Tempulli Vishalakshi
Tempulli Vishalakshi | |
---|---|
Shakti Pitha e Varanasit | |
Lloji | tempull hindu |
Etimologjia | Tempulli i Sy-gjerës |
Vendndodhja | Ghati Mir, Varanasi, Uttar Pradesh, Indi |
Qyteti më i afërt | Varanasi |
Koordinatat | 25°18′32″N 83°0′39″E / 25.30889°N 83.01083°E |
Sipërfaqja | 0.008 ha |
Riparuar më | 1971 |
Stili arkitekturor | Arkitektura hindu |
Tempulli Vishalakshi ose Tempulli Vishalakshi Gauri është një tempull hindu kushtuar hyjneshës Vishalakshi (një formë e hyjneshës Parvati/Gauri) në Ghatin Mir në bregun e Gangut në Varanasi të Uttar Pradeshit në Indi.[1][2] Përgjithësisht konsiderohet si një nga Shakti Pithat, tempujt më të shenjtë kushtuar Nënës Hyjnore Hindu, Adi Shakti. Tempulli Vishalakshi ndodhet në Ghatin Mir, pranë Dharmakupas i shtrirë në një sipërfaqe prej 0.008 hektarësh. Tempulli arrihet duke ndjekur rrugën Godaulia-Chauk, pastaj duke u kthyer djathtas nga Bansphatak-u drejt Gangut dhe duke ecur përmes rrugicës së ngushtë. Jo larg nga Vishvanatha në drejtim të lumit Gang është “Hyjnesha Sy-gjerë”, Vishalakshi. Dy imazhe të hyjneshës janë vendosur krahë për krahë në garbhagriha (shenjtërore): një imazh më i vogël prej guri të zi i quajtur Adi Vishalakshi në anën e majtë, ndërsa tjetri më i madh po prej guri të zi është i vendosur më vonë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sati ishte vajza e Prajapati Dakshas që u martuar me perëndinë Shiva kundër dëshirës së babait të saj. Një herë, Prajapati Daksha organizoi një festë të madhe yagya por nuk i ftoi vajzën dhe dhëndrin e tij. Sati u hidhërua shumë nga kjo sjellje e babait të saj. Ajo mbërriti aty por u fye nga babai i saj që e injoroi. Sati nuk e përballoi dot fyerjen dhe u hodh në zjarrin e yagyas duke kryer vetëvrasje. Ajo vdiq por trupi i saj nuk u dogj. Shiva u mërzit shumë dhe duke marr formën e Virabhadra Rupas i preu kokën Dakshas por më pas ia riktheu përsëri jetën atij. Shiva zemërthyer u end në univers duke mbajtur kufomën e Satit. Në fund, Vishnu e preu kufomën e Satit në 51 pjesë me Çakrën e tij. Çdo pjesë e trupit u bë një Shakti Pitha. Vendi ku ra secila pjesë e trupit në tokë u shndërrua në një tempull. Shiva krijoi 51 Bhairava si gardian për të ruajtur çdo Shakti Pitha. Besohet se vathët ose syri i Mata Satit ranë në këtë vend të shenjtë në Varanasi.[3] Sipas studiuesit Jones, Shakti Pithat fillimisht ishin pjesë e kultit adhurimtar të tribuve si hyjnesha vendore, që përgjatë shekujve u sinkretizuan me Shakthi Pithat nën ndikimin e brahminëve dhe tani kanë një ndikim të qëndrueshëm në psikën e banorëve.[4] Në sinkretizmin e besimeve të ndryshme në vend, në listën e Shakti Pithave u asimiluan deri në 108 hyjnesha.[5] Annapurna, hyjneshës së ushqimit, një formë e bashkëshortes së Shivës, Parvati, i është dhënë epiteti Vishalakshi, "sy-gjera". Tempulli i saj më i rëndësishëm gjendet në Varanasi, ku ajo konsiderohet si hyjnesha padrone. Skanda Purana tregon rrëfenjën e mallkimit të të diturit Vyasa në Varanasi, që asnjë në qytet të mos i jepte ushqim. Në fund, Vishalakshi shfaqet në formën e një shtëpiakeje dhe i dha ushqim Vyasas. Ky rol i Vishalakshit është i ngjashëm me atë të Annapurnas, që i ofron ushqim bashkshortit të saj Shiva, uria e të cilit mund të shuhet nëpërmjet ushqimit të saj. Shiva i kënaqur nga ushqimi i Annapurnas, e cakton atë si hyjneshën kryesuese të Varanasit. Hyjnesha Vishalakshi e Tempullit Varanasi mund të identifikohej me Annapurnan në kohët e hershme, megjithatë me kalimin e kohës u bë një hyjneshë e veçantë.