Tempulli Parthasarathi në Triplikane
13°03′14″N 80°16′36″E / 13.05395°N 80.27675°E Tempulli Parthasarathy në Triplicane (I quajtur edhe Tempulli Venkatakrishna Parthasarathy Perumal në Triplicane, Tempulli Sri Parthasarathy Perumal, ose Thiruvallikēñi Venkatakrishna Parathasarathy Perumal Thirukoil; në gjuhën tamile திருவல்லிக்கேணி அருள்மிகு வெங்கதக்ரிஷ்ணா பார்தசாரதி பெருமாள் திருக்கோவில் ose thjesht பார்த்தசாரதி திருக்கோயில்) është një tempull vaishnavit i shekullit të VIII kushtuar Krishnas, i vendosur në Triplicane të Chennait në Indi.[1][2] Tempulli është lartësuar nga Divya Prabandha, kanoni i hershëm mesjetar tamil i shenjtëve alvarë nga shekujt e VI-IX dhe për rrjedhojë është klasifikuar midis 108 Divya Desamëve kushtuar Vishnu.[3] Emri 'Parthasarathy', në sanskritisht do të thotë 'karrocieri i Arjunas', duke iu referuar rolit të Krishnas si një karrocier i Arjunas në eposin Mahabarata. Tempulli u ndërtua fillimisht nga Dinastia Pallava në shekullin e VIII[1][4] nga mbreti Narasimhavarmani I. Tempulli ka ikona nga pesë format e Vishnut: Narasimha, Rama, Gajendra Varadaraja, Ranganatha dhe Krishna.[5] Tempulli ështënjë nga strukturat më të vjetra në Chennai.[6][7][8][9][10] Në kompleks ndodhen edhe faltore për VedavalliThayarin, Ranganathan, Raman, Gajendra Varadarajan, Narasimhan, Andalin, Hanumanin, shenjtët alvarë, Ramanujan, Swami Manavala Mamunigalin dhe Vedanthachariarin. Tempulli është pjesë e Vaikhanasa agamas dhe ndjek traditën e sektit Thenkalai. Në kompleks ka hyrje të veçanta për tempujt e Krishnas dhe Narasimhas. Gopuramët (kullat) dhe mandapat (salla me kolona) janë dekoruar me skalitje të rafinuara,[10] një veçori standard e Arkitekturës Tempullore Indiano-Jugore.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli u ndërtua fillimisht nga sunduesit Pallava në shekullin e VIII dhe më pas i zgjeruar nga Dinastia Chola dhe pastaj nga mbretërit Vijayanagara në shekullin e XV.[3][11] Ai ka mjaft mbishkrime që datojnë nga shekulli i VIII në gjuhën tamile dhe telugu[3] me gjasa nga periudha e mbretit Dantivarman, që ishte një i përkushtuar i Vishnut.[12] Thirumangai Alvari, shenjti i shekullit të IX ia atribuon gjithashtu tempullin mbretit Pallava.[12] Nga referencat e brendshme të tempullit, duket se tempulli u restaurua gjatë vitit 1564 kur u ndërtuan faltore të reja.[13] Në kohë më të vona, tempulli është pasuruar nga përkrahjet e fshatrave dhe kopshteve.[13] Tempulli ka mbishkrime edhe rreth mbretit Pallava, Nandivarman i shekullit të VIII.[14] Tempulli u ndërtua gjerësisht gjatë periudhës Chola dhe mjaft mbishkrime datojnë nga kjo periudhë. Mandapa më e jashtme është e mbushur me skulptura të formave të ndryshme të Vishnut, veçanërisht avatarët. Në tempull shihen mbishkrime nga Dantivarma Pallava i shekullit të VIII, nga mbretërit Chola dhe Vijayanagara. Zgjerimi i parë arkitekturor i tempullit mori udhë gjatë mbretërimit të Dinastisë Pallava (Tondaiyar Kon) siç përshkruahet gjallërisht nga Tirumangai Azhwari. Reminishent i këtij zgjerimi është mbishkrimi i mbretit Pallava, Dantivarman (796-847), që është ruajtur në tempull.
