Jump to content

Tenochtitlán

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tenochtitlán
Qytet-Shtet (altepetl)
Modeli i tempullit, Muzeun Kombëtar i Antropologjisë në Meksikë
Modeli i tempullit, Muzeun Kombëtar i Antropologjisë në Meksikë
Popullsia
 • Gjithsejrreth 200.000

Tenochtitlán (sqt. Tenoçitilani) ka qenë një qytet-shtet (altepetl) i popullit Nahua i ndodhur në një ishull të liqenit Texcocoluginën e Meksisës. U themelua në viti 1325 ndëra në shekullin XV u bë kryeqëdër e Peradorisë Azteke derisa në vitin 1521 u pushtua nga spanjollët. Emri i qytetit vjen nga gjuha Nahuatl që do të thotë tetl (gur) dhe nochtli (fik deti, lloj kaktusi) së bashku "Mes fiqve të detit që rriten në shkëmbinj". Tenoçitilani ishte një nga dy qytet-shtetet Meksikane, tjetri ishte Tlatelolco.

Ai ishte një qytet i lulëzuar, i mbrojtur me diga nga përmbytjet dhe lidhej me pjesën tjetër të tokës nga tre rrugë të shtruara me kalldrëm. Pushtuesi spanjoll Cortés Hernán e zaptoi qytetin në 1521 dhe e rrafshoi atë. Me rrënojat e tij ai themeloi qytetin Meksiko[1].

Meksika, një fisi gjuetar-mbledhës Chichimec, hynë në luginën e Meksikës nga veriu në shekullin e XIII. Ata u detyruan të strehohen në dy ishuj moçalore pranë bregut perëndimor të liqenit Texcoco. Një legjendë e fisit Meksika parathoshte se do të krijohej një qytetërim i fuqishëm në një vend ku një shqiponjë, e ulur në një kaktus do të hante një gjarpër. Priftërinjtë Meksika shpallën se kishin parë shenjën e premtuar.

Qyteti ndahej në katër zona ose campan, ku secili campan ishte i ndarë në 20 lagje (calpullis), dhe secili calpulli u përshkohej nga rrugë apo tlaxilcalli. Ka pasur tri rrugët kryesore që kaloi në qytet, dhe secila prej tyre të lidhte me pjesën tjetër të tokës. Bernal Díaz del Castillo dëshmon se rrugët ishin aq të gjerë sa mund të kalonin dhjetë kuaj. Lagjet (calpulli) ishin të ndara nga kanale të përdorura për transportim, të cilat lidheshin me ura druri që largoheshin gjatë natës.

Ndërtesat publike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në qendër të qytetit ishin ndërtesat publike, tempujt dhe shkollat​​. Brenda një sheshi në formë katrore me brinjë 300m të rrethuar me mur guri, ndodhej qendra ceremoniale. Në të ka pasur rreth 45 ndërtesa publike, duke përfshirë: Tempullin qëndror, Tempullin Quetzalcoatl, fushën tlachtli (lojë me top), tzompantli ose (ruheshin kafkat), Tempulli i diellit, Platforma e sakrifikimit të gladiatorëve, dhe disa tempuj të tjerë të vegjël. Jashtë qendrës ceremoniale ndodhej Pallati Moctezuma me 100 dhoma, secili me banjo më vete për princat dhe ambasadorët e aleatëve dhe të të pushtuarve. Aty pranë ishte edhe cuicalli apo shtëpia e këngës.

Qyteti kishte një simetri perfekte. Të gjitha ndërtimet aprovoheshin nga calmimilocatli, një funksionar në krye të urbanistikës.


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Artikull i shkurtër per qytetin Tenochtitlán". Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2012. Marrë më 6 janar 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)