[6] Adhurimi i Vishalashit vjen që nga shekulli i XII dhe u bë vend popullor tërheqjeje nga shekulli i XIX për besimtarë nga e gjithë India. Indiano-jugorët i japin rëndësi të madhe këtij tempulli. Ata e konsiderojnë atë si një nga tre tempujt kryesorë të hyjneshave në Indi. Këta tempuj të lidhur simbolikisht me syrin (akshi) janë: Kamakshi - hyjnesha “sy-dashur” në Tempullin Kanchi Kamakshi në Kanchi në Tamil Nadu të Indisë Jugore dhe Kamaksha në Gauhati të Assamit në Indinë Veri-lindore, Minakshi - hyjnesha “sy-peshk” në Tempullin Madurai Minakshi Amman në Madurai po në Tamil Nadu dhe Vishalakshi - hyjnesha "sy-gjerë" në Tempullin Vishalakshi në Varanasi.[7] Indiano-jugorët e nderojnë Vishalakshin prej kohësh dhe kanë lidhje të forta me tempullin e saj. Tamilët ndihmuan gjithashtu në rikonstruksionin e tempullit në vitin 1971.[3][2][7]
Në listat Shakti Pitha
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vishalakshi ose Varanasi figuron në listat standarde të Shakti Pithave.[8] Vepra tantrike Rudrayamala, e hartuar përpara vitit 1052, përmend 10 Shakti Pithat kryesore, që përfshijnë Varanasin si të pestën. Kularnava Tantra përmend 18 pitha dhe e përmend Varanasin si të gjashtin. Ashadashapitha (18 pithat) atribuar Shankaracharyas (interpretuar si Adi Shankara, megjithëse me gjasa Shankara Agamacharya, autori bengalez i Tara-rahasya-vrittikas) numëron 18 emrat bashkë me hyjnitë e tyre kryesuese ose Pitha-devit duke përfshirë Vishalakshin e Varanasit si pithan e pestë. Te Kubjika Tantra, Varanasi është i treti nga 42 emrat. Ka dy lista të pithave te Jnanarnava, një me 8 emra dhe tjetra me pesëdhjetë emra. Lista me 8 emra nuk e përmend Varanasin, por lista tjetër e përmend Varanasin të dytin.[9] Vishalakshi i Varanasit është përmendur si e para e 108 Shakti Pithave në listën e Devi Bhagavata Puranas. Fytyra e Satit është përshkruhet se ra aty. Ky është shembulli i vetëm ku një pjesë trupi është e lidhur me Shakti Pithat në tekst. Devi Gita brenda të njëjtit tekst jep një listë të gjatë të pithave, ku Vishalakshi përmendet si e vendosur te Avimukta (zona e shenjtë e Varanasit). Me këtë pitha nuk është lidhur asnjë pjesë trupi në këtë listë.[10][11][12] Në veprën bengaleze të shekullit të XVI Chandimangal, Mukundarami liston nëntë pitha në seksionin Daksha-yajna-bhanga. Varanasi është pitha e fundit e përshkruar si vendi ku ra gjoksi i Satit dhe hyjnesha kryesuese si Vishalakshi.[13] Lakshmidhara e përfshin po ashtu Vishalakshin në listën e saj të shekullit të XII.[8] Seksioni Pithanirnaya ose Mahapithanirupana nga Tantrachudamani fillimisht listonte 43 emra, por me kalimin e kohës u shtuan emra të tjerë duke arritur në 51 pitha. Ajo përshkruan Pitha-devatan ose Devin (emri i hyjneshës në pitha), Kshastradishat (Bhairava) dhe anga-pratyangan (gjymtyrët bashkë me stolitë e Satit). Manikarnika në Varanasi me Vishalakshin si hyjneshën kryesuese është listuar e 23-ta. Një kundala (vath) është anga-pratyanga dhe Kala-Bhairava (Kala) është Bhairava. Në disa versione të mëvonshme të tekstit, Varanasi nuk është përfshirë në 51/52 pithat kryesore. Në një nga versionet, ai është ulur nga niveli i një pithaje në atë të një upa-pithaje (pitha vartëse). Këtu, kundala thuhet se është anga-pratyanga, por janë përmendur dy pitha-devatat dhe bhairavat. Së pari, Vishalakshi me Kalabhairavan dhe së dyti Annapurna me Vishweshvaran. Vishweshvara është hyjnia kryesuese e Tempullit Kashi Vishwanath, tempulli më i rëndësishëm në Varanasi, në afërsi të të cilit ndodhet Tempulli Annapurna.[14]