Tempulli pa një zgjerim të rëndësishëm gjatë sundimit të mbretërve Vijayanagara si Sadasiva Raya, Sriranga Raya dhe Venkatapati Raya II (shekulli i XVI). Gjatë kësaj kohe u shtuan shumë faltore të vogla dhe pavjone (mandapa) si Tiruvaimozhi Mandapa. Një mbret Pallava ndërtoi tempullin e tanishën në shekullin e VIII. Gopurami u ndërtua gjithashtu nga një mbret Pallava - Tondaiman Chakravarthy. Ka mbishkrime që regjistrojnë kontributet e mbretërve Chola, Raja Raja dhe Kulottunga III, mbreti Pandya, Maravarman dhe shumë sundues të tjerë të Dinastisë Vijayanagara, duke përfshirë Ramaraja Venkatapathirajan dhe Vira Venkatapathyn. Për njëfarë kohe tempulli u administrua nga East India Company. Pushkarani (depozita tempullore) quhet Kairavani dhe rrethohet nga pesë teerthamë të shenjtë (depozita të shenjta) - Indra, Soma, Agni, Meena dhe Vishnu. Shtatë rishi - Bhrigu, Atri, Marichi, Markandeya, Sumati, Saptaroma dhe Jabali – këtu kryen pendesa. Të pesë hyjnitë në tempull janë lartësuar nga Tirumangai Azhvari.[15][16][17] Tiruvallikeni është i njohur për festat e tij të gjalla përgjatë vitit. Recitimi i 4000 hymneve të shenjtëve azhwarë është një traditë e madhe e ruajtur në këtë tempull për breza të tërë.[18][19]
Tempulli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli ka dy gopuramë (kulla portikësh), njëra në hyrjen lindore, tjetra në atë perëndimore.[10] Ai ka pesë vimana, përkatësisht Anatha Nilaya Vimana mbi faltoren e Parthasarathyt, Ranganathar Sannidhi Vimana, Ramar Sannathy Vimana, Narasimha Sannidhi Vimana dhe Andal Sannidhi Vimana.[10] Depozita tempullore e quajtur "Thiruallikeni", ka rrjedhur nga vendi ku bashkëshortja e Vishnut, Lakshmi i lindi vetë si Vedavalli të urtit Bhrigu. Depozita përmban pesë puse dhe qëndron përballë hyrjes lindore të tempullit.[10] Tempulli ka dy faltore kryesore të ndërtuara në shpinën e njëra-tjetrës. Mulavari (hyjnia kryesore), Parthasarathy, nofka e Venkata Krishnanit, është i drejtuar nga lindja. Bashkë me bashkëshorten e tij Rukmani Piratiyar, ai mban shpatën në një dorë (kjo është e debatueshme pasi siti zyrtar thotë se ai mban guackën e kërmilli deti në dorën e tij të djathtë, pasi ai kishte premtuar të mos merte armë në luftën mahabharata) dhe në dorën tjetër tregon gjestin Varadamudra (gjest bekimi). Vëllai i Krishnas, Balarama është pozicionuar në të djathtën e tij, Satyaki në të majtë; djali i Krishnas, Pradyumna dhe nipi Aniruddha gjenden gjithashtu në shenjtërore.[10] Ky është një nga tempujt e Krishnas ku ai është i pranishëm bashkë me tre brezat e tij. Faltorja e Narasimhas (Thellia Singhari) është drejtuar nga perëndimi dhe si shenjtërorja kryesore, ka një hyrje të veçantë dhe shtyllë flamuri (Dwajasthambam) për Narasimhan. Hyjnia është e ulur në Veetrirundha Yoga thirukolam (posturë e ulur).[10] Dy shenjtëroret gjenden shpinë më shpinë me një kalim shumë të ngusht në mes.
