Mbishkrimi i tretë është i dëmtuar, me gjasa nga shekulli i XI që paraqet dhurime për tempullin.[1]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli është ndërtuar në Arkitekturën e skalitur në shkëmb, zë rreth 0.61 hektarë dhe ka dy rrethime. Është i vendosur në Singaperumalkoil, një rrethin e vendosur 45 km nga Chennai, kryeqyteti i shtetit indian Tamil Nadu. Hyjnia kryesuese e bujtur në shenjtëroren shpellore është një statujë e skalitur në shkëmb, në pozicion të ulur me këmbën e tij të djathtë të përthyer dhe këmbën e majtë të varur. Narasimha ka katër krahë me dy duartë e krejit që mbajnë guackën e kërmillit të detit dhe çakran, ndërsa dy duartë e poshtme që paraqesin Abaya Mudran dhe Uru hastan (duke qëndruar mbi gjunjët e tij). Ugra Narasimha paraqitet me një sy të tretë në ballin e tij, që zakonisht është një karakteristikë e tempujve të Shivës. Shenjtorja është e ruajtur nga dy statuja dvarapala, nga një në secilin krahë. Faltorja e bashkëshortes së tij, Ahobilavallit gjendet në rrethimin e dytë, që besohet se është një shtim i mëvonshëm. Në të djathtë të shenjtërores ndodhet një faltore për Andalin. Ndërsa dy faltoret për Ahobilavallin dhe Andalin kanë rrethime ndryshe nga faltorja e Narasimharit.[5] Faltorja e Garudës e drejtuar nga Narasimhari, kalërimi shqiponjë i Vishnut, gjendet në aksin e faltores qendrore. Faltorja qendrore arrihet nëpërmjet mahamandapas, salla e adhurimit dhe një ardha mandapa e ngushtë. Shtylla e flamurit gjendet mbrapa faltores së Garudës, në aksin e faltores qendrore dhe kullës së portikut. Në të dy krahët e sallës së adhurimit ka imazhe të azhwarëve dhe faltorja e Ahobilavallit gjendet në rrethimin e dytë. Vimana, kulla me çati mbi shenjtërore, ka imazhe prej stukoje të avatarëve të ndryshëm të Vishnut. Në kompleks ka gjithashtu faltore të veçanta për Lakshmi Narasimhan, Ramanujan, Manavala Mamunigalin dhe Vishwaksenan.[1]
Praktikat adhuruese dhe festat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli ndjek traditën e sektit vaishnavit Thenkalai bazuar mbi traditën agamike Vaikasana. Tempull qëndron i hapur nga ora 6:30 e mëngjesit deri në orën 12 të mesditës dhe nga ora 4:00 pasdite deri në orën 8:30 të mbrëmjes. Priftërinjtë e tempullit i kryejnë ritualet puxha gjatë festave dhe mbi një bazë ditore. Si në tempujt e tjerë të Vishnut në Tamil Nadu, priftërinjtë i përkasin nënkastës brahmine të bashkësisë Vaishnavaite. Ritualet e tempullit kryhen katër herë në ditë: Ushathkalami në orën 8 të mëngjesit, Kalasanthi në orën 10:00 po të mëngjesit, Sayarakshai në orën 5:00 pasdite dhe Ardha Jamami në orën 8:00 të mbrëmjes. Çdo ritual ka tre faza: alangarami (dekorimi), neivethanami (ofrimi i ushqimit) dhe deepa aradanai (tundja e fenerëve) si për Narasimharin ashtu dhe për bashkëshorten e tij Ahobilavalli. Në tempull zhvillohen gjithashtu rituale javore, dy-javore dhe mujore.[5][1] Në tempull zhvillohen festa të ndryshme, ku më të shquarat prej tyre janë Chittirai Brahmotsavami gjatë muajve prill–maj, Narasimha Jayanthi, Pavithra Utsavami gjatë Aanit (qershor–korrik) dhe festa e pluskimit Maasi gjatë muajve shkurt–mars. Gjatë Aani Brahmotsavamit, karroja tempullore që bujt hyjnitë festive të Narasimharit dhe Ahobilavallit shëtitet përreth rrugëve të Singaperumalkoilit. Gjatë festës së pluskimit në shkurt-mars, hyjnitë kryesuese çohen në lundrim përreth depozitës ujëmbledhëse të tempullit. Në tempull zhvillohen festa pothuajse çdo muaj. Tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Bordi i Besimt Hindu dhe Përkrahjes së Qeverisë së Tamil Nadusë.[6]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tempulli Thirukachur Marundeeswarar
- Tempulli Thirukachur Kachabeswarar
- Arkitektura shkëmbore e Indisë
- Tempulli hindu
- Arkitektura Pallava
- Arkitektura Dravidiane
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d Madhavan, Chithra (2007). Vishnu Temples of South India Volume 1 (Tamil Nadu). Chithra Madhavan. fq. 101–5. ISBN 978-81-908445-0-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Anantharaman, Ambujam (2006). Temples of South India. East West Books (Madras). fq. 149. ISBN 978-81-88661-42-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Tourist guide to Tamil Nadu. Chennai: T. Krishna Press. 2007. fq. 26. ISBN 81-7478-177-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sewell, Robert (1882). Lists of the Antiquarian Remains in the Presidency of Madras, Volume 1. E. Keys. fq. 191.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Sri Patalathri Narasimhar temple". Dinamalar. 2014. Marrë më 9 nëntor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ T.A., Srinivasan (6 qershor 2003). "Brahmotsavam at Singaperumalkoil". The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2004. Marrë më 9 nëntor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Anantharaman, Ambujam (2006). Temples of South India. East West Books (Madras). ISBN 978-81-88661-42-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Madhavan, Chithra (2007). Vishnu Temples of South India Volume 1 (Tamil Nadu). Chithra Madhavan. ISBN 978-81-908445-0-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sewell, Robert (1882). Lists of the Antiquarian Remains in the Presidency of Madras, Volume 1. E. Keys.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Tourist guide to Tamil Nadu. Chennai: T. Krishna Press. 2007. fq. 26. ISBN 81-7478-177-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Sri Patalathri Narasimhar temple". Dinamalar. 2014. Marrë më 9 nëntor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)