Domethënia, ritualet dhe festat fetare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vishalakshi është një nga Shakti Pithat, vendet e shenjta të lidhura me pjesët e trupit të gruas së Shivës, Sati, që ranë ndërsa Shiva i pikëlluar kërcente me tërbim përmes vendit duke mbajtur trupin e saj të pajetë. Në jetën tjetër Sati lindi si hyjnesha Parvati. Të marra si një e tërë, koto pitha përfshijnë trupin e plotë të hyjneshës. Sipas mitologjisë puranike, këtu ra syri (aksh). Në secilën Shakti Pitha adhurohet gjithashtu edhe Shiva në formën e Bhairavas, kundërpjesa mashkullore ose gardiani i hyjneshës kryesuese të pithas.[4] Hyjnesha është e pranishme në formën e Vishalakshit në vendin e shenjtë të quajtur Vishal Tirtha në Lumin Gang. E gjithë zona që përfshinë Vishalakshy Devin, Dharmeshwarin, Vishwa Bhuja Gaurin etj. është një Shakti Pitha e fuqishme e njohur si Dharma Pitha. Vishalakshi Gauri është një nga 9 gaurit që adhurohen gjatë Navaratrit që bie në mars-prill (9 ditë para Ram Navamit). Një gjeografinë e shenjtë të Varanasit, gjashtë pika thuhet se simbolizojnë Shastanga yogan (yoga e gjashtë-fishtë), që realizohet duke vizituar gjashtë pikat. Ato janë Tempulli Kashi Vishwanath (tempulli më i rëndësishëm i Varanasit – kushtuar Shivës), Tempulli Vishalakshi, Gangu, Tempulli Kala Bhairava (kushtuar hyjnisë gardiane të Varanasit, Bhiarava), Tempulli Dhudiraj (kushtuar hyjnisë Ganesha – djali i Shivës dhe Parvatit) dhe Tempulli Dandapani (kushtuar një forme të Shivës).[15] Sipas mitologjisë puranike, Vishalakshi Manikarnika ose Vishalakshi Manikarni është një nga 51 Shakti Peethat. Besohet se karna kundala (e njohur si vathi) e Satit ra këtu, prandaj dhe vendi është bëri i njohur si Manikarni ose Manikarnika. Puranat përmendin qartësisht se Varanasi do të ekzistoi edhe pas Pralayas. Tempulli Vishalakshi është një Shakti Pitha e fuqishme dhe besohet se i bekon mjaft besimtarët. Te Kashi Khanda, kapitulli 70 përshkruhet gjerësisht madhështia e Vishalakshi Devit. Për më tepër, në kapitullin 100, Kashi Khanda përshkruan Nau Gauri Yatran (itinerar pelegrinazhi fetar në nëntë gaurit, ku Vishalakshi është një nga ato). Tempulli Vishalakshi është një Shakti Pitha e fuqishme dhe çdo ritual, bamirësi, recitim i devi mantrave i kryer në të konsiderohet se jep rezultate shumë të larta. Vajzat e pamartuara që adhurojnë Vishalakshi Devin për të gjetur burr, çiftet pa fëmijë adhurojnë për tu bekuar me një fëmijë, madje edhe gratë më të pafata adhurojnë për të përmirësuar fatin e tyre. Besimtarët përgjithësisht e kombinojnë adhurimin në këtë tempull me atë në Tempullin e Visweshwarit dhe Annapurnas. Në Varanasi ndodhen gjashtë pika si tempuj që simbolizojnë Yoga Shastanga (e gjashtë-fishtë). Këto janë Tempulli Vishwanath, Tempulli Vishalakshi, Lumi i shenjtë Gang, Tempulli Kala Bhairava, Tempulli Dhudiraj (kushtuar perëndisë Ganesha) dhe Tempulli Dandapani (kushtuar hyjnisë Shiva). Besimtarët bëjnë banjë në ujin e shenjtë të Gangut para adhurimit në tempullin e Vishalakshi Maasë. Shpesh besimtarët bashkë me adhurimin në këtë tempull adhurojnë edhe në Tempullin Vishwanath dhe Annapurna.[2] Besimtarët besojnë se duke ofruar puxha, Jal, këndim himnesh dhe këngësh për hyjneshën si dhe bamirësi është mjaft e dobishme pasi hyjnesha u mundëson suksesin dhe mirëqenien. Hyjnesha adhurohet veçanërisht nga vajzat e pamartuara për të gjetur burr, çiftet pa fëmijë për të patur një fëmijë dhe gratë fatkeqe për të përmirësuar fatin. Teksti puranik i Kashi Khandas thotë se “E adhuruar, dëgjuar ose parë në Kashi, Vishalakshi përmbush dëshirat e grave dhe burrave dëshirues të çlirimit më të madh”.