Në kalimin për te shentërorja kryesore ndodhet një faltore për Ranganathan (Sri Mannanathari) dhe Raman (një avatar i Vishnut).[13] Ranganatha është në posturën Bujanga Sayanam, posturë e shtrirë i drejtuar nga lindja.[10] Faltorja e bashkëshortes së tij, Vedavalli Thayaar, gjendet paralel me shenjtëroren kryesore, e drejtuar nga lindja. Në kompleks ndodhet edhe një faltore për Gajendra Varadarajan,[13] për Raman, këtu të njohur si Chakravarthi Thirumagani.[13] Chakravarthi Thirumagani shihet me të gjithë familjen e tij këtu – bashkëshortja Sita Piratti, vëllezërit Lakshmana, Bharatha, Shatrughna dhe besniku Hanuman përkundrejt faltores së Ramas.[20] Në tempull ndodhet gjithashtu edhe një faltore e veçantë për Andalin, një nga 12 shenjtët alvarë që konsiderohet gjithashtu si një bashkëshorte e hyjnisë kryesore. Është një nga shumë pak faltoret në vend kushtuar Krishnas si Parthasarathy, karrocieri i Arjunas dhe që përmban idhujt e tre avatarëve të Vishnut: Narasimhas, Ramas dhe Krishnas.[5] Për shkak të lidhjes së tempullit me Krishnan, Tiruvallikeni u konsiderua si Vrindavana Jugore.[14][21][22]
Legjendat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Triplicane ia detyron emrine e saj ekzistencës së saj historike si Tiruvallikeni (ose Thiruvallikeni) apo Tiru-Alli-Keni (Pellgu i zambakut të shenjtë, në gjuhën tamile) që i referohet pellgut përballë tempullit, mes një pylli të madh Tulasi. Vendi përmendet edhe si Vrundha-Ranyam (kopshti i bukur) në shkrimet puranike.[23][24] Krishna ishte karrocieri i princit Pandava, Arjuna gjatë luftës Kurukshetra në eposin Mahabaratha. Kunti (i quajtur edhe Pritha), nëna e Arjunas ishte halla e Krishnas dhe motra e babait të Krishnas, Vasudevas. Krishna iu drejtua Arjunas si Partha, djali i Prithas. Krishna referohet kështu si Partha Sarthy, që do të thotë karrocieri i Arjunas.[25] Bhagavat Gita është një bisedim midis Krishnas dhe Arjunas që u zhvillua në mes të fushë-betejës përpara fillimit të luftës me të dy ushtritë në të dy krahët gati për të luftuar. Duke iu përgjigjur konfuzionit të Arjunas dhe dilemës morale rreth luftimit kundër kushëririt të tij që komandonte një tirani të imponuar mbi një perandori të diskutuar, Krishna i shpjegoi Arjunas detyrat e tij si një luftëtar dhe princ ashtu si dhe shpjegimin e yogës, Samkhyas, rimishërimit, mokshas, karma yogas dhe jnana yogas mes çështjeve të tjera.[26]
Krishna ishte neutral gjatë luftës, duke i dhënë armët e tij Kauravas dhe duke e ofenduar veten për Pandavat. Parthasarathy në tempull është paraqitur kështu me një palë mustaqe dhe ka vetëm guackën e kërmillit të detit, pa armën e tij Chakra. Kjo i atribuohet premtimit që ai i bëri Kauravas për të mos i marr armët gjatë luftës. Duke ndjekur traditat e një karrocieri, ai mban mustaqe dhe po ashtu është portretizuar në tempull. Shenjat në fytyrën e idhullit festiv të Parthasarathyt (me gjasa të bëra me aimpon, një aliazh i pesë metaleve) në tempull është plotë me gërvishtje për të treguar plagët e shkaktuara nga shigjetat e Bhishmas në luftë.[13][25] Utsavari (hyjnia festive) ka gjithashtu vetëm një shkop që paraqet Krishnan të lindur në një familje lopçarësh. Venkateswara, një tjetër formë e Vishnut, shfaqet si Parthasarathy për të përmbushur premtimin e tij ndaj mbretit Sumathi që ai do tia jepte darshanan në këtë formë. I dituri Athreya pati vendosur idhullin e Parthasarathyt. Legjenda tresgon se prindërit e shenjtit vaishnavit, Ramanuja erdhën në tempull dhe iu lutën hyjnisë për një djal dhe kështu lindi shenjti. Besohet gjithashtu se Ramanuja nuk është tjetër veçse vetë Parthasarathy që lindi si njeri për rigjallëruar Vishishtadvaitan (një nga rrymat filozofike të hinduizmit). Vedavalli Thayari thuhet se i lindi të diturit Bhrigu si rezultat i pendesës së tij në brigjet e Kairavenit në një pellg zambakësh (Alli keni). Legjenda tregon se shumë mbretër u përpoqën të martoheshin me Thayarin, por ajo zgjodhi Ranganathan në mes të shumë mbretërve dhe e quajti hyjninë Vaarum en Manare, që do të thotë "Mirë se vjen, zoti im i këtij universi". Martesa qiellore u zhvillua midis Vedavalli Thayarit dhe Sri Mannanatharin në ditën e 12-të (Dwadashi) të muajit Thai - Masi. Martesa festohet çdo vit. Festa Vaikasi është ekskluzivisht e zhvilluar për hyjninë kryesuese Gajendra Varadhar. Thuhet se Rama u shfaq aty me kërkesën e të diturit Madhuman në Thirvallikeni. Një festë madhështore e Rama Navamit zhvillohet aty për 9 ditë në muajin tamil të Pangunit.
Përmendja nga literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli lartësohet te Divya Prabandha, kanoni i hershëm mesjetar tamil i shenjtëve alvarë nga shekujt e VI-IX dhe për rrjedhojë është klasifikuar midis 108 tempujve Divya Desamë kushtuar Vishnut.[3] Midis 12 alvarve, tre prej tyre, përkatësisht Peyalwari, Thirumalisai Alvari dhe Thirumangai Alvari kanë kënduar lavde mbi format e ndryshme të hyjnisë në këtë tempull. Gjithashtu shumë acharya (mësues më të rëndësishëm se guru-të) kanë shkruar këngë për hyjnitë e ndryshme në këtë tempull. Thirumangai Alvari shkroi për Tiruvallikenin si një zonë me pemë aq të dendura sa rrezet e diellit nuk mund të depërtojnë tendën e formuar nga kurorat e tyre. Ai tha gjithashtu se Tiruvallikeni ishte një strehë e shpendëve të bukur si pallojtë dhe koelët. Megjithatë, Triplicane ndryshoi përgjatë kohës dhe këto karakteristika të tij kanë humbur.[15][27] Ai përmend gjithashtu edhe faltoren Telliya Singar brenda tempullit.[12]
Darshana, sevat dhe festat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli administrohet nga Bordi i Besimit Hindu dhe Përkrahjes së Bamirësisë së Qeverisë së Tamil Nadusë.[10] Ai ndjek traditat e sektit Thenkalai të Vaishnavizmit dhe bën pjesë te Vaikanasa Agama. Tempulli ka brahmotsavamë (festa të mëdha) madhështorë për Sri Parthasarathy swamin gjatë muajit tamil të Chittirait (prill–maj), gjatë të njëjtit muaj zhvillohet Udayavar uthsavami.[10] Në muajin e Vaigasit zhvillohet Sri Varadarajar uthsavami, Sri Nammalwar uthsavami (vaigasi-visagam) dhe Vasanthothsavam.[10] Sri Azhagiyasingari (avatari Narashimha i Vishnut) feston gjatë muajit tamil të Aanit (qershor–korrik).[10] Në këtë tempull zhvillohen në mënyrë unike dy Bhrammotsavamë në vit. Përkrahë festave për alvarët dhe acharyat zhvillohen festa edhe për Ramanujan (prill–maj) dhe Manavalamamunigalin (tetor-nëntor).[10] Vaikunta Ekadesi dhe gjatë muajtit tamil të Margazhit (dhjetor–janar) vijnë mjaft pelegrinë.[10]
Utsavamët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Utsavamët zhvillohen përgjatë vitit në Tempullin e Parthasarathyt. Urchavamët (ose utsavamët), siç quhen, zhvillohen për një hyjni të veçantë në një periudhë të caktuar kohe[28] gjatë vitit. Është praktikë fetare të marrësh hyjni të ndryshme të tempullit përgjatë Mada Veethive të Triplicanes gjatë disave prej këtyre festave. Perënditë do të lëvizin në mjete të ndryshme fetare (vaghanamë, siç quhen në gjuhën tamile), si elefanti, Garuda, kali, Yaali (një kafshë mitologjike), ratha e tempullit (ther në gjuhën tamile, karro e quajtur edhe ratham) etj. Gjatë ditëve të festës vendi mrr një pamje të re dhe shoqërohet nga rite të ndryshme tradicionale. Në vazhdim jepen festat e ndryshme (urchavamët, utsavamët ose utsavët) në tempullin e Parthasarathyt në pjesë të ndryshme të vitit të kalindarit tamil:[19]
- 1. Chithirai (prill–maj):
Shri Bhrahma Utsav (Brahmotsavami) - perëndia Shri Bhrahma vetë do të kryej këtë festë të rëndësishme.[29][30] Utsavi i Seer Shri Udaiyarit dhe Vidaiyaatrit përmbyllin dhe ceremonin e mbarimit të festës.