[16] Për Vishalakshin zhvillohet festa më e rëndësishme hindu për femrat. Kjo është festa vjetore e Tempullit Vishalakshi që zhvillohet gjatë Kajali Tij-it (që do të thotë “e treta e zezë”), në ditën e tretë të muajit hindu të Bhadrapadas (gusht-shtator). Kjo festë zhvillohet në ditën e tretë hënore (tij) e dyjavëshit të hënës në zvogëlim gjatë muajit të fundit indian të stinës së shirave. Gratë këndojnë mjaftë këngë "dashurie" të stinës së shirave të quajtura kajali (e zezë) përgjatë kësaj kohe. Dita e shenjtë celebrohet veçanërisht për mirëqenien e vëllezërve nga gratë.[17]Në këtë ditë kryhet një dekorim ritual (shringara). Gjatë kësaj dite besimtarët festojnë gjithashtu në tempullin e afërt të një tjetër hyjneshe, Vindhyavasini, “Banuesja e Malit Vindhya”. Dy festat më të rëndësishme të tempullit ashtu si dhe të gjithë tempujve të hyjneshave në Varanasi janë dy Navaratrit ("nëntë netët"). Ashwin Navatri i quajtur edhe thjeshtë Navaratri kulminon në Vijayadashami, që bie në dyjavëshin e hënës së re të muajit hindu Ashwin (tetor) dhe celebron fitoren e hyjneshës Durga mbi demonin buall Mahishasura. Në muajin hindu të Aswinit (23 shtator-22 tetor) besimtarët duhet të agjërojnë dhe të rrinë zgjuar në natën e Triteeyas. Në mëngjes ata duhet të ofrojnë në mënyrë të përkushtuar veshje të reja dhe objekte të tjera të ngjashme dhe të ushqejnë 14 vajza. Pas kryerjes së ritualit të mësipërm Kanya, ata e ndalojnë agjërimin e tyre. Navaratri tjetër është në dyjavëshin e hënës zvogëluese të Chaitras (mars-prill). Në secilën nga nëntë ditët ata adhurojnë një nga tempujt e hyjneshave të Varanasit – që përputhen me një navadurgat (nëntë durgat) ose nëntë gaurit (forma të Parvatit). Itinerari prej nëntë tempujsh përshkruhet në Kashi mahatmya të ndryshme (tekste që rrëfejnë madhështinë e qytetit të shenjtë të Varanasit/Kashit).[18][2] Besimtarët grumbullohen në tempull në mbrëmjen e ditës së pestë të Navatrit.[19] Tempulli është i hapur nga ora 04.30 e mëngjesit deri në orën 11.00 paradite dhe nga ora 05.00 mbasdite deri në orën 10.00 të darkës. Oraret mund të ndryshojnë.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tempujt hindu në Varanasi
- Tempulli Kashi Vishvanatha
- Mandiri i Durgës në Varanasi
- Tempulli i Durgës në Ramnagar
- Shri Guru Ravidass Janam Asthani
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Diana L. Eck (1982). Banaras: City of Light. fq. 229. ISBN 9788120808799. Marrë më 14 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Varanasi Temples
- ^ a b Diana L. Eck (1982). Banaras: City of Light. fq. 173. ISBN 9788120808799. Marrë më 14 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Jones, Constance; Ryan, James D. (2007). Encyclopedia of Hinduism. fq. 401–2. ISBN 9780816075645. Marrë më 14 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sircar, Dines Chandra (1998). The Shakta Pithas. fq. 24–5. ISBN 9788120808799. Marrë më 14 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ P. Arundhati (1 janar 2001). Annapurna: A Bunch of Flowers of Indian Culture. fq. 17–21. ISBN 978-81-7022-897-4. Marrë më 19 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b V. K. Subramanian (1 janar 2003). Art Shrines of Ancient India. fq. 30. ISBN 978-81-7017-431-8. Marrë më 20 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Diana L. Eck (1982). Banaras: City of Light. fq. 172. ISBN 9788120808799. Marrë më 14 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sircar, Dines Chandra (1998). The Shakta Pithas. fq. 17–20. ISBN 9788120808799. Marrë më 14 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sircar, Dines Chandra (1998). The Shakta Pithas. fq. 25–7. ISBN 9788120808799. Marrë më 14 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Swami Satyananda (1 korrik 1996). Devi Gita. fq. 52, 192. ISBN 978-1-877795-13-8. Marrë më 19 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ C. MacKenzie Brown (1998). The Devi Gita: The Song of the Goddess. fq. 242–6. ISBN 978-0-7914-3940-1. Marrë më 19 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sircar, Dines Chandra (1998). The Shakta Pithas. fq. 32–3. ISBN 9788120808799. Marrë më 14 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sircar, Dines Chandra (1998). The Shakta Pithas. fq. 35–41. ISBN 9788120808799. Marrë më 14 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Diana L. Eck (1982). Banaras: City of Light. fq. 323. ISBN 9788120808799. Marrë më 14 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Karunapati Tripathi, red. (1991–1998) [shek. i XII-XIV]. "संस्कृत एवं हिन्दी अनुवाद: Kashi Khanda". स्कन्द महापुराणम् Skanda Purana (në sanskritisht). Varanasi: Sampurnananda Sanskrit Vishvavidyalaya. fq. vargu 70.17.
{{cite book}}
: Problem me|script-title=
: mungon parashtesa (Ndihmë!) - ^ Diana L. Eck (1982). Banaras: City of Light. fq. 266. ISBN 9788120808799. Marrë më 14 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Diana L. Eck (1982). Banaras: City of Light. fq. 174. ISBN 9788120808799. Marrë më 14 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Diana L. Eck (1982). Banaras: City of Light. fq. 263. ISBN 9788120808799. Marrë më 14 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- P. Arundhati (1 janar 2001). Annapurna: A Bunch of Flowers of Indian Culture. Concept Publishing Company. ISBN 978-81-7022-897-4. Marrë më 19 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Diana L. Eck (1982). Banaras: City of Light. Motilal Banarsidass Publ. ISBN 9788120808799. Marrë më 14 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Jones, Constance; Ryan, James D. (2007). Encyclopedia of Hinduism. Infobase Publishing. ISBN 9780816075645. Marrë më 14 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Swami Satyananda (1 korrik 1996). Devi Gita. Devi Mandir. ISBN 978-1-877795-13-8. Marrë më 19 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - C. MacKenzie Brown (1998). The Devi Gita: The Song of the Goddess. SUNY Press. ISBN 978-0-7914-3940-1. Marrë më 19 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sircar, Dines Chandra (1998). The Shakta Pithas. Motilal Banarsidass Publ. ISBN 9788120808799. Marrë më 14 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - V. K. Subramanian (1 janar 2003). Art Shrines of Ancient India. Abhinav Publications. ISBN 978-81-7017-431-8. Marrë më 20 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Karunapati Tripathi, red. (1991–1998) [shek. i XII-XIV]. "संस्कृत एवं हिन्दी अनुवाद: Kashi Khanda". स्कन्द महापुराणम् Skanda Purana (në sanskritisht). Varanasi: Sampurnananda Sanskrit Vishvavidyalaya.
{{cite book}}
: Problem me|script-title=
: mungon parashtesa (Ndihmë!) - Vanamali, Diana L. (2008). Shakti: Realm of the Divine Mother. Inner Traditions / Bear & Co. fq. 143. ISBN 9781594771996. Marrë më 14 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)