- 2. Vaigasi (maj–qershor):
Vasanthoutsavami – Festa e Pranëverës. Utsavi i Shri Gajendra Varadaraja Swamyt dhe Utsavi i Shri Ranganatha-Shri Vedavallit.
- 3. Aani (qersho–korrik):
Utsavami i Shri Narasimha Swami Bhrahmas dhe Utsavi i Kodait (Festa e Verës)
- 4. Aadi (korrik–gusht):
Shri Gajendra Motshami (Shpëtimi i mbretit Gajendra të elefantëve); Jyeshtabishekami i Shri Parthasarathyt: Jyeshta do të thotë drejtues në vllazëri: Abhishekam do të thotë pastrim me lëngje të shenjta (si qumësht, mjalt etj.) dhe pajisje të ngurt a gjatë Utsavit të Thiru Paavadait duke vajosur me oferta epikuriane trupin e shenjtë. Thiru Aadi Poorami – Ditëlindja e Shrimadh Aandalit në lindjen e yllit zodiakal Iler.
- 5. Aavani (gusht–shtator):
Pavithroutsavami (Utsavi i Thiru Pavithras) – ceremonia e shenjtërimit. Shri Jayanthi ose Krishna Jayanthi (Ditëlindja e perëndisë Krishna).
- 6. Puratasi (shtator–tetor):
Navarathiri - Festa e nëntë dritave. Shri Vedavalli Thaayar Laksharachana.
- 7. Iypassi (tetor–nëntor):
Utsavami i Shri Manavaala Mamunigalit. Deepavali ose Diwali – festa e dritave. Utsavami i Anna koodas – ofrimi i varieteve të orizit.
- 8. Karthigai (nëntor–dhjetor):
Thir karthigai Deepami – drita të ndryshme të larmishme. Thaila Kaapu – vajosja me mjaft vajëra mjeksorë e trupit të tij/saj.
- 9. Margazhii (dhjetor–janar):
Maargazhii Pagal Pathu (Festimi i dhjetë ditëve); Shri Vaikunta Ekaadasi (festa e hyrjes në parajsë); Raa Pathu (Festa e dhjetë netëve).
- 10. Thai (janar–shkurt):
Laksharachana e Shri Parthasarathyswamyt; Rathasapthami (Ratha-karroja, Sapthami- shtatë ditët hënore); Festa e vizitimit të Ekkatuthangalit.
- 11. Masi (shkurt–mars):
Masi Magam (Magami – dita e yllit); Theppami ose Thepotsavami (festa e pluskimit në depozitën tempullore); Utsavi i Dhavanas (Festa Pranverore)
- 12. Panguni (mars–prill):
Panguni Uthrami (uthram – një ditë ylli); Shri Rama Navami (Ditëlindja e hyjnisë Rama).
Më të rëndësishmet mes këtyre festave janë Vaikunda Ekadesi – pasi gjatë kësaj dite në tempull mblidhet një turmë e stërmadhe jo vetëm nga Chennai, por edhe nga pjesë të tjera të Tamil Nadusë dhe Indisë; Theppami ose Thepotsavami – festa dhe utsavami plotë ngjyra i pluskimit për hyjninë Parthasarathy.
Festa e Theppamit (pluskimit)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E njohur edhe si Teppothsavami (= Theppam + urchavam), kjo fest piktorike dhe plotë me ngjyra zhvillohet gjatë 7 ditëve të muajit tamil të masit, 3 ditë për hyjninë Parthasarathy, nga një ditë për Sri Narasimharin, Sri Ranganatharin, Sri Ramarin dhe Sri Gajendra Varadharin. Festa shtatë ditëshe tërheq një numër të madh besimtarësh dhe shikuesish nga pjesë të ndryshme të Chennait dhe Tamil Nadusë. Një strukturë pluskuese e bërë prej trungjesh druri do të ndërtohet dhe do të dekorohet me drita, lule, piktuara fetare, flamuj mëndafshi etj., që shërbejnë si një kënaqsi pamore. Për ambjentim më të mirë, dritat vendosen edhe në kopshtin përreth depozitës dhe për më tempër, dritat përqendrohen në këndet e neerazhimandapas (një lloj strukture mandapa) në qendër të depozitës tempullore). Perumali (zoti) do të vijë në depozitën tempullore në purappadu dhe do të vendoset në fron brend platformës lundruese. Gjatë gjithë ditëve, lundrimi kryen pesë rrotullime përreth neerazhimandapas. Pas kësaj, hyjnitë meren në një procesion përreth katër rrugëve Mada. Qindra besimtarë do të mblidhen dhe do të ulen kudo në shkallët e tempullit depozitës tempullore për të patur darshanan e hyjnisë në theppam. Veçantia e funksionit të ditës së tretë ‘Thirumanjanam' kryhet për hyjninë brenda lundrës. Përveç bhattachariarëve (priftërinjtë tempullor), asnjë nuk lehohet brenda lundrës. Një skuadër shpëtimi prej rreth 10 notarësh mundësohet nga Shërbimet e shpëtimit dhe zjarreve të qeverisë së Tamil Nadusë.[19][31][32] Kjo festë e Theppamit paraqet një nga aspektet e trashëgimisë së pasur kulturore të Triplicanes, kulturë qindra vjeçare që nuk mund të shihet askund tjetër në Chennai, përveç se në Mylapore ose Triplicane.
Incidentet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli kishte konflikte të brendshme nga vitet 1750 deri në fundin e shekullit midis dy nën-sekteve të Vaishnavizmit, përkatësisht Thenkalai dhe Vadagalai.[33] Dy sektet nuk mereshin vesh mbi të drejtën për të recituar versionet e tyre të vargjeve përmbyllëse në tempull.[33] Për të zgjidhur mosmarrveshjen iu dërgua një peticion edhe qeverisjes britanike.[33] Regjistrat britanikë përmendin peticionin gjatë vitit 1754 të plotësuar nga banorët vendorë dhe tregëtarët që kërkonin të zgjidhnin mosmarrveshjen.[33] Ata sugjeronin që brahminët Tenkalai mund të recitonin Srisailesadayaptramin e tyre në faltoren e Parthasarathit, ndërsa brahminët Vadakalai mund ta recitonin Ramanujadayapatramin e tyre në faltoren e Telinga Singarit.[33] Këshilli ra dakord që sugjerimi në peticion të pranohej dhe e shpalli publikisht.[33] Pati peticione të mëtejshme në vitin 1780 nga brahminët Tenkalai që qëkur tempulli ishte ndërtuar, recitimet ishin bërë vetëm në Srisailesadayaptram, që do të vazhdonte.[33] Pohohej se shoqëria Manali Muthukrishna Mudali favorizonte Vadakalain duke rezultuar në mosmarrveshje.[33] Ndërsa të dy sektet pretendonin se në tempull duhet të ndiqeshin praktikat e tyre, administratorët anglez në Indi kishin rrënjosur besimin se mënyrat e vjetra ishin zgjidhja e vetme për të ruajtur qetësinë.[33] Sekti Tenkalai kishte sanksionin dhe traditën e lashtësisë duke bërë që Tenkalai të fitonte përparsinë.[33] Mbajtësit e tempullit ishin tradicionalisht peshkatarë të Triplicanes.[34] Gjatë festave të tempullit, ata mbanin idhullin festiv në supet e tyre të fuqishme në atmosferën e dyqaneve të verës dhe ponçit.[34] Ata ranë në ujdi për të drejta shtesë në tempull në vitin 1928, që menjëherë u dha fund lidhjeve të tyre me tempullin.[34] Bharathiari, poeti legjendar tamil dhe aktivisti i pavarësisë u shtyp nga një elefant në tempull, të cilin ai e kishte zakon ta ushqente rregullisht. Megjithëse ai i mbijetoi aksidentit, pak muaj më vonë shëndeti i tij u përkeqësua dhe ai vdiq.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tempulli hindu
- Divya Desamët
- Lista e tempujve hindu në Tamil Nadu
- Arkitektura e Tamil Nadusë
- Arkitektura Pallava
- Arkitektura Dravidiane
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Silas, Sandeep (2007). Discover India by Rail. fq. 114. ISBN 81-207-2939-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Madathil Mammen Ninan (2008). The Development of Hinduism. fq. 133. ISBN 978-1-4382-2820-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Kamath, Rina (2000). Chennai. fq. 31–3. ISBN 978-81-250-1378-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sullivan, Sullivan (1997). Historical Dictionary of Hinduism. fq. 126. ISBN 81-250-2800-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Jane Yang (redaktor): Let's Go India & Nepal 8th edition; Let's Go, Inc.
- ^ de Bruyn, Pippa; Bain, Keith; Allardice, David (2010). Frommer's India. fq. 320. ISBN 978-0-470-55610-8. ISBN 0-470-55610-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kamath, Rina (2000). Chennai. fq. 275. ISBN 978-81-250-1378-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ K. V. Raman (7 maj 2002). "Unique Temple". The Hindu, Metro Plus, Chennai. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2003. Marrë më 8 prill 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Lalithasai (18 dhjetor 2011). "Religious facets of Thirumayilai, Thiruvallikeni". The Hindu, Downtown, Chennai. Marrë më 8 prill 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g h i j k l m n "Parthasarathy Temple, Official Website". Parthasarathy Temple, Official Website. Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2016. Marrë më 8 prill 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sajnani, Dr. Manohar (2001). Encyclopedia of tourism resources in India, Volume 2. fq. 306. ISBN 81-7835-014-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Madras Tercentenary Celebration Committee (1994). The Madras Tercentenary Commemoration Volume. fq. 356–7. ISBN 81-206-0537-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f Ayyar, P. V. Jagadisa (1991). South Indian shrines: illustrated. fq. 19-20. ISBN 81-206-0151-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Lalithasai (18 dhjetor 2011). "Religious facets of Thirumayilai, Thiruvallikeni". The Hindu. Marrë më 3 prill 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "The benign radiance of Gitacharyan". The Hindu, Online Edition, Chennai - Entertainment section. 21 maj 2004. Arkivuar nga origjinali më 12 shtator 2004. Marrë më 4 prill 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ P. V. Jagadisa Ayyar (1982). South Indian Shrines. Asian Educational Services. ISBN1 8120601513, ISBN2 9788120601512.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 21 qershor 2016. Marrë më 4 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ K. V. Raman (7 maj 2002). ""Unique temple"". The Hindu, Metro Plus. Chennai. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2003. Marrë më 3 prill 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në:|newspaper=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Sri Parthasarathy temple". 2012. Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2016. Marrë më 19 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Raman, K. V.; Padmaja, T. (1991). Indian Epic Values: Rāmāyaṇa and Its Impact: Proceedings of the 8th International Rāmāyaạ Conference. fq. 86. ISBN 978-90-6831-701-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Parthasarathy Temple - Article From Dinamalar Temples". Dinamalar Temples. Dinamalar, Temples, In English Language, Available in Tamil also. Marrë më 8 prill 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ T. Padmaja (2002). Temples of Kr̥ṣṇa in South India. ISBN 81-7017-398-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ T. E. Narasimhan (31 mars 2012). ""Chennai central article"". Business Standard. Marrë më 31 mars 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Srinivasa Ramanujam (15 shtator 2011). "Temple tales of Triplicane". Times of India. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2013. Marrë më 19 mars 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Various (2007). Tourist Guide to Tamil Nadu. fq. 24. ISBN 81-7478-177-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Deutsch, Eliot; Rohit Dalvi (2004). The Essential Vedanta. Bloomington: World Wisdom. fq. 59-61.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Verse 1074 by Thirumangai Alwar, in the 4000 divya prabhandam". Dravidaveda.org. Marrë më 16 prill 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Various events and Schedule of Triplicane Parthasarthy Temple Brahmotsavam e-darshan.org" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 dhjetor 2018. Marrë më 13 maj 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Brahmotsavam at Triplicane". The Hindu, Downtown, Chennai. 13 maj 2012. Marrë më 13 maj 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Picture of Temple car - Article: Brahmotsavam at Triplicane". The Hindu, Downtown. 13 maj 2012. Marrë më 13 maj 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Lalithasai (13 mars 2011). ""Annual float festival of Sri Parthasarathy Temple"". The Hindu - Downtown. Chennai. Marrë më 3 prill 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në:|newspaper=
(Ndihmë!) - ^ T. S. Atul Swaminathan (4 mars 2012). ""Annual float festival at Parthasarathy Temple"". The Hindu, Downtown. Chennai. Marrë më 3 prill 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në:|newspaper=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g h i j Mukund, Kanakalatha (2005). The View from Below: Indigenous Society, Temples, and the Early Colonial State in Tamil Nadu 1700-1835. fq. 64–6. ISBN 81-250-2800-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Government of Madras Staff (2004). Gazetteer of the Nellore District: Brought Upto 1938. fq. 112. ISBN 81-206-1851-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ayyar, P. V. Jagadisa (1991). South Indian shrines: illustrated. New Delhi: Asian Educational Services. ISBN 81-206-0151-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Deutsch, Eliot; Rohit Dalvi (2004). The Essential Vedanta. Bloomington: World Wisdom.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - de Bruyn, Pippa; Bain, Keith; Allardice, David (2010). Frommer's India. Frommer's. ISBN 978-0-470-55610-8. ISBN 0-470-55610-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Government Of Madras Staff (2004). Gazetteer of the Nellore District: Brought Upto 1938. Madras: Asian Educational Services. ISBN 81-206-1851-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Kamath, Rina (2000). Chennai. Chennai: Orient Longman Limited. ISBN 978-81-250-1378-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Madras Tercentenary Celebration Committee (1994). The Madras Tercentenary Commemoration Volume. New Delhi: Asian Educational Services. ISBN 81-206-0537-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Madathil M. Ninan (2008). The Development of Hinduism. Madathil Mammen Ninan. ISBN 978-1-4382-2820-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Mukund, Kanakalatha (2005). The View from Below: Indigenous Society, Temples, and the Early Colonial State in Tamil Nadu 1700-1835. Hyderabad: Orient Longman Private Limited. ISBN 81-250-2800-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - T. Padmaja (2002). Temples of Kr̥ṣṇa in South India: History, Art, and Traditions in Tamilnāḍu. New Delhi: Abhinav Publications. ISBN 81-7017-398-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Raman, K. V.; Padmaja, T. (1991). Indian Epic Values: Rāmāyaṇa and Its Impact: Proceedings of the 8th International Rāmāyaạ Conference. Peeters Publishers. ISBN 978-90-6831-701-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Ramesh, M. S. (1993). 108 Vaishnavite Divya Desam Volume 1. Tirupati: Tirumala Tirupati Devasthanams.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sajnani, Dr. Manohar (2001). Encyclopedia of tourism resources in India, Volume 2. Delhi: Kalpaz Publications. ISBN 81-7835-014-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Silas, Sandeep (2007). Discover India by Rail. New Delhi: Sterling Publishers. ISBN 81-207-2939-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sullivan, Sullivan (1997). Historical Dictionary of Hinduism. England: Scarecro Press INC. ISBN 81-250-2800-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Various (2007). Tourist Guide to Tamil Nadu. Chennai: Tourist Guide to Tamil Nadu. ISBN 81-7478-